Përfitimet e çajit me limon & xhinxher - MSc.Greta Mërtiri

 

Përfitimet e çajit me limon & xhinxher

 

Nëse po kërkoni lehtësimin e shumë problemeve tuaja, ne ju sygjerojmë të provoni që në rutinën tuaj të përfshini çajin me xhinxher e limonë.

 

Përfitimet:

 

1. Qetëson dispepsinë

Si limoni ashtu edhe xhinxhefili përmbajnë komponime bimore që mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të vogla të barkut të shkaktuara nga dispepsia.

2. Lehtëson nauzenë

Xhinxheri njihet prej kohësh për aftësitë e tij për të lehtësuar nauzenë dhe të vjellat.

Sipas hulumtimeve, konsumimi i 1-1,5 gram xhinxhefil në ditë mund të jetë i mjaftueshëm për të pasur një efekt kundër të përzierave.

Ndërsa shkencëtarët nuk kanë përcaktuar se si xhinxhefili funksionon për të reduktuar të përzierat, ata e njohin xhinxherolin si një nga përbërësit kryesorë bimorë përgjegjës për këtë efekt.

Në  shtatë studime të kryera rreth efekteve të xhinxherit tek nauzeja, tre zbuluan se xhinxhefili kishte një efekt pozitiv në të përziera, dy treguan efekte kryesisht pozitive, ndërsa dy të tjerë nuk zbuluan se xhinxhefili kishte ndonjë efekt në të përzierat dhe të vjellat në lidhje me kimioterapinë.

Xhinxhefili duket të jetë më efektiv në parandalimin e të përzierave që lidhen me shtatzëninë. Megjithatë, duket më pak efektiv në parandalimin e të vjellave.

3. Redukton kongjestionin e hundëve

Avulli i krijuar nga çaji  i nxehtë i limoni& xhinxhefilit mund të ndihmojë në zbllokimin e hundëve të zëna si dhe qetëson fytin dhe grumbullimin e mukusit.

4. Lehtëson konstipacionin

5. Mendohet se ka veti anti-inflamatore.

Nuk ka hulumtime të mjaftueshme për të ditur nëse xhinxhefili ka efekte anti-inflamatore tek njerëzit. Thënë kështu, shkencëtarët kanë zbuluar se xhinxheroli – një përbërës bimor në xhinxhefil – ka veti anti-inflamatore,por nuk dihet sasia që duhet për të arritur këtë efekt.

6. Mban të hidratuar trupin

Çaji limon-xhinxher është hidratues, i cili ndihmon trupin tuaj të kryejë funksionet e tij bazike.

7. Ndihmon në qetësimin dhe relaksimin nëse konsumohet rregullisht dhe para gjumit.

Gjithsesi konsumimi i tepruar i cajit me limon e xhinxher mund të sjell dhe efekte negative nëse kalohet doza më shumë se 2 gr xhinxher në ditë.

Nëse jeni duke marrë hollues gjaku, si Coumadin (warfarin), kini parasysh se xhinxhefili përmban salicilate, një përbërës bimor që hollon natyrshëm gjakun. Njerëzit me çrregullime të gjakderdhjes duhet të konsultohen me mjekun para përdorimit të tij.

Një tjetër efekt i padëshiruar i xhinxherit kur konsumohet në sasi mbi 2gr në ditë është edhe dhimbja e stomakut.

Teksa përmendimi benefitet dhe efektet e padëshiruara të konsumimit të çajit xhinxher-limonë , duket qartë se keni gjetur një shoqërues të mirë netëve të ftohta të dimrit

+355682477367
Burimi : Healthline
Pergatiti : MSc.Greta Mërtiri

Leave a comment