
VITAMINOTERAPIA
Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë vetë disa vitamina, ndërsa disa të tjera kushtëzohen nga ushqimet që ne hamë.
Sistemi ynë tretës është në gjendje të përthithë vetëm një sasi të vogël të vitaminave dhe mineraleve nga dieta jonë, kështu në kushte të caktuara jemi të detyruar të marrim me rrugë venoze vitamina e kripëra minerale. Gjërësisht ne njohim si serum,në të cilin shtojmë vitamina dhe minerale të ndryshme.
UNË PO RENDIS 10 PËRFITIMET E VITAMINOTERAPISË VENOZE
1. NJË MËNYRË E IDEALE PËR T`U REHIDRUAR
Një infusion vitaminash e mineralesh ju ndihmon për t’u hidratuar dhe për të luftuar dhimbjet e kokës, lodhjen e trurit dhe të trupit.
Kjo e bën terapinë tonë IV një zgjedhje ideale për kur keni nevojë të ndiheni të freskët.
2. NJË STARTER PËR HUMBJE PESHE
Vitaminoterapia është pikënisja më e fortë për të gjithë ata që duan të humbasin peshë. Marrja e vitaminave bashkë me mineralet e duhura sjellin në pak ditë trajtim, një ballancim hormonal në trupin tuaj, që është shtrati kryesor i aktivizimit të metabolizmit, djegies së yndyrnave, uljen e peshës, ndërtimin e masës muskulore dhe rritjen e funksionit të mëlçisë kur kombinohet me një dietë të shëndetshme.
3. NDIHMON PERFORMANCËN TUAJ FIZIKE
Ju që jeni të fiksuar ndaj shëndetit dhe formës fizike, ju që po merreni me fitness, vitaminoterapia jonë ju ndihmon në riparimin e dëmtimit të qelizave muskulare, reduktimin e kohës së rikuperimit, nxit rritjen e muskujve dhe përmirëson qëndrueshmërinë tuaj fizike.
4. RRIT SHËNDETIN TUAJ MENDOR
Vitaminoterapia IV ju çliron nga ankthi dhe depresionit, rrit përqëndrimin , përmirëson kujtesën, dhe forcon sistemin nervor periferik.
5. ËSHTË NJË MARRJE E SHPEJTË DHE PA DHIMBJE
Shumica e serumeve me vitamina zgjasin nga 30 deri në 40 minuta, që do të thotë se ju mund t’i jepni trupit tuaj një grumbull të shpejtë vitaminash, mineralesh, antioksidantësh dhe elektrolitësh kryesore në më pak se një orë dhe më pas vazhdoni me ditën tuaj.
6. FORCON SISTEMIN TUAJ IMUNITAR
Çdo vitaminë ka një rol jetësor në energjinë e trupit tuaj dhe forcimin e sistemit tuaj imunitar.
Terapia IV është përdorur gjerësisht për të rritur sistemin imunitar për të përballuar infeksiont virusale e bakteriele që na kërcënojnë.
7. ËSHTË GJETJE E SHKËLQYER PËR LËKURË TË SHËNDETSHME E TË BUKUR
Vitaminat luajnë një rol jetik në mbajtjen e lëkurës tuaj të shëndetshme. Përveçse ndihmojnë lëkurën tuaj të duket e butë dhe e lëmuar, ato ju mbrojnë ndaj dëmtimit të diellit.
8. TRAJTIM IDEAL PËR NJERËZIT ME PROBLEME QË SHKAKTOJNË MUNGËSI NË USHQYERJE
Nëse vuani nga sëmundje të tilla si gastritis, Morbus Crohn, sëmundja celiake, kanceri i zorrës së trashë, sindroma e zorrëve të irrituara ose fibroza cistike, këto mund të çojnë në mangësi ushqyese sepse sistemi juaj tretës nuk është në gjendje të përthithë gjithçka që i nevojitet nga dieta juaj. Vitaminoterapia IV ju mundëson të anashkaloni sistemin tuaj të tretjes për të marrë vitaminat jetike, mineralet, antioksidantët dhe elektrolitet.
9. RRIT NIVELET TUAJA TË ENERGJISË
Në vend që të mendoni për filxhanin tuaj të ardhshëm të kafesë, një pije enegjike ose një ëmbëlsirë, një infuzion vitaminash mund t’ju japë një rritje natyrale të energjisë që zgjat më shumë më tepër.
10. RRIT SHËNDETIN TUAJ TË ZEMRËS
Aminoacidet si arginina dhe elektrolitet si magnezi janë të mira për shëndetin kardiovaskular. Magnezi, për shembull, është i nevojshëm për të mbajtur një rrahje zemre të qëndrueshme dhe presion normal të gjakut.
Ky shërbim ju ofrohet tek Klinika “Albania Medical Clinic” mbrapa pallatit me shigjeta ngjitur me karburant Kastrati,Tiranë
+355682477367