A duhet të vaksinohem nëse kam kaluar tashmë Covid? - Dr.Blerta Brati

 

➡️Varet … Nëse jeni infektuar kohët e fundit, është a priori, e kotë të vaksinoheni sepse akoma keni antitrupa për të mbrojtur veten – dhe kjo, cilado qoftë forma e sëmundjes e zhvilluar (e lehtë ose e rëndë).
➡️Por, për Anthony Guihur, studiues në biologjinë molekulare në Universitetin e Lozanës, duhet te jemi te kujdesshem: “Kohëzgjatja dhe cilësia e imunitetit natyror mund të jenë shumë të pabarabarta në varësi të personit. ”

➡️Nga ana tjetër, nëse dëshironi, tre muaj pas shfaqjes së simptomave të para, dhe në mungesë të simptomave të vazhdueshme, konsiderohet se mund të vaksinoheni, nëse dëshironi, pas një konsulte me mjekun juaj ➡️Por ju nuk jeni një përparësi , pra sduhet te jene grup prioritar ne kete moment per vaksinim.
✍Kujdes edhe pse serologjia juaj është negative pasi e kaluat COVID-in, kjo nuk do te thote që ju nuk keni imunitet.
Imuniteti mund te jete pak më të thellë i fshehur dhe eshte duke ju mbrojtur ndaj Covid-19 gjithsesi.

👉2. Cili është rreziku i ri-infektimit?

➡️Rastet e ri-infektimit ekzistojnë, por ato mbeten margjinale dhe janë shumë të vështira për t’u numëruar.
➡️“Asnjë vaksinë nuk ofron mbrojtje 100% dhe edhe nëse kap virusin pas vaksinimit, ka të ngjarë që të jesh vetëm pak i sëmurë, sepse trupi juaj ka antitrupa të gatshëm për të luftuar virusin.
➡️Kohëzgjatja e imunitetit afatgjatë dhënë nga Covid-19 aktualisht nuk dihet.

👉Shumica e studimeve bien dakord që antitrupat e zhvilluar do të qëndrojnë aktive për rreth gjashtë muaj. Një nga studimet e fundit të botuar në revistën “Science” tregon se shumica e njerëzve zhvillojnë imunitet të qëndrueshëm për të paktën tetë muaj.

➡️Kështu, rreziku i ri-infektimit është i ulët, por duhet pasur kujdes me variantet e reja. Covid-19 evoluon me kalimin e kohës, si të gjitha viruset.

➡️ “Vaksinat – dhe infeksioni natyror – çojnë në prodhimin e qelizave të ndryshme imune që mbajnë një kujtesë të virusit dhe mund të mobilizohen për të vepruar kur trupi e ndesh përsëri.
Edhe kur përballeni me variante, këto përbërës të tjerë të sistemit imunitar mund të jenë të mjaftueshëm për të parandaluar sëmundje serioze.

#Ruani qetesine #Respektoni rregullat #Ushqehuni shendetshem #Stimulononi vehten me orare te reja #Mbroni me te rriskuarit!
🙏

Leave a comment