Largimi i kryeinfermieres se infektivit ne Gjermani - Shume zhurme per asgje

 

Prej ditesh disa portale po shkruajne per largimin e kryeinfermieres se infektivit ne Gjermani duke e konsideruar si nje humbje e madhe por a eshte e vertete kjo?

Ne adrese te Shoqates se Infermiereve kane ardhur disa reagime per kete por nga nje kendveshtrim tjeter.

Pershendetje Shoqata e Infermiereve te Shqiperise jam nje infermiere prej 35 vitesh ne QSUT ku ne kaq vite askush nuk ka ditur te na vleresoje dhe pse shumicen e punes e bejme ne qe nuk ndihemi e nuk dalim neper TV ndryshe nga ato qe jane mesuar te bejne show neper TV dhe te japin urdhera nga zyrat e tyre.

Me habit fakti si i japin kaq shume rendesi largimit nga Shqiperia te kryeinfermieres se infektivit duke thene qe eshte nje humbje???Ne fakt per infermieret aty ne QSUT nuk eshte nje humbje por nje gezim dhe clirim.

Ata qe i shohin gjerat nga jashte shohin vetem fasaden por se dine realitetin.

E kam njuhur personin ne fjale prej vitesh dhe fatkeqesisht shumica e personelit ne QSUT nuk ka nje pershtypje te mire per te.

Qe kur ka qene kryeinfermiere e Spitalit Onkologjik ka qene gjithmone nje person qe kerkonte te behej puna por vete nuk ishte nje shembull i punes me shume se nje lider autoritar qe vetem jepte urdhera dhe bertiste.Fatkeqesisht shume veta nuk e vleresonin per ate qe ishte me shume se sa e kishin frike per shkak te njohjeve dhe lidhjeve qe kishte me persona ne pozita apo ne pushtet.Edhe kur u be kryeinfermiere e pergjithshme me shume ka terrorizuar infermieret sesa i ka perkrahur dhe mbeshtetur ata.Me pas ka punuar si administratore e spitalit te kirurgjise (cuditerisht nje pune jashte profesionit te saj por ndoshta ky ishte urdheri dhe misioni i mare nga drejtuesit) por dhe aty shija qe i la personelit ishte tmerri.E cuditshme sesi as mjeket nuk kryenin dot operacione pa miratimin e saj (ku mund ta kishte mar valle kaq pushtet).Edhe pse ka ikur hija e saj eshte akoma aty dhe sigurisht si gjithmone duke qene gjithe kohes nen presion dhe te shtypur infermieret serisht kane frike per te folur dhe per tu shprehur si trajtohen.

Shumica e kryeinfermiereve ne 2-3 vitet e fundit dhe disa infermier jane punesuar vetem prej saj ne baze te maredhenieve personale dhe interesave personal pasi u vune infermier te rinje qe ajo mund ti komandonte lehte ose infermier qe ajo do i kishte ne dore per cdo gje.(askush nuk beri konkurs apo ta fitonte me merite pozicionin)

Te gjithe e dine se me cfare fjalori dhe toni zeri ju fliste dhe bertiste infermiereve dhe sanitareve kjo heronina e parties qe sot na del qe ketu ne Shqiperi nuk u vleresoka.Po si ka mundesi qe sapo filloj pandemia u be nje buj e madhe qe kjo na paska lene punen per tju bashkuar spitalit infektiv.

Pse kaq te ceket ne mendime dhe gjykime.

A nuk e dini valle qe aty u derguan shume personel me deshire apo me pahir por per asnje prej tyre nuk u fol dhe pse ata bene nje pune te madhe ne kohe pandemie.

A nuk e dini ne pandemi kirurgjia u mbyll dhe vendi i saj doli jashte loje aty ndaj vajti pikerisht aty ku do kishte post,do kishte leke dhe do kishte bonus.

Pse pikerisht aty dhe jo diku tjeter???

Pse pikerisht aty dhe pse ne post drejtues???

