Pse te gjithe heshtin ndaj denoncimeve qe Shoqata e Infermiereve te Shqiperise ben??? - MSc.Elson Jaçaj

Ndersa duket sikur prej disa kohesh Shoqata e Infermiereve te Shqiperise nuk po ngre me shqetesimet qe lidhen me sistemin Shendetesore apo me ate cfare ndodh ne spitale apo me Infermieret ne fakt nuk eshte keshtu.Prej kohesh po mbledhim informaciine dhe fakte se cfare ndodh ne Shqiperi ne Spitale ,ne Qendrat Shendetesore,ne Univeristete etj.

Ne fakt ajo cfare na shqeteson me shume eshte se jane mgritur disa shqetesime me fakte ne drejtim te Ministrise se Shendetesise,Prokurorise apo SPAK ne lidhje me cfare po ndodh ne Shqiperi me Shendetesine.

Kemi ngritur shqetesim e punesimit

Kemi ngritur shqetesimin e korrupsionit ne Universitete ku as pandemia nuk e ndaloj korrupsionin dhe favoret seksuale ne kembim te notes apo diolomes.

Korrupsioni ne kohe pandemie si nga personeli shendetesore mjek,infermier,sanitare etj ku kerkuam te hetohen pasurite e gjithe personelit Shendetesore sidomos i personelit qe punoj ne Spitalet covid apo me pacientet covid se si cuditerisht pasuria e tyre u rrit frikshem dhe ne menyre te pajustifikuar dhe asgje nuk u be.

U denoncuan raste vjedhje dhe korrupsioni dhe serisht heshten perball Tireve dhe te tjereve.

Pse ndodhi kjo apo mos vadhe lidhja e korrupsionit ishte e gjate mes stafit dhe shkonte deri lart???

Sa personel u shenuan ne listprezenca sikur punonin ne spitalet covid por qe realisht nuk punuan asnje dite dhe nuk dihet kush i mori ato te ardhura apo ku shkuan???

Pse nuk verifikohen dosjet e personelit nese jane te sakta dhe nese personeli po punon me dokumentacion te rregullt apo me dokumentacion fallco.

(a kane te gjithe diplomen e duher per pozicionin e punes ku jane?)

(a kane te gjithe lejen e ushtrimit te profesionit apo ka dhe nga ata qe nuk e kane mare asnjehere apo kane vite qe u ka skaduar?)

Si ka mundesi qe ne kohe pandemie pa asnje kriter pa asnje konkurs u punesuan shume infermier qe nuk rezultojne te kene hyre permes portalit apo shume te tjere u shperblyen me poste kryeinfermierash ???

Pse vazhdon u mbahen leke personelit per Sondikata ku ata nuk kane firmosur asnjehere per te qene pjese e tyre por nga paga u mbahen kuota antarie??? Kush i mer ato leke dhe me ke i ndan.

Sa projekte behen me emer te Shendetesise dhe infermiereve ne menyre fiktive dhe vetem per te justifikuar fondet por realisht asgje nuk eshte bere ne drejtim te Shendetesise dhe infermiereve.

Pse kur ne kemi ngrit zerin prej vitesh per largimet masive te Infermiereve nga kompania qe nuk kane as lejen e duhur te punesimit dhe me shume po u marin leke infermiereve,po i mbajne peng sesa po i punesojne dhe jane kthyer ne gjobvenes sesa kompani punesimi.

Sa qendra kursesh jane ne shkelje ku ne vend te kurseve bejne sikur punesojne infermier.

Sa vende pune ka te lira (apo kane nevoje pavione te ndryshme dhe spitale te ndeyshme) dhe nuk deklarohen dhe nuk punesohen infermieret???

Pse te gjithe heshtin perball ketyre padrejtesive???

Pse infermieret jane gjithe kohes nen presion te vazhdueshem duke u thene qe rrezikojne vendin e punes nese ankohen apo thone se ne crushte punojne.

A e dini sa padrejtesi kane ndodh ne kohe pandemie me provimet, diplomat, punesimet ,levizjet nga vendet e punes etj.

Eshte koha per te vene drejtesi dhe jo per te heshtur.

Nese kjo heshtje do vazhdoje Shoqata e Infermiereve te Shqiperise me mbeshtetjen e Infermiereve do te ngrihen ne protesta per te drejtat e tyre.

Mjaft me me abuzime dhe shfrytezime ne emer te Shendetesise apo Infermiereve.

MSC.Elson Jaçaj,Infermier President i Shoqates se Infermiereve te Shqiperise

Comments (1)

Ke te drejte, kjo qendron!

Leave a comment