
Dr.Marsiano Qendro
Ideali i te qenit doktor.
Nje dite nje burre preu doren e tij dhe shkoi ne shtepine e fqinjit per ndihme.Fqinji i tij qelloi te ishte nje mjek, por nuk ishte mjeku por vajza e tij 3 vjecare qe i hapi atij deren.Duke e pare te lenduar dhe te gjakosur,ajo e mirepriti ate, e futi brenda, ushtroi presion me nje pecete mbi plagen e gjakosur, e uli ne nje karrige me kembet vendosur mbi nje stol.I ledhatoi koken dhe i perkedheli doren e tij.I tregoi per lulet e saj te diellit, bretkosat e saj dhe pas nje fare kohe nisi ti tregoje per te atin e saj kur ai papritur u shfaq. Ai menjehehere e ktheu mikun ne nje pacient, me pas ne nje rrezik hemorragjie dhe me pas e coi ne urgjence per nje suture. Fqinji nuk e kishte idene se cfare ishte sutura. Fqinji i plagosur priti 3 ore ne urgjence, beri 2 qepje dhe nje interviste nga nje student mjeksie qe i sugjeroi te bente nje vaksine tetanusi ndaj te cilit ai rezultoi te ishte alergjik. Pas disa ditesh ai u kthye te doktori i tij fqinj duke e lavderuar per karrieren e tij te re, por jo per doktorin qe e ktheu ate ne nje pacient, jo per spitalin dhe as per studentin e mjekesise qe e ktheu ne nje pyetesor intervisten ( a ka nevoje nje 50 vjecar me histori te meparshme vaksinimi ndaj tetanusit te beje nje doze shtese ne rast plagosjeje?). Ishte ne te vertete vajza e vogel 3 vjecare infermjerja dhe mjeku i tij dhe nje punonjes universal i shendetit, qe e pranoi ate sipas menyres se saj, u perkujdes per te dhe i dha atij kohe dhe dinjitet. Mund ta vini ne dyshim sa te doni instiktin e saj te perkujdesjes, mund te thoni se ajo qe beri mund ta vinte ate ne rrezik per jeten dhe e papershtatshme per mjekesine shkencore dhe se spitali ishte vecse viktime e suksesit te tij. Por mbani mend ashtu sic ka thene edhe Tomas Eliot “ vetem nje pjese e kufizuar e dijes buron nga pervoja” !

