Stafi i një spitali piu aksidentalisht ujin e tualetit për 30 vjet pa e ditur

Universiteti i i Osakës në Japoni njoftoi më 20 tetor se disa nga gypat e ujit të rubinetit në spitalin që është pjesë e departamentit mjekësor të këtij institucioni ishin kyçur gabimisht.

Si pasojë, gypat e ujit të pijshëm ishin lidhur me ato të tualetit për gati 30 vjet.

Ky spital ishte ndërtuar më 1993 dhe gjatë kësaj periudhe, punëtorët e kësaj klinike dhe pacientët e kishin përdorur ujin e tualetit për pije e larje duarsh.

Spitali e zbuloi këtë problem gjatë një inspektimi kur po e bënte një ndërtesë të re të diagnostifikimeve dhe trajtimeve mjekësore.

Leave a comment