
Nëse do bënim një pyetësor se cila është pyetja më e shpeshtë që bëjnë femrat shtatëzanë shqipëtare, të jeni të sigurt që pas pyetjes ‘Çun apo gocë?’ , vjen ajo se sa kafe mund të pi në ditë?
Pak por e sigurt, ti reduktosh sasinë e kafes një shqipëtari hyjnē tek sakrificat që kanë bër gjatë jetës.
Nisur nga kurioziteti se sa kafe ne ditë konsumojnë shtatëzanat dhe femrat gjidhënëse shqipëtare, bëra një pyetësor online, për të kuptuar nivelin e informacionit që kanë lidhur me këtë temë.
Pyetjes ‘Sa kafe keni konsumuar gjatë shtatezanisë?’ ju përgjigjën 134 persona. Nga këto 87 % (116 referuan se kanë konsumuar vetëm 1 filxhan kafe, 10% (14 persona) 2-3 filxhan në ditë dhe vetëm 3% referuan se kanë konsumuar më shumë se 3 kafe në ditë.
A kanë informacion pacientet shqipëtare rreth efekteve negative që sjell konsumi i tepërt i kafesë?
Në këtë anketim , 51 % u përgjigjën se kan informacion se cfarē sjell konsumi i tepërt i kafesë në shtatëzani, por kur ju kerkua të listonin disa prej këtyre efekteve vetem 2 persona u përgjigjë. Fakt ky që na bën të dyshojmë nëse pacientet kanë informacionin e duhur.
Le të shohim hap pas hapi se si vepron kafeina gjatë shtatëzanisë.
Ajo rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Kafeina gjithashtu rrit shpeshtësinë e urinimit. Kjo shkakton një ulje të niveleve të lëngjeve të trupit dhe mund të çojë në dehidrim .
Kafeina kalon barrieren placentare. Bebi juaj nuk ka enzima qe metabolizojnë kafeinen.
Çdo sasi e kafeinës mund të shkaktojë gjithashtu ndryshime në ciklin e gjumit të foshnjës ose të lëvizjeve në fazat e mëvonshme të shtatzënisë.
Kafeina nuk gjendet vetëm në kafe, por edhe në çaj, çokollatë, madje edhe në disa ilaçe pa recetë që lehtësojnë dhimbjen e kokës . Jini të vetëdijshëm për atë që konsumoni.
●Fakt apo mit?
Kafeina shkakton defekte të lindjes.
Fakt:Studime të shumta mbi kafshët kanë treguar se kafeina mund të shkaktojë defekte të lindjes , lindje të parakohshme , ulje të fertilitetit dhe të rrisë rrezikun e pasardhësve me peshë të ulët lindjeje dhe probleme të tjera riprodhuese.
Nuk ka pasur ndonjë studim përfundimtar të bërë mbi njerëzit; megjithatë, është më mirë të qëndrosh në zonë të sigurt kur bëhet fjalë për studime jopërfundimtare.
Kafeina shkakton infertilitet?
Fakt: Disa studime kanë treguar një lidhje midis niveleve të larta të konsumit të kafeinës dhe veshtiresisë në ngeljen shtatëzanë
ACOG rekomandon kufizimin e marrjes së kafeinës në 200 mg ose më pak nëse jeni shtatzënë ose përpiqeni të mbeteni shtatzënë
Së bashku me kufizimin e marrjes suaj, duhet të merrni parasysh edhe burimin.
Për shembull, Akademia e Ushqyerjes dhe Dietologjisë rekomandon shmangien e pijeve energjike tërësisht gjatë shtatzënisë
Natyrshem shumë paciente pyesin rreth konsumit të kafeinës gjatë ushqyerjes me gji.
Përafërsisht 1% e sasisë totale të kafeinës që konsumoni kalon në qumështin e gjirit
Një studim në 15 gra në laktacion zbuloi se ato që pinin pije që përmbanin 36-335 mg kafeinë treguan 0,06-1,5% të dozës së nënës në qumështin e tyre të gjirit
Ndërsa kjo sasi mund të duket e vogël, foshnjat nuk mund ta përpunojnë kafeinën aq shpejt sa të rriturit.
Në një të rritur të shëndetshëm, kafeina qëndron në trup për tre deri në shtatë orë. Megjithatë, foshnjat mund ta mbajnë atë për 65-130 orë, pasi mëlçia dhe veshkat e tyre nuk janë zhvilluar plotësish.
Prandaj, edhe sasitë e vogla që kalojnë në qumështin e gjirit mund të grumbullohen në trupin e foshnjës tuaj me kalimin e kohës.
Sa kafeine është e sigurt gjatë ushqyerjes me gji?
Ju mund të merrni deri në 300 mg kafeinë në ditë – ose ekuivalentin e dy deri në tre filxhanë (470-710 ml) kafe . Bazuar në hulumtimet aktuale, konsumimi i kafeinës brenda këtij kufiri gjatë ushqyerjes me gji nuk shkakton dëm për foshnjen.
Disa nga problemet qe sjell kafeina tek foshnjat janë:
-Veshtiresi për të fjetur
-Zgjime të shpeshta
-Nervozizem
Tek nenat gjidhënëse konumi i më shumë se 300 mg kafeinē/ditë mendohet se ul sasinë e prodhimit të qumështit.
Në pyetësorin tonë morën pjesë 195 nëna gjidhënëse dhe 34% referuan se e kan ndaluar konsumin e kafes(pa specifikuar burime te tjera) , 61% referuan se kanē konsumuar 1-2 kafe në ditë , 4% referuan se kan konsumuar 3 kafe ne ditë dhe vetëm 1 % më shumë se 3 kafe në ditë.
Të dhënat e mësipërme japin informacion vetëm për marrjen direkte që njohin pacientet ,pa përfshirë burime të tjera të kafeinës.
MSc. Greta Mërtiri
Referencat: Healthline , ACOG, CDC

