
Lidhur me lajmin e protestes qe po pergatisin Infermieret per javet ne vazhdim duket sikur ka bere me shume buje se dhuna ndaj Infermiereve.
Edhe pse qellimi i mbeshtetjes qe po jep Shoqata e Infermiereve te Shqiperise ne mbeshtetje te kerkeses qe kane shprehur vete Infermieret per nje proteste ne lidhje me sigurine ne pune.
Ne keto dite eshte vene re qe disa institucione kane derguar grupe kontrolli neper spitale dhe qendra shendetesore duke u interesuar se kush do jene organizatoret,pjesmarresit etj dhe siç ndodh gjithmone para fenomeneve te tilla nuk mungon as presioni qe u bejne Infermiereve per te mos mare pjese ne protesta pasi do kene penalizime,por tashme Infermieret jane mesuar me te tilla presione dhe shantazhe qe u behen prej vitesh.
Per çudi te fatit eshte vene re nje reagim i Qeverise per te larguar fokusin nga kjo proteste duke propaganduar hapje dhe inagurime spitalesh te reja,rritje page e kushte me te mira (premtime te bera gjithmone ne kohe zgjedhjesh apo ne kohe veshtiresish kur perballen me reagime te bluzave te bardha) por qe kurre nuk permbushen sic nuk ka ndodh per shume gjera si:
Mospagesa e diteve te festes
Mospagesa e diteve te fundjaves
Mospagesa e veshtiresise se punes
Mosdhenia e shperblimeve te fundvitit
Mospaisja me mjete dhe veshje mbrojtje ne pune
Mosdhenia e bonusit prej muajsh personelit qe punoj ne covid (dhe stafi eshte ne gjyq me institucionin ku punojne dhe shtetin per keto shperblime) etj
Ne asnje moment Qeveria apo Ministria nuk jane shqetesuar per largimet masive qe po ndodhin mes bluzave te bardha,asnjehere nuk jane shqetesuar se ka mungese te theksuar stafi ne cdo spital dhe qender shendetesore.
Nga ana tjeter media qe kurre su kujtua ti vleresonte te pakten nje here ne vit ne diten Nderkombetare te Infermierëve me nje materjal pozitiv per to sot kerkon te bej lajm thjesht per te ngritur nje shqetesim dhe asgje me shume.
Keto media qe historikisht nuk kane qene ne perkrahje te bluzave te bardha pasi ne kronikat e tyre gjithmone kane bere lajme duke ulur figuren dhe punen e bluzave te bardha nuk jane kujtuar ti vleresojne nje here.
Keto media qe kur ne ju kemi kerkuar te ngrene nje shqetesim dhe ta ndjekin deri ne fund ,kane bere thjesht nje lajm e me pas kane heshtur.
A nuk ishim ne ata qe ngritem zerin ne kohe pandemie per arsyen pse po hidhen nga spitalet duke nderruar jeten shume pacient – ju bete lajm me pas heshtet
A nuk ishim ne qe ngritem zerin duke denoncuar se ne shume institucione ushtrojne profesionin infermier dhe mjek pa leje ushtrimi apo pa kualifikimin e duhur – ju bete lajm me pas heshtet bashke me shtetin dhe prokurorine
A nuk ishim ne qe kerkuam te hetohet pasuria e vene nga bluzat e bardha mjek,infermier ne kohe pandemie – te gjithe heshtet…
Sot kur refuzoheni per te bere lajm ne emrin tone ftoni ne studio ata qe nuk perfaqesojne dot as veten e as koleget.
Politika e sheh si nje mundesi per ta perdorur ne fazat e saj te krizes por ne nuk do te lejojme asnje force politike te politizoje protesten tone.
Sepse jane pikerisht te gjithe bashke keto politikan te majte,te djathte apo te qendres qe gjithmone e kane pare Shendetesine si nje institucion ku mund te perfitojne per interesa personal e jo si nje institucion ku mund te investohet per interesa te perbashket ne sherbim te pacienteve.
Asnje force politike si ne pushtet apo ne opozite kurre nuk eshte shqetesuar per punen e bluzave te bardha,kurre nuk eshte shqetesuar per kushtet ne te cilat punojne bluzat e bardha,kurre nuk kane qene krah tyre kur jane dhunuar apo kur jane akuzuar pa te drejte e sot duan ti perdorin serisht bluzat e bardha si veglat e tyre.
Ne kurre nuk jemi perfaqesuar as nga politika,as nga Sindikatat as nga asnje institucion i krijuar per te qene ne sherbim dhe ne mbrojtje te bluzave te bardha.
Sot eshte koha te jemi te gjithe bashke per ti dal zot vetes dhe njeri tjetrit.
Protesta do te jete jashte cdo ngjyrimi politik dhe sdo lejohet te politizohet sepse politika dhe media jane ato qe kane ushqyer deri sot dhunen ndaj bluzave te bardha ne menyre direkte ose indirekte.
Mjaft me,sot do ja dalim vete
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