Nga aq shume infermier qe u bashkuan dhe kontribuan aq shume ne kovid pse pikerisht mediat e pushtetit i bene reklame vetem asaj kur ne covid ka pasur aq shume qe u bashkuan dhe vullnetare pa poste pa pagesa pa gje,ka pasur gra shtatzena etj por per to nuk foli asnje.

Si ka mundesi qe Kryeministri gjen kohe dhe flet per te e di kur ka datelindjen e uron publikisht etj nderkohe qe gjate kesaj kohe njerezit nuk gjenin dot kohe per njerezit dhe familjet e tyre duke u sherbyer pacienteve.

Pse nuk regon askush per infermieret e tjere qe jane larguar dhe po largohen qe jane ajka e punonkesve tane (jane larguar kryeingermier,infermier ne eksperience e infermier te rinje por per ata askush nuk flet apo ngaqe ata nuk ishin te partise dhe pushtetit???

Pse kjo zgjodhi pikerisht ta largohet sapo u mbyll covidi e jo me pare???

Kur ne kaq vite ajo i bindej drejtuesve te saj,ministres dhe kryeministrit e nuk i trajtonte koleget ashtu sic duhej por sic ja kerkonin si mund te thote qe ne Shqiperi nuk te vleresojne per punen qe ben por vleresojne servilet dhe spiunat?

Ne kaq vite ku ajo ne bashkepunim me personat ne drejtim ju eshte bindur ne cdo gje duke shtypur dhe terrorizuar dhe koleget vetem per te mbajtur poste drejtuese etj sot si mund te besoni kur flet keshtu.(ajo vete ne kaq vite mos valle nuk ka bere pikerisht kete gje ndaj drejtuesve dhe pushtetit)??? Shikoni profilin e saj dhe pyesni infermieret per kete gje dhe jo median.

Kur ajo cdo dite bente share,like,koment ne te gjithe portalet e spitalit, ministrise,kryeministrise, po sot cfare ndodhi????

Mos valle ka degjuar qe sdo kishte me mundesi per te pasur nje post pas mbylljes se covidit apo kishte degjuar qe nje pjese e personelit jane nen hetim per cfare kane bere ne kohe pandemie dhe zgjidhja me e mire eshte ikja???

Si ka mundesi qe ka kaq vite ne pozita drejtuese dhe qe e njohin aq shume por ata kolege e infermier qe mesuan per largimin e saj nuk ju beri pershtypje perkundrazi u gezuan dhe u cliruan????

Apo ngaqe e pa qe sju beri pershtypje gjeti serisht nje forme per te rene ne sy qe mos te ikte pa zhurme sic ka bere gjithmone.

Pse media dhe te gjithe u japin rendesi kaq shume pikerisht personave qe shkojne pas pushtetit e jo personelit qe vertete ben punen.

Nese do ta kishin njohur sic e njohim ne jam e bindur qe titujt e portaleve do ishin ndryshe e nuk do e kishin konsideruar si humbje por do thonin me ne fund infermieret e QSUT u cloruan dhe do punojne pa frike.

Sigurisht qe ne kemi humbur pasi ne pandemi humbem shume koleg te cilet nderruan jete por per to as ne as institucioni ku punonin as ministria as qeveria askush su kujtua.

Sigurisht qe kemi humhur ne sepse dita dites na ikin kolege e po na boshatisen spitalet e ne vazhdojme bejme sehir e ankohemi nen ze duke i lene te tjeret te bejne cte duan me ne.

A e dini qe sot nuk na ben me pershtypje nese na trasferojne nga vendi i punes apo dhe na largojne nga puna pasi kjo eshte ushqyer si dicka normale per infermieret dhe e kemi pranu kete realitet.

Fatkeqesisht ne Shqiperi jeta e nje infermieri eshte zero sepse po e provojme dhe me nje kolegun tone tek Onkohematologjia qe rrezikon jeten por as QSUT as ministria askush spo e ndihmon te shkoj jashte qe te bej nderhyrje te kembes dhe venave qe te shpetoj.

