
Lajmi i sotem ne lidhje me te rene 20 vjeçare qe lindi ne ambjentin e tualetit te urgjences se QSUT nuk eshte rast i pare qe stafi mjekesore apo spitalet tona perballen.
Ndryshe nga rastet e tjera ku ose stafi e mban te fshehte nje ngjarje te tille apo bashkepunon ne abort te femijes me miratin te nenes per shkaqe te ndryshme.
Prej kohesh mungesa e informacioneve ne lidhje me nje shtatzani te padeshiruar,mungesa e rolit te psikologut neper shkolle dhe universitete,apo dhe mungesa e kohes qe prinderit kalojne me femijet e tyre ka sjell nje rritje te numrit te shtatzanive te padeshiruara.
Te rinje qe krijojne lidhje ne mosha te reja dhe maredheni te pakontrolluara kane cuar ne shtimin e rasteve te shtatzanive te padeshiruara apo ne aborde te kerkuara nga vete femrat te cilat shpesh here kane qene ne mosha shume te reja.
Rasti i ndodhur ne tualetin e Urgjences se QSUT ndoshta eshte nje rast i dale jashte kontrolli edhe pse stafi beri me te miren duke i dhene ndihmen e nevojshme te rese duke shpetuar jeten e saj dhe te femijes,por stafi eshte perballuar dhe here te tjera ku shume te rinje paraqiten ne ambjentin e urgjences ku ankohen per shqetesime te ndryshme e me pas kerkojne nga mjeket dhe infermieret ndihme per te kuptuar nese jane shtatzene apo jo apo ne disa raste kur mund te jene te vetedijshme kerkojne menyra sesi mund te pedorin medikamente apo metoda per abord.
Nje fenomen qe dita dites rritet por fatkeqesisht vazhdon e mbeshtetet nga shume klinika private ku femra te reja pas vizitave qe ju rezultojne qe jane shtatzene ju kerkojne stafit ti ndihmojne per abord kundrejt shumave te ndryshme.
Pacient qe shpeshhere nuk regjistrohen si te tille ose regjistrohen me diagnoza apo shqetesime te tjera ne vend te nje diagnoze reale.
Sikur te mos mjaftonte kjo shpeshhere ne klinikat private por ndonjehere dhe ne ato shteterore jane vete mjeket qe ja u sugjerojne nje veprim te tille (abord) femrave per shkak te moshes se re te tyre.
Adoleshente qe krijojne maredheni te pakontrolluara,te rinjte qe konsumojne drogera te llojeve te ndryshme dhe alkol ne cdo ore te dites te cilat i cojne maredheni per te cilat nuk jane te vetedijshem.
Raste te dhunimeve dhe perdhunimeve te cilat nuk deklarohen e qe si pasojë kane sjelle nje shtatzani te padeshiruar shpesh nuk regjistrohen e as nuk adresohen ne institucionet perkatese.
Perball nje fenomeni te tille ku te gjithe e dine cfare ndodh,te gjithe heshtin e per me keq ne disa raste dhe jane bashkepunetore te ngjarjeve te tilla ,pasiguria per brezat sa vjen e rritet.
Mungese kontrolli,mungese informacioni dhe mungese komunikimi mes prindit dhe femijes, psikologut dhe studentit (apo nxenesit) apo shpesh edhe mes vete cifteve sjell ne ngjarje te tilla qe duken te rralla por fatkeqesisht jane te perditshme mes nesh por jo kaq publike.
Thirrja eshte informimi i duhur qe ne shkollat 9 vjecare dhe gjimnaze e te rinjve te cilet jane grupmoshat me te rrezikuara per ngjarje te tilla,te rinjte ne Universitete ku nevoja per te ardhura i shtyn ne maredheni jo te duhura te cilat mund te perfundojne si 20 vjecarja e sotme.
Institucionet pergjegjese duhet te marin kohe duke mesuar dhe keshilkuar grupmoshat e ndryshme,klinikat dhe spitalet nuk duhet ta shohin si nje forme biznesi nje fenomen te tille por te regjistrojne dhe deklarojne cdo rast qe konstatojne si dhe ta keshillojne dhe oriontojne sic duhet cdo te re cdo cift qe paraqitet prane tyre per nje situate te tille.
Stop abordit,stop shtatzanive te padeshiruara, stop fshehjes se ngjarjeve te tille.
Mesoni te doni femijet,veten dhe familjen.
MSc.Elson Jaçaj , Administrator Medical Healthcare & Education
+355682477367

