INFERMIERËT DHE PTSD ( Post Traumatic Stress Disorder ) - Enlirat K. Duraku

INFERMIERËT DHE PTSD
( Post Traumatic Stress Disorder )

Ne jemi dëshmitarë të një traume unike dhe komplekse profesionale që po prek infermierët, të cilët në baza ditore po merren me kërkesa të të shpejta, të paprecedent nga pacientët e tyre, duke rezultuar në lodhje fizike dhe psiqike.

Ata po përballen gjithashtu me presione të mëdha të shëndetit mendor që çojnë në shqetësime serioze psikologjike.

Në Kosovë, të kujdesesh për pacientët me COVID-19 përfshin të përballosh një numër në rritje të vdekjeve, të kesh nevojë për të qëndruar pranë pacientëve që në raste të caktuara nuk i kanë afër me të dashurit e tyre, edhe pse ata po vdesin, duke u shqetësuar për për mënyrën e trajtimit që marrin si infermieri nga menaxhmenti, mungesën e respektit, duke u përballur me abuzimin nga anëtarët e komuniteteve tjera, mohuesit e pandemisë si dhe nga frika e transmetimit të virusit tek të dashurit e tyre në shtëpi.

Shumica dërmuese e infermierëve brenda oborrit të QKUK-së kanë kaluar 1 apo 2 muaj në njesitë COVID, gjë që e ka bërë të pashmangshme lodhjen fizike dhe mentale në ballafaqim me punën intenzive, presionin e vazhdueshëm por edhe investimin emocional tek pacientët gjatë trajtimit të tyre.

Fatkeqësisht askush nuk brengoset për infermierët. Në vend që të formohen grupe të specializuara që do ndihmonin infermierët në menaxhimin e PTSD, “alternativë” e kësaj janë kërcënimet si p.sh : “ Kush nuk shkon të punoj në njesi COVID, tregom mua dhe procedojeni menjëherë në Komision Diciplinor” , kështu duke injoruar dhe neglizhuar mirëqenien fizike dhe psikologjike të infermierëve, e që padyshim që pasojat infermierët do i vërejnë më vonë, ndërsa ka prej tyre që veqëse kanë filluar t’i përjetojnë.

Me shfaqjen e varianteve të reja, shumë më të rrezikshme të virusit dhe dëshmisë në rritje të efekteve afatgjata të COVID-19 , u bëjë thirrje Qeverisë dhe SHSKUK/QKUK-së të mos nënvlerësojnë shkallën e kësaj krize.

COVID-19 ka ekspozuar linjat e defekteve në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor, por nëse ju nuk ndërmarrni veprime të menjëhershme për t’i sanuar ato dhe për t’i mbështetur infermierët, probleme irreversibile do të krijohen me efekte potencialisht shkatërruese për shëndetin mendor të infermierëve, me impakt edhe në mënyrën e jetesës së tyre dhe familjeve të tyre.

Enlirat K. Duraku

Comments (1)

Ka plot infermjer qe kan mbaruar shkollen dhe Po rrin pa pun nji nder ta jam une !! Perse nuk behen grupe dhe me zevendesue infermjeret qe jan lodhur me dhan shpirtin,,ne shqipetaret jemi te cuditshem as ndihmen nuk e duam kur kemi nevoj!!! Po per Europen shkojm me vrap per tju dhen ndihm, harrojm Se kemi njerezit tan qe po luftojn me shpirt prej kovidit , ju lutemi Po mbledhem ne te gjitha rrethet e shqiperis kudo qe ka infermjer,, ti ndimojm Keta infermjer Se nuk e kursyen jeten per prinderit tan per gjysherit , me Rrespekt Drenica Imeraj.
Qyteti:Bajramcurr

Leave a comment