
Fillimi i aktivitetit fizik pas lindjes nxit debat dhe paqartësi tek pacintet. Shumë mjek ndjekin një skemë të tyren se çfarë të sygjerojnë e çfarë jo, skemë që rrallëherë përshtatet me të dhënat e pacientes. E gjitha kjo ndodh me çfarë nënkupton aktiviteti fizik dhe sesa zbatohen këshillat mjekësore nga pacienti pasi fillohet aktiviteti fizik.
Nëse keni pasur një lindje normale, pa komplikacione shumica e mjekëve këshillojnë fillimin e aktivitetit pas 6-8 javë pas lindjes. Gjithësesi Kolegji Amerikan i Obstetër Gjinekologëve sygjeron fillimin e aktivitetit kur pacientja të ndjejë vetë se është rikuperuar. Në aktivitetin fizik pas lindjes javët e para duhet të përfshini: ecje, vrapim i lehtë, yoga, streaching, ushtrime të lehta pa pesha në palestër. Nëse shihni që gjakderdhja juaj shtohet pas aktivitetit fizik, duhet rë ndaloni dhe të pushoni, pasi tregon se trupi juaj nuk është rikuperuar plotësisht nga lindja.
Nëse pas 8 javëve ndiheni të afta të filloni ushtrimet intensive me pesha , mundohuni ta ushqeni fëmijën para stërvitjes pasi ushtrimet intensive bëjnë që të grumbullohet acidi laktik dhe qumështi mund të duket më i thartë. Nëse nuk e ushqeni para stërvitjes ,prisni 30 min pasi të keni mbaruar stërvitjen.
🚫Nuk ju rekomandoj të bëni ushtrime me pesha të rënda sic i keni bër para shtatëzanisë sepse hormonet kanë ndikim deri në 6 muaj tek nyjet tuaja.
Për lindjen me sectio-cesarea janë të njëjtat këshilla vec se duhet të filloni ushtrimet e lehta vetëm pas 6-8 javëve, jo më herët. Ushtrimet duhet të nisin gradualisht. Sygjerohet vrap i lehte, yoga, noti dhe ushtrime të lehta,pa pesha.
Ushtrimet intensive duhet të fillohen pas 6-12 muajsh.
Burimi:@pyet_maminë nga MSc.Greta Mërtiri

