
Krizat epileptike ose konvulsionet
Nqs një person pëson një krize epileptike (konvulsion):
Mat dhe shëno kohëzgjatjen e episodit, dhe nqs zgjat më pak se 5 min:
1-Ruani qetësinë dhe mos u alarmoni, pavarsisht se duket e frikshme për tu parë (pacienti kontraktohet, humb vetëdijen, lekura fillon e nxihet, del shkumë nga goja, duket sikur nuk merr fryme mire etj etj), në fakt episodi në vetvete është i parrezikshëm dhe kalon vetvetiu, pa lënë prapa dëmtime mbetëse.
2-Përpiqu ta mbrosh personin nga rreziku duke:
a) Vendosur diçka të butë poshtë kokës së tyre.
b) Hequr syzen nqs ai i mban veshur në atë moment.
c) Hequr objektet potencialisht të dëmshme rreth e përqark, dhe nqs kjo gjë nuk është e mundur, zhvendose personin larg nga rreziqet e mundshme të ambjentit.
3-Thjesht observoje në mënyre pasive personin nën konvulsione, mbaj shënim kohën dhe prit derisa konvulsionet të ndalojnë dhe mos u përpiq për asnjë arsye të:
a) Ndalosh apo kufizosh lëvizjet apo dridhjet e trupit.
b) Hapësh gojën, të vendosësh diçka në gojë (psh me qëllimin për ta mbajtur hapur), apo të përpiqesh ti nxjerrësh gjuhën jashtë.
3-Pasi konvulsionet kanë përfunduar:
a) Kontrollo rrugët e frymarrjes dhe vendose personin në pozicionin e sigurisë (të kther në njërën anë, me qafën dhe kokën e përkulur prapa dhe me nofullën e poshtme të tërhequr përpara).
b) Kontrollo për dëmtime fizike të mundshme dhe menaxhoji