Njoftim punesimi si Teknike Lazeri - Talise Beauty & Spa

Talise Beauty & Spa operon në treg në fushën e bukurisë, relaksit dhe mirëqënies, që prej vitit 2019. Tek Talise mund të gjenden të gjitha zgjidhjet për të përmbushur deshirat për shërbim të përsosur në perfeksionimin e bukurisë, trupit dhe lëkurës suaj përmes një game të gjerë trajtimesh moderne dhe unike nëpërmjet fjalës së fundit të teknologjisë. Për të realizuar kërkesat në rritje të klientëve, Talisë synon të zgjerojë stafin e saj me:
Pozicioni: Teknike Lazeri

Detyrat:
• Konsulta paraprake për vlerësimin dhe identifikimin e nevojave të klientit në përputhje dhe me dëshirat dhe pritshmëritë e tij.
• Plotësimi I kartelës së klientit dhe realizimi I fotove për të evidentuar ndryshimet para dhe pas trajtimit.
• Komunikim profesional me klientin, për të kuptuar drejtë kushtet e klientit, për të qenë të qartë mbi trajtimin që do të kryhet, stili I jetesës që shoqërojnë trajtimin.
• Ndjekja e klientit gjate gjithë trajtimit dhe sqarimi për cdo séance të kryer.
• Respektimi I rregullores së brendshme të Talise.
Kualifikimet Profesionale:
• Te kete studiuar Infermieri ose Estetike.
• Te jetë e specializuar për Lazer Hair Removal dhe trajtime fytyre.
• Të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit
• Të jetë mbi 25 vjec
Karakteristika Personale:
• Bashkëpunuese dhe korrekte
• komunikim shume te ire dhe e vemendshme ndaj detajeve
• Fleksibël me oraret e punës
Pagesa e pelqyeshme
Personat e Interesuar të dërgojnë CV-në e tyre me email në adresën [email protected] ose në whatsapp: +355 69 7016886.
Ju lutem vendosni ne subjektin e email pozicionin per te cilin aplikoni.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te ftohen per interviste.
Talise Beauty and Spa ruan konfidencialitetin e punekerkuesve ne perputhje me ligjin no. 9887, date 10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”.

Leave a comment