
Menopauza është koha që shënon përfundimin e ciklit menstrual dhe aftësisë riprodhuese tek femrat.Diagnoza vendoset vetem pasi kanë kaluar 12 muaj pa menstruacione.
↔️Pse ndodh menopauza?
Menopauza është një proces natyral që ndodh kur vezoret plaken dhe prodhojnë më pak hormone riprodhuese.Trupi fillon të pësojë disa ndryshime në përgjigje të niveleve më të ulëta të:
•estrogjenit
•progesteroni
•testosteroni
•hormoni stimulues i folikulit (FSH)
•hormoni luteinizues (LH)
↔️Menopauza mund te ndodhi pas 40-ave apo 50-ave.Në muajt ose vitet që çojnë në menopauzë(perimenopauza), mund të përjetoni këto shenja dhe simptoma:
•Menstruacione të çrregullta
•Thatësi e vaginës
•Afshe të nxehta
•Të dridhura
•Djersitje natën
•Probleme me gjumin
•Ndryshimet e humorit
•Shtimi i peshës dhe metabolizm i ngadalësuar
•Rënie floku dhe lëkurë të thatë
•Ankth
•Depresion
•Probleme me kujtesen dhe perqendrim i ulet
✅Këto simptoma ndryshojnë nga personi në person dhe nuk do të thotë që do i përjetoni të gjitha njëkohësisht.Në periudhën e perimenopauzës fillimisht do të keni cikle të crregullta,të cilët mund të bëhen më të shkurtër apo të vijnë pas disa muajsh.
↔️Menopauza mund të rezultojë nga:
✅Hormonet riprodhuese në rënie natyrale. Ndërsa afroheni në fund të të 30-ve, vezoret tuaja fillojnë të prodhojnë më pak estrogjen dhe progesteron hormonet që rregullojnë menstruacionet.
✅Kirurgji që heq vezoret
✅Kimioterapia dhe terapia rrezatuese në pjesën e legenit
✅Pamjaftueshmëria primare e vezoreve.Rreth 1% e grave përjetojnë menopauzë para moshës 40 vjeç(menopauzë e parakohshme).Menopauza e parakohshme mund të rezultojë nga dështimi i vezoreve për të prodhuar nivele normale të hormoneve riprodhuese,të cilat mund të vijnë nga faktorë gjenetikë ose sëmundje autoimune.Por shpesh nuk mund të gjendet asnjë shkak i menopauzës së parakohshme.
↔️Pas menopauzes komplikimet që mund të keni janë të ndryshme:
✅Problemet kardiovaskulare. Me renien e estrogenit rritet risku për probleme kardiovaskulare
✅Osteoporoza
✅Inkontinenca urinare.Humbja e elasticitetit te vagines dhe uretres bejne qe te keni urinim te shpeshte dhe ndonjehere edhe te pavulletshem.
✅Shtim i peshes si pasoje e ngadalesimit te metabolizmi
↔️Keshilla:
✅Krijoni një ambient që ju bën të ndiheni rehat
✅Kontrolloni peshën dhe dietën ushqimore
✅Flisni me një terapist ose psikolog për çdo ndjenjë depresioni, ankthi, trishtimi, izolimi, pagjumësie dhe ndryshimesh identiteti.
✅Merrni shtesa të kalciumit , vitaminës D dhe magnezit për të ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut për osteoporozë dhe për të përmirësuar nivelet e energjisë dhe gjumin.
✅Praktikoni teknikat e relaksimit dhe frymëmarrjes, të tilla si:
•yoga
• teknikat e frymëmarrjes
•Vendosni kremra hidratues çdo ditë për të zvogëluar tharjen e lëkurës
•Ndaloni pirjen e duhanit dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit

