
Delvinë/Procedohen penalisht 4 shtetas që shpërdoruan detyrën duke hedhur mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme, në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetasit M. B., 30 vjeç, Sh. G., 39 vjeçe, G. H., 28 vjeçe dhe A. S., 33 vjeçe, të katërt me detyrë infermier në spitalin e Delvinës.
Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, në TV Klan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazëtarët e emisionit “Stop”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit.
Ky ishte lajmi i shumepritur nga shume njerez qe versulen me komente nga me te ndryshmet ndaj ketij personeli hero qe ne kushtet ne te cilat punonin dhe vazhdon te punoje pjesa tjeter e stafit qe kurre nuk i lane njerezit e asaj zone pa sherbim.
Nese Bashkia,drejtoria apo dhe vete Ministria do ishin shqetesuar do ishin te paret qe duhet te jepnin llogari per kushtet dhe gjendjen ne te cilen ndodhet Spitali i Delvines.
Me poshte fotot flasin vete jemi ne 2024 me spitale me kushte si ne mesjete
Nese emisioni STOP do te ivestigonte kushtet dhe gjendjen e spitalit nuk do te kerkonte ndjekje penale per Infermieret por per personat pergjegjes qe nuk investojne fondet e duhura per restaurimin e spitalit por i cojne ne xhepat e tyre duke rrezikuar jeten e personelit dhe te pacienteve.













Edhe pse me mungese stafi te theksuar mjek dhe infermier arrin te penalizosh pa te drejte 4 infermier tregon vleresimin qe kane per personelin Shendetesore ne Shqiperi dhe merakun qe kame per sherbimin qe duhet te marin pacientet.
E turpshme heshtja e administrates, bashkise dhe komunitetit per kete rast qe e gjitha do ndihet ne kurriz te tyre.
Vazhdon inkurajimi ndaj personelit Shendetesore tu jepen sa me shume arsye pse duhet te largohen nga Shqiperia
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise
19 Janar 2024

