Gjatë ushqyerjes me gji, duhet të bëni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni - MSc.Greta Mertiri

Gjatë ushqyerjes me gji, duhet të bëni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni.Gjatë ushqyerjes me gji, duhet të bëni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni.
🚫Ushqime dhe pije që duhet të shmangni kur jeni duke ushqyer me gji:

1. Pijet e gazuara🥂
Duke pirë pije të gazuara, rriten toxinat në trupin tuaj të cilat ndikojnë edhe tek foshnja juaj

2. Pijet me kafeinë.☕
Shkaktojnë gazra dhe fryrje stomaku tek foshnja

3.Bishtajorët🌿
Shkaktojnë dhimbje barku dhe gazra tek bebi

4.Pijet energjike.🍸
Ndikojnë negativisht tek foshnja pasi përmbajnë kimikate të ndryshme

5.Ushqimet pikante🌶
Ndryshojnë aromën e qumështit dhe sjellin probleme me sistemin tretës te bebit

6.Fast food-et🍕🌭🌮
Shkaktojnë dhjmbje barku tek bebi

7.Konsumimi i tepërt i qumështit nga ana e nënës.🥛🍶
Mund të keni dëgjuar që nëse konsumoni qumësht mund të prodhoni më shumë qumësht për foshnjen tuaj ,por nuk është e vërtetë. Konsumimi i tepërt i qumështit mumd t’ju shkaktoj konstipacion dhe bebit mund ti shtoj dhimbjen e barkut.

8.Vezët🍳
Vezët janë një burim energjie por konsumimi i të bardhës së vezës jep dhimbje stomaku tek bebi

9.Brokoli,lulelakra,lakra shkaktojnë dhimbje barku tek foshnja juaj nëse ju i konsumoni teksa jeni duke ushqyer me gji.

10. Bajamet
Nese konsumoni bajame ndersa ushqeni me gji, shkaktojnë gazra dhe kolika tek bebi.

MSc.Greta Mertiri

Leave a comment