Pas 20 dite greve infermieri nga Kosova nderpret greven

KOMUNIKATË PËR MEDIE

NDËRPREHET GREVA E URISË PAS 20 DITËSH

Qytetarë, kolegë të nderuar

Servilëve dhe atyre që presin që dikush t’ua rregulloj gjendjen turp të ju vij, secili e di ketë mirëpo paftyrësia u’a arsyeton të gjitha.

Edhe një herë u dëshmua që infermierët nuk e përkrahin njëri-tjetrin edhe pas grevës së dytë që e mbajta në emër të dinjitetit dhe integritetit profesional.

Poashtu kasta aktuale politike, ata që premtuan ndryshimin, përkundër thirrjeve konstante për reflektim si përmes mediave poashtu edhe përmes shkresave zyrtare të protokoluara as që e lodhën kokën që një infermiet, një “hero” siç na quajtën në fushata, fundja një qytetar që ata e udhëheqin është pa ngrënë 20 ditë, nuk e lodhën kokën për problemet shëndetësore që më krijoj kjo grevë.

Andaj duke llogaritur dhe marrë parasysh këto dy fakte grevën do e ndërpres për mos t’a dëmtuar edhe më tej shëndetin, ndërsa kërkesat për :

1. Rritje të pagesës së ndërrimeve të natës nga 18 euro në 36 euro,
2. Pagesën e punës së infermierëve gjatë vikendeve dhe pagesën e orëve shtesë,
3. Pagesën e rrezikshmërisë në punë,

Për të gjitha këto do kontriboj në realizimin e tyre nga cilësia e anëtarit të Kryesisë së Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Duke falenderuar mediet për mbështetje të vazhdueshme për sensibilizim të kësaj kauze, duke falenderuar ata infermier që nuk më përkrahën në grevë si dhe ata infermier që moralisht më përkrahën,

Me respekt
Enlirat K. Duraku

Leave a comment