Aromaterapia gjatë shtatëzanisë - MSc.Greta Mërtiri

🏵Aromaterapia gjatë shtatëzanisë është një metodë mjaft efektive për relaksimin e muskujve, qetësimin e mëndjes si dhe energjizimin e personit që i përdor.
📌Esencat vajore që mund të përdorni gjatë shtatëzanisë:
➡️Gjatë tremujorit të parë përdorni vajin CITRIN në një nxehës aromatizues për të ‘ngritur’ humorin dhe për tu gjallëruar. Nëse keni lyer lëkurën me këtë vaji, atëherë shmangni daljen në dritën e diellit!
➡️Gjatë tremujorit të dytë, përdorni esencë vajore kamomili për shtendosje dhe gjumë të mirë.
➡️Gjatë tremujorit të tretë përdorni vaji livande per shtendosjen dhe gjumë të mirë.
➡️Gjatë ditëve të fundit të shtatëzanisë përdorni vaji neroli(esencë e lules së portokallit) për të cliruar stresin dhe për një gjumë të qetë.
Gjithashtu mund të përdorni vajin e trëndafilit për reduktimin e ankthit dhe për nxitjen e qetësisë.
📌Disa mënyra si mund ti përdorni janë:
1-Banja e këmbëve: hidhni 2-3 pika vaji në uji të ngrohtë dhe masazhoni këmbët
2-Hidhni 3 pika esencë vajore në uji të ngrohtë dhe thithni avullin me hundë
3-Nxehni disa pika të esencës vajore të holluar me uji dhe thithni avullin që clirohet.
4-Hidhni 5 pika esencë vajore në vaskë me uji të ngrohtë, mos përdorni sapunë dhe mos rrini më shumë se 20 min.
5-Përzieni 5 pika esece vajore me vaji bërthame rrushi ose uji dhe përdoreni për masazh
6-Hidhni 5 pika esence vajore në një tas me uji të ngrohtë dhe përdorni një copë pambuku duke e lagur tek përzierja dhe fërkoni trupin.
✔Hollojeni gjithmonë vajin me ujin ose përdoreni me vajra të tjerë dhe mos e përdorni më shumë se 3 herë në javë.
🚫Mos përdorni esencat vajore nga:
-Fara e selinosë
-Gjethes së kanellës
-Bar limoni
-Sherebelë
-Jaseminë
-Rigon
-Rozmarinë
Tek pacientet që kanë tension të lartë arterial duhet shmangur pêrdorimi i rozmarinës!
MSc.Greta Mërtiri

Leave a comment