
Pas ngjarjes së rënde ndodhur një natë mē parë, ku humbi jeten një prej promovuesve më të mëdhenjë të maleve të Pukës, miku i të gjithëve, eksploratori, Ndoc Mulaj dhe u aksidentua eksploratori Ilir Shyti dhe gazetari Alfred Lela, Shoqata e Infermiereve te Shqiperise ngushëllon familjen Mulaj, i uron shërim të shpejt Ilir Shyti dhe Gazetarit Alfred Lela.
Një falenderim me zemer për heronjtë e mbrëmjes së kaluar, Shërbimin Zjarrfikës, Ekipin mjeksor, Policinë e Shtetit, Forcat e Ushtrisë.
Një supër falenderim për banorët e Kimzës, Gojanit dhe Gjegjanit që u angazhuan maksimalisht në gjetjen e të aksidentuarve duke sfiduar vështirësit e terrenit dhe ecjen mbi 3 orë në këmbe.
Dashuria për natyren sjell dhe sakrifica e sfida si ajo që mbrëme tronditi Puken dhe mbare opinionin publik.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise







