Italia nxjerr ne treg monedhen me figuren e Infermiereve ne shenje falenderimi - Enlirat K.Duraku

Italia ka lëshuar në qarkullim monedhën 2€ me mbishkrimin “Grazie ( Falemnderit )” në shenjë mirënjohje për infermierët dhe mjekët e saj, në shënjë vlerësimi për kontirbutin, punën dhe sakrificën e infermierëve dhe mjekëve italian.

Ndërkohë në Kosovë infermierëve u ndërpritet kontrata e punës madje pa asnjë falenderim qoftë me shkrim !

Në anën tjetër klasa politike takohet vetëm me mjek duke anashkaluar dhe injoruar infermierët në tërësi, ndërsa institucionet që përfaqësojnë infermierë heshtin si zakonisht.

Politikan/e,

Nëse qëllimi i takimeve tuaja me personel shëndetësor është vetëm që të bëhet lajm dhe të rritet numri juaj i prezantimeve për t’u arsyetuar në elektorat, padyshim takoni vetëm mjekët.

Mirëpo nëse vërtetë dëshironi që të njiheni me gjendjen reale të personelit shëndetësor por edhe të situatës shëndetësore në përgjithësi, atëherë takojeni infermierin.

Është infermieri ai që përjeton në baza ditore realitetin, nuk flet në bazë të axhendave burokratike, pa harruar që pikërisht është infermieri që 90% të kohës është me dhe pranë qytetarit / pacientit, e që mundet me u’a dhënë pasqyrën reale të situatës shëndetësore në vend dhe në institucione shëndetësore.

Individ dhe institucione që përfaqësoni infermierin,
“RRINI JU RRINI !

Enlirat K. Duraku

Leave a comment