Ne fakt po te ishte nga ata qe do i ishin lepire partise dhe pushtetit do cohej nga ata dhe do benin show se cfare pk benin per infermieret dhe pse e kane detyrim nje gje te tille ndaj personelit Shendetesore.

Me thoni nje mjek,infermier apo personel tjeter qe nuk ka qene pale me politiken dhe pushtetin dhe eshte folur per to apo jane ndihmuar per tu cuar jashte kur kishin nevoje (kujtoni koleget mjek e infermier qe humbem ne kohe pandemie) por ata qe kane lidhje dhe mbeshtetje dhe per nje familjarin e tyre kontribohet.

Nejse ky eshte realiteti ne Shqiperi ku njerezit vleresojne fasaden e spitalit e nuk flasin per gjendjen e spitalit nga brenda,ku njerezit besojne ate qe u thuhet dhe ushqehet e jo ate qe eshte ne realitet.

Por te jeni te sigurte qe realiteti I shendetesise eshte shume ndryshe nga sa paraqitet nga media dhe portalet

I urojme sukses koleges tone ne rrugen e mare dhe urojme kur te punoj andej ta kuptoj si punohet dhe si vleresohet nje koleg infermier.

Sigurisht qe dhe une si koleget do ngelem anonim sepse keto edhe pse largohen kane lene pas zarat e tyre e mos na bejne ndonje gje se ne qe jemi ne moshe dhe familjar nuk na mer me njeri ne pune dhe nuk na mer njeri as jashte.

Comments (2)

Përshendetje, Shoqata e Infermiereve Shqiptarë dhe lexuesve te artikullit.

🔴🔴🔴
Une jam gjithashtu një kolege e juaj, infermiere prej rreth 10 viteve ne Qsut.
Personalishtë e kam njohur Ana Lucën qe prej fillimit te punes.
Di të them që në syrin tim dukej si profesioniste dhe fakti që u perfshi në drejtim të Spitaleve Covid perveçse drejtoj propagandën politike nga brenda shërbimit, dukej që ishte edhe e apasionuar ne punë (te pakten nga Fcb keshtu kuptohej)

📌Dua te jem realiste ne koment dhe asnjeanës.
📌E mira është qe ne tja mbulojme te metat kolegëve…
Por kur propaganda politike te ngre në ajër… Ndodhe qe te dalesh në “orbite” e te humbesh kontaktin me realitetin e perditshem ne terren…

POLITIKA I KA BËRË INFERMIERËT RRECKË, ZHELE, FLLUCKA SAPUNI QË FRYHEN E PLASIN…

🇦🇱📌
TË GJITHË INFERMIERËT E SHQIPERISÊ ne mënyrë të PATURPSHME U BENË PJESE E LOJES POLITIKE…
DHE PASOJAT LE TI MBAJNË ME SHËNDET!

🔴
Për ta perfunduar komentin do ju tregoja rastin e nje infermiereje te shkelqyer në nota dhe me shumë vite pune ne Qsut.
Para se kolege Ana te katapultohej si Administratore e Urgjences QSUT, ajo ishte shperblyer nga Munistria Manastirliu me postin e “Drejtueses se Sektorit infermieristik QSUT”.
📎Post per te cilin paguhej… dhe ku asnje infermier nuk merte zgjidhje ne raste problemi.
E tillë ishte historia e koleges tone qe u detyrua te lërë punë në Qsut si pasoj e transferimeve tendencioze qe Bente Drejtoria e Burimeve njerzore Qsut.
Ku ju merzisnin punen shume infermiereve… qe ti lironin vendet militantëve te PS-së.

📌Pikërishtë në këtë pike Ana Luca ishte ZERO NDIHMUESE DHE ASPAK KOMUNIKUESE me koleget infermier … veç rogëtare ne drejtorin Qsut që ne FcB e dukej te edhe si LËPIRËSE për pushtet me lajkat qe i bente ministres.

📌Nuk kam inate personale me të, se e ritheksoj qe ne syrin tim dukej e zonja.
POR ja që kush ka pas hall nga koleget karjeristja ne drejtori ste bente punë, madje ta bllokonte kontaktin e ste pergjigjej më.

Kjo arsye e shumë te tjera, duan te thonë qe Ana si njeri e kolege ishte ndryshe dhe si drejtuese, propagandiste nuk ka dhe as merita qe vlejnë me prezencen apo humbje për sistemin me ikjen e sajë.

Çudia me e madhe 3 ditë zgjatë, drejtuesit le te hanë kokat… Kurse infermierët per sa kohë e ulin koken, të shtypur dhe te neperkembur do ngelen!

Respekte
Infermierja A.L.
Qsut

🔴

Përshendetje, Shoqata e Infermiereve Shqiptarë dhe lexuesve te artikullit.

🔴🔴🔴
Une jam gjithashtu një kolege e juaj, infermiere prej rreth 10 viteve ne Qsut.
Personalishtë e kam njohur Ana Lucën qe prej fillimit te punes.
Di të them që në syrin tim dukej si profesioniste dhe fakti që u perfshi në drejtim të Spitaleve Covid perveçse drejtoj propagandën politike nga brenda shërbimit, dukej që ishte edhe e apasionuar ne punë (te pakten nga Fcb keshtu kuptohej)

📌Dua te jem realiste ne koment dhe asnjeanës.
📌E mira është qe ne tja mbulojme te metat kolegëve…
Por kur propaganda politike te ngre në ajër… Ndodhe qe te dalesh në “orbite” e te humbesh kontaktin me realitetin e perditshem ne terren…

POLITIKA I KA BËRË INFERMIERËT RRECKË, ZHELE, FLLUCKA SAPUNI QË FRYHEN E PLASIN…

🇦🇱📌
TË GJITHË INFERMIERËT E SHQIPERISÊ ne mënyrë të PATURPSHME U BENË PJESE E LOJES POLITIKE…
DHE PASOJAT LE TI MBAJNË ME SHËNDET!

🔴
Për ta perfunduar komentin do ju tregoja rastin e nje infermiereje te shkelqyer në nota dhe me shumë vite pune ne Qsut.
Para se kolege Ana te katapultohej si Administratore e Urgjences QSUT, ajo ishte shperblyer nga Munistria Manastirliu me postin e “Drejtueses se Sektorit infermieristik QSUT”.
📎Post per te cilin paguhej… dhe ku asnje infermier nuk merte zgjidhje ne raste problemi.
E tillë ishte historia e koleges tone qe u detyrua te lërë punë në Qsut si pasoj e transferimeve tendencioze qe Bente Drejtoria e Burimeve njerzore Qsut.
Ku ju merzisnin punen shume infermiereve… qe ti lironin vendet militantëve te PS-së.

📌Pikërishtë në këtë pike Ana Luca ishte ZERO NDIHMUESE DHE ASPAK KOMUNIKUESE me koleget infermier … veç rogëtare ne drejtorin Qsut që ne FcB e dukej te edhe si LËPIRËSE për pushtet me lajkat qe i bente ministres.

📌Nuk kam inate personale me të, se e ritheksoj qe ne syrin tim dukej e zonja.
POR ja që kush ka pas hall nga koleget karjeristja ne drejtori ste bente punë, madje ta bllokonte kontaktin e ste pergjigjej më.

Kjo arsye e shumë te tjera, duan te thonë qe Ana si njeri e kolege ishte ndryshe (pozitive me sa e njoha) dhe si drejtuese, propagandiste, (njeri tjeter) nuk i mbetën asaj as merita qe vlejnë me prezencen e sajë dhe aq me pak sistemi nuk humbi gjë me ikjen e sajë.

Çudia me e madhe 3 ditë zgjatë, drejtuesit le te hanë kokat… Kurse infermierët per sa kohë e ulin koken, të shtypur dhe te neperkembur do ngelen!

Respekte
Infermierja A.L.
Qsut

🔴

Leave a comment