
Prof. Tritan Kalo
RIKTHIM apo një QARKULLIM më i shtuar…..Ky është debati që sot zhvillohet në lidhje me PANDEMINË e Covid-19, të njoftuar si e tillë nga OBSH/WHO më 15.03.2020, por që ende edhe pse ka mbi 16 muaj që rastet klinike janë nën vlerat Epidemike lokale apo Pandemike në rang botëror, ajo nuk deklarohet si e tejkaluar….ARËSYET janë thjesht Psikologjike, Ekonomike/Financiare dhe Politike….MBAJTJA nën TRUSNINË e COVID-19 të popullatës botërore, fsheh në thelb MOSFUNKSIONIMIN e duhur të të gjitha SISTEMEVE të OFRIMIT të PËRKUJDESIT MJEKSOR jo vetëm në vëndet e pazhvilluara, ato në zhvillim por tashmë edhe të vëndeve të zhvilluara, si dhe të mos funksionimin e duhur të Makinerisë Botërore të OBSH/WHO….BOTA ka stoqe vaksinash, testesh diagnostike, dorezash, maskash, PPE, dezinfektantësh, pajisjesh të asistencës respiratore, etj., të cilat duhet të shohin dritën e tregut…..Të mos harojmë faktin se në çdo minutë përgjatë viteve 2020-2022, shtatë (7) individë diku në rruzullin tokësor bëheshin milionerë në dollarë, nëse biznesin e kishin të orientuar ndaj Covid-19…..Nguliteni mirë në mëndje faktin se COVID-19 tashmë është ENDEMICIZUAR si virus, dhe ai i është bashkërenditur viruseve të tjerë që shkatojnë kataret/virozat stinore, si dhe është “GRIPËZUAR” në manifestimet e tija klinike….Ritja e rasteve të reja me Covid-19 lidhet me daljen në qarkullim të varianteve/mutanteve të reja si EG.5/EG.5.1 (Eris variant), ose Arcturus (derivate të variantit XBB1 apo XBB1.16)…..Të parët (EG.5/EG.5.1) të lidhura kryesisht me shtimin e katareve stinore pak të dallueshme nga “Gripi i Verës apo të Ethes 3-5 ditore”, me dhimbje koke, rrjedhje hundësh, gërvishje fyti, këpuetshmëri trupore dhe temperaturë, pa dhënë prekje mushkërore shpesh edhe të rënda si dikur…. Këto shënja klinike zhduken në përgjthsi brënda harkut kohor të 5 ditëve….Të dytët, Arcturus, akuzohen për shkatimin e skuqjes, lotimit dhe ndjesisë së gërvishjes së syve, të njohura si Konjuktivite (“Pink eye”) që dallohen nga ato të shkaktuara prej Alergjive të shumta stinore sepse individët që preken kanë temperaturë dhe shpesh shënja të katareve stinore…..KËTO VARIANTE, nuk janë më me rrezik përhapje ose më me rrezik të formave të rënda të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19…..Shtimet e rasteve përpos daljes në qarkullim të varianteve/mutantëve të rinj, të cilët përjetësisht do të vijojnë të dalin, janë favorizuar nga shtimet e kontakteve ndërnjerëzore përgjatë pushimeve në këtë stinë të superngrohtë Vere….VËND PËR PANIK, aspak….VËND PËR RRITJEN E VETËPËRKUJDESJES dhe të VETNDËRGJEGJËSIMIT, po….Nëse kemi shënjat e mësipërme të kufizojmë apo të shmangim kontaktet me të tjerët për më së shumti pesë ditë, shtim të rehidrimit, ushqim sa më të pasur e të variueshëm, antipiretikë nëse vlerat e temperaturës e kalojnë 37.5…..Jo rendje pas analizave të shumta si dikur përgjatë dy viteve të Pandemisë së Covid-19, jo rendje pas ekzaminimeve imazherike se boll jeni rrezatuar ato dy vite….Një tampon mjafton për të sqaruar nëse jeni i prekur ose jo nga Covid-19, POR kujdes se ka në qarkullim jo pak teste të shpejta të cilave u ka kaluar afati i skadencës… . JO ANTIVIRALË dhe vetëm nëse mjeku konstaton një mbivendosje bakteriale, justifikohet një cikël i shkurtër Antibakterialësh/Antibiotikësh….Përsa i përket një doze BOOSTER të Vaksinës anti-Covid 19, në këtë pragvjeshte, komuniteti shkencor po orienton atë në GRUPET e RISKUT sikundër edhe për Vaksinën e Gripit stinor (mbi 65 vjeç, diabetikët, të sëmurët kronikë kardiakë, renalë, hepatikë ose me imunodefiçienca)…..UNË VETË jam pak skeptik nisur nga përvoja individuale me Covid-19, ndaj parapëlqej që të hidhet paraprakisht më shumë dritë, mbi efektshmërinë dhe efektet anësore jo të rralla të observuara përgjatë fushatës së vaksinimit të mëparshëm me tre doza të Vaksinës Pfizer si dhe të të ashtuquajturit “Covid i zgjatur”, para se tu këshilloj miqve, të afërmve, mirëdashësve dhe bashkëkombasve të mi këtë dozë boosteri……Në ndërkohë GËZOJUNI JETËS suaj të përditëshme si dhe PUSHIMEVE të VERËS, kuptohet nëse buxheti ua mundëson një gjë të tillë….Together forever!!!

