Mashtrimi me punesimet e Infermiereve jashte vendit - Pse nuk reagon askush

 

Prej vitesh vendi yne eshte kthyer ne nje fabrike prodhimi te nje numri te madh Infermieresh dhe degeve te tjera te Shkencave Mjekesore Teknike kjo pasi pervec Universiteteve shteterore nje numer i madh eshe i Universiteteve private kane mere te drejten per kete dege.

Por si eshte e mundur qe lejohen kuota kaq shume nderkohe qe vendi yne ofron me pak vende pune sesa eshte nevoja???

Dikur behej nje llogaritje e personave qe do ishtin ne prag largimi apo ne prag te daljes ne pension dhe me pas caktohej numri i kuotave qe mernin te drejte studimi sigurisht duke e rritur pak numrin e nevojes qe kishte vendi por sot cdo gje eshte jashte kontrolli.

E gjitha kjo si pasoje e kerkeses se madhe per te punuat jashte vendit.

Ne fillim ishin disa kompani ndersa sot kompanite apo agjesite e punesimit jane si lokalet qe mund ti gjesh kudo.

Por sa te besueshme jane???

Te gjithe shtyhen nga nevoja per te aplikuar pee pune jashte vendit duke mos pasur mundesi ketu ose duke mos u vleresuar ketu.

Por a abuzojne keto agjensi me aplikantet dhe punesimin e tyre????

Sigurisht qe po.

Nga qendrat kursesh te gjuheve te huaja jane kthyer ne agjensi punesimi,nga agjensi punesimi jane kthyer ne qendra multifuksionale etj apo dhe me keq ka dhe nga ata qe individ te caktuar dalin dhe kontaktojne njerez per ti punesuar jashte.

Ajo cfare nuk pritej ishte qe jo vetem askush nuk teagoj per kete hemoragji te brendshme qe po ndodh te infermieret por disa Universitete shteterore dhe private hapen dyert duke pritur keto agjesi punesimi e duke bashkepunuar me to per punesimin e studenteve qe kishin.

Pra ne investojme kohe,para,profesionalizem e cdo gje ne fund nuk i mbajme por ja u japim vendeve te tjera.

Universitetete permes Dekaneve,Drejtoreve,apo dhe pergjegjesve te sektorit infermieristik u bene pjese e agjesive,me.pas nje pjese e pedagogeve u bene pjese e ketyre agjensive te punesimit,apo disa dekan,zv dekan apo pedagog kane hapur dhe kompani te tyre te punesimit (jo ne emrat e tyre)per te punesuar studentet pasi mbarojne dhe jo permes nje njoftimi te vertete por duke ju bere presione te ndryshe.

Por a genjejne keto kompani,a po ju vjedhin leke aplikanteve ne kembim te punesimit.

Sigurisht qe po.

Nje kompani fillimisht duhet te jete e licensuar nga shteti per ushtrimin e aktivitetit ne Shqiperi,nje kompani duhet te kete perfaqesues te nje spitali apo klinike me te cilen bashkepunon pjese te kompanise ne menyre qe jo vetem te jete e besueshme por dhe te jete transparente dhe te orientoj sic duhet cdo aplikant.

Mashtrimi i dyte eshte njohja e diplomave dhe licesave tona jashte – kur ne fakt dhe pse eshte nje diplome qe njihet jashte ka disa ore praktike mangut e cila nuk te jep te drejten te punosh si infermier deri sa ben plotesimin e oreve qe nevijiten dhe deri sa mer lejen e ushtrimit te profesionit ne ate vend ku do punosh(pra me pak fjale te gjithe kur shkojne punojne si ndihmes infermier e jo si infermier dhe me page si ndihmes edhe pse kjo nuk ju thuhet qe ne fillim.Pasi dhe ambasadat kane nje kriter per te dhene vizen e punes si per nivelin e gjuhes dhe per dokumentacionin e nevojshem qe duhet te keni.

Mashtrimi i dyte eshte me pagat: Pra nese ju interesoheni vete dhe aplikoni vete online apo shkoni direkt ne shtetin qe deshironi do kuptoni kete te vertete,pasi nuk ke pse paguan asnje leke per tu regjistruar ne ate kopmani qe do te punesoje pasi cdo agjensi apo kompani mban mga paga juaj apo nga spitali ne baze te mareveshjes qe ka me spitalin.

Ka disa menyra se si ju marin leke 1.Ose duke ju percaktuar ju nje shume qe duhet te paguhet per punesimin tuaj 2.Ose permes kurseve dhe trajnimeve qe ju bejne gjate kohes pergatitore 3.Kur punesoheni ne spital ju nuk merni pagen sa e mer nje infermier por pagen sa ka rene dakort agjensia apo kompania me spitalin pasi nje pjese e pages tuaj i kalon agjensise cdo muaj(pra ju punoni jo vetem per spitalin por dhe per kompanine kur punesoheni) 3.ata marin nje shume te ardhurash per cdo person qe punesojne ne spital pasi keshtu kane rene dakort me spitalin.

Pra edhe pse ne dukje shihet si nje mundesi e mire qe po ndihmon ne punesimin e Infermiereve ne fakt eshte biznesi me i mire per tu bere ne Shqiperi (nuk te kontrollon askush,nuk te kerkon license askush,nuk deklaron dhe nuk mban pergjegjesi asnje agjensi apo kompani ne vazhdim per asnje)etj.

Pse askush nuk ju tregon sa eshte paga e vertete e nje infermieri jashte???

Pse askush nuk ju tregon qe ju mund te aplikoni dhe vete ne cdo spital apo klinike jashte pa nevojen e nje agjensie apo kompanie punesimi???

Thirrja jone eshte kujdes mos u mashtroni dhe bini viktima te personave apo agjensive,kompanive te punesimit pasi te gjithe vendet jane ne krize per personel Shendetesore dhe kane nevoje dhe ju mund te aplikoni vete direkt pa asnje konsto dhe duke mare pagen reale qe jep spitali apo klinika.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

Leave a comment