Një histori prekëse nga një repart onkologjie në Itali

FB_IMG_1786693582522

Një histori prekëse nga një repart onkologjie në Itali.

Davide, një infermier që prej vitesh punon me pacientë me sëmundje të rënda, tregoi për një mbrëmje që thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

Pacienti quhej Giulio, 65 vjeç. Përveç sëmundjes së rëndë, ai përballej edhe me vetminë. Sipas Davides, nuk kishte familjarë pranë dhe gjatë qëndrimit në spital mes tyre ishte krijuar një lidhje njerëzore.

Atë mbrëmje, turni i infermierit kishte përfunduar, ndërsa reparti ishte i mbingarkuar. Koordinatorja i kërkoi të largohej dhe të pushonte, pasi të nesërmen duhej të rikthehej sërish në punë.

Por Giulio i kapi dorën dhe i kërkoi vetëm një gjë: të mos e linte vetëm.

Davide vendosi të qëndronte. Hoqi përparësen e punës, u ul pranë shtratit dhe për rreth dy orë i mbajti dorën, ndërsa nga telefoni i vendosi muzikën e tij të preferuar.

Pak më vonë, Giulio ndërroi jetë me infermierin pranë.

Sipas rrëfimit, kjo zgjedhje mund t’i kushtojë Davides edhe një masë disiplinore, pasi kishte qëndruar në repart përtej turnit dhe kundër udhëzimit të superiores.

Shoqata e Infermierëve te Shqiperise

Leave a comment