Stafi mjekesore jane heronj dhe human apo hajdut dhe kriminel - Prag proteste

Disa konsiderojnë Mjekët dhe gjithë Personelin Shëndetësor si HERONJ dhe HUMANË. Disa si HAJDUTË dhe KRIMINELË. Të dy këndvështrimet janë thjesht DRITËSHKURTRA dhe SIPËRFAQËSORE. Bluzat e bardha janë INVESTITORË, vetëm se investimi nuk është në CANNABIS, IMAZH MEDIATIK apo POLITIKË por në VITE.

Kur një MILIONER mendiemadh (Amerikan nga Texas apo Sheik nga Dubai) pyeti guidën turistike “Sa kushton Koloseu i Romës, se dua ta ndërtoj një të dytë”, guida ju përgjigj “Vetëm 2.000 vjet, Zotëri”. Vitet e investimit, të shkollës, formimit, punës dhe eksperiencës për një Mjek nuk supozohet (dhe askush nga ne nuk pret) të shpërblehen nga “deklarata mediatike nga predikuesit e moralit” apo premtime për “rritje optimiste të rrogës” por nga rritja E QARTË, E PREKSHME dhe jo thjesht e premtuar / supozuar E SIGURISË në profesion.

Protestat qe do te behet se shpejti shumë më tepër sesa një demonstrim mediatiko-publicitar. Është një këmbanë alarmi dhe një paralajmërim. Paralajmërim për këdo që ka dëshirën të dëgjojë dhe kuptojë. Paralajmërim i faktit që nqs REAGIMI do të jetë (si zakonisht) një fjalim, shtatë premtime dhe 2.751 like, reagimi i rradhës nga Bluzat e Bardha NUK do të jetë PROTESTË / DIALOG / NEWS TV por shumë më i thjeshtë dhe më i qetë.

Do të jetë ajo çfarë çdo INVESTITOR do të bënte në një situatë të tillë. DO TË NDALEJ SË INVESTUARI. Pa zhurmë. Pa histeri. Pa kërcënime. Por ËSHTË FATKEQËSI / TRAGJEDI të mendosh kush kanë qenë dhe janë, jetë e mot, përfituesit e vërtetë (dhe humbësit në këtë situatë) të këtij lloj investimi. Janë qenie humane, disa krejtësisht të pafajshëm (përveçse për indiferencën e tyre), disa fajtorë. Quhen PACIENTË…

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

Leave a comment