Shperblimet e fundvitit - Infermieret serisht te harruar

Prej shume vitesh sektori i Shendetesise eshte ai i cili u premtohet shume investim dhe buxhet por qe fatkeqesisht ky buxhet nga premtimi deri ne realizim firon.

Asnje nga premtimet e thene ne drejtim te blizave te bardha nuk eshte mbajtur nga asnje qeveri ne pushtet.

Edhe ky fundvit si shume vite te tjera i gjen Infermieret pa shperblime dhe pa rrogen e 13 e cila jepet ne cdo shtet tjeter vec Shqiperise.

Flitej shume qe he se kame mar plot ata mos te ankohen se moren per covid moren bonus etj.

Ne fakt kjo e vertete nuk ndodh pasi bonus moren vetem kategoria e urgjencave 127 dhe spitalet covid ndersa per te rrezikuar ishin i gjithe personeli.

Me poste drejtuese e shume shperblime te tjera u shperblyen ata qe ju binden politikes dhe administrates ne urdnerat qe mernin por jo te gjithe.

Fatkeqesisht jemi vendi ku Shendetesia eshte nje sektor shume i politizuar dhe cdo gje mbetet vetem ne premtime politike ne prag fushatash dhe presione ne kohe zgjedhje dhe serisht Infermieret mbeten kategoria me e abuzuar dhe pavleresuar ne Shendetesi.

Infermieret te cilet mbajne peshen per shme gjera ne kete sektor duke punuar pa asnje kusht minimal pune,pa mbrojtje,pa doreza etj dhe ne kushte te renda higjeno sanitare dhe serisht kadegoria qe hesht me shume.

Ndersa ata punojne me perkushtim fatkeqesisht nuk ju paguhet asnje dite e fundjave,as ditet e festave dhe as shperblimi i pages se 13 si shperblim per fundvit.

Dikur u jepej dhe nje kartoline nga Kryeministri apo Ministria e Shendetesise por me sa duket as letrat app kartonet nuk mbeten per tju dhene Infermiereve kete fundvit.

Por i vetmi shperblim qe do marin do jete nje falenderim ne naten e vitit te ri dhe thenia ju jeni heronjte tane por qe sapo tu jepet mundesia serisht do ti shtypin dhe abuzojne kur tju jepet mundesia.

Gezuar dhe kete fundvit vetem me fjale te bukura dhe premtume qe vitin tjeter do jeni ne fokus te cdo investimi.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

Leave a comment