
Sistemi imunitar mban mend koronavirusin e ri për të paktën 8 muaj pas infektimit. Përtej kësaj, limfocitet B të ngarkuara me prodhimin e antitrupave dhe limfocitet T të cilat vrasin qelizat e infektuara vazhdojnë në trup, duke sugjeruar që imuniteti mund të zgjasë për disa vjet.🙏
👉Prania e disa antitrupave 8 muaj pas infektimit!
➡️Studiuesit vërejnë se kohëzgjatja e imunitetit mund të tejkalojë 8 muajt që është koha e studimit. Ata rekrutuan 188 persona të moshës 19 deri 81 vjeç, të cilët të gjithë kanë kontraktuar Covid-19. Nga këto, 90% kishin simptoma të lehta ndërsa 7% duhej të shtroheshin në spital dhe 2% nuk kishin asnjë simptomë. Studiuesit kërkuan nivelin e antitrupave, qelizave B, qelizave CD8 T dhe qelizave CD4 T në secilën nga pjesëmarrësit për muaj pas infektimit.
➡️Këto limfocite të ndryshme përbëjnë përgjigjen imune adaptive e cila ndërhyn në një hap të dytë për të hequr qafe virusin. Të dhënat e mbledhura tregojnë se “sistemi imunitar i trupit mban mend koronavirusin e ri për të paktën 8 muaj pas infektimit, dhe po kështu edhe degë të shumta të sistemit imunitar (qelizat B, qelizat T CD8, qelizat CD4 T në veçanti) ”, thote Profesori Shane Crotty, një nga autorët e studimit.
👉Mbrojtja e mundshme vite më pas!
Këto rezultate vërtetojnë ato të dy studimeve të botuara së fundmi, të cilat gjithashtu tregojnë se përgjigjja imune vazhdon të paktën 8 muaj pas infeksionit të parë.
➡️ E para, e botuar më 22 dhjetor në revistën Science Immunology, ndoqi një grup të vogël Australianësh për 242 ditë pas infektimit. Të gjithë pacientët demonstruan praninë e qelizave B të kujtesës, qelizave imune që mbajnë mend proteinat virale dhe mund të shkaktojnë prodhimin e shpejtë të antitrupave kur ri-ekspozohen ndaj virusit, deri në 8 muaj pas infeksionit fillestar.
➡️E dyta, e botuar paraprakisht nga autoritetet shëndetësore të Sh.B.A në 22 Dhjetor, shikoi përgjigjet e antitrupave në 58 pacientë me COVID-19 të konfirmuar në Korenë e Jugut 8 muaj pas infeksionit asimptomatik ose të lehtë.
👉Studimi i ri shkon më tej dhe sugjeron që sistemi imunitar mund të kujtojë Covid-19 për vite, duke lejuar që individët të mbrohen nga infeksioni i rëndë.
➡️Nëse sasia e antitrupave specifikë të koronavirusit bie pak pas tetë muajsh, limfocitet B përgjegjës për bërjen e antitrupave dhe limfociteve T vrasëse të qelizave të infektuara vazhdojnë në trup, duke sugjeruar që mbrojtja mund të zgjasë me vite.
Por,👉 “Imuniteti ndryshon nga personi në person, dhe individët e pazakontë me memorie të dobët imune mund të jenë akoma të ndjeshëm ndaj ri-infektimit”👈
Pergatiti Dr.Blerta Brati

