
Per ironi te fatit vendi yne eshte nder vendet me me shume Sindikata te ndryshme sa dhe brenda nje profesioni sic eshte dhe Shendetesia jane disa dhe serisht mbetemi vendi me shkelje me te madhe te te drejtave te punetoreve,me shkelje me te medha te kodit te punes dhe te kontrates kolektive.
Mareveshjet e fshehura me drejtuesit e spitaleve apo me udheheqesit ne pushtet gjithmone kane renduar mbi punonjesit e thjeshte.
Sikur te mos mjaftonte kjo se fundi krijimi i nje numri Sindikatash nen mbeshtetjen e disa organizatave te huaja qe me shume justifikojne fondet qe marin sesa organizojne Sindikata te mirefillta,me shume nxisin vjedhjen me shembullin e tyre sesa sjellin dicka te mire pasi dhe vete drejtuesit e ketyre institucioneve mbeshtetese dikur apo dhe tani jane pjese te sindikatave te ndryshme ku publikisht i shajne per menyren sesi operojne ne vend dhe pas kraheve hane dreka e darka dhe ndajne mes tyre fitimet nga fondet e mara apo dhe nga kuotat e anetareve.
Me shume se gjysma e atyre qe mund te jene anetare te ketyre sindikatave as nuk e dine qe jane anetare por ne menyre te padrejte atyre u mbahen kuotat si anetare dhe serisht kur ka nje ngjarje askush nuk eshte ne krah te punonjesve per ti mbrojtur.
Sindikatat bejne lojen terhiqe mos e keput,duke bere sikur ngrene zerin atehere kur jane zene vete ngusht sa per te perfituar nje post apo fond apo sa per te mos humbur mbeshtetjen e tyre nga njerezit dhe nga ana tjeter kur punonjesit kane nevoje per mbeshtetje asnjehere si kane ne krah Sindikatat.
Vitet e fundit dhuna ne shendetesi,presionet e ndryshme,shkarkimet e ndryshme dhe abuzive ndaj punonjesve nuk ndikuan asgje ne sindikatat ne vend.
Cudia vazhdon ku ka asnje organizim,asnje asamble apo mbledhje shikojme sesi krijohen e mbijne disa sindikata te reja ku drejtues ose do jene persona me te kaluar te erret,me akuza per vjedhje dhe abuzim ne detyrat e tyre te meparshme ose do jene persona te vene nga pushteti ose me pozita drejtese me ndikim qe do ti mbajne te shtypur punonjesit qe mos te ngrene zerin.
Askush ska votuar per zgjedhjen e tyre si drejtues,askush ska miratuar as statutin as bordin drejtues por veteorganizimi ne menyre te fshehte per interesa personal mblidhen e krijojne lloj lloj Sindikate ne Shqiperi.
Fatkeqesia jone eshte qe Shendetesia eshte politizuar ne cdo skaj ne cdo aspekt sa dhe Sindikatat tashme njihen si Sindikata te partive politike kur realisht nuk duhet te jene keshtu.
Deri sa njerezit (punonjesit) te refuzojne cdo lloj sindikate apo organizate qe nuk ka bere gje dhe nuk ben gje ne drejtim te punonjesve,deri sa te kuptojne qe dhe pa Sindikata por me organizimin e vete kolektivit pa ndonje emer perfaqesues institucioni apo individi mund te arrijne me shume gjera sesa te ngelen peng te Sindikatave e duke pasuruar me kuotat e tyre vetem drejtuesit e Sindikatave.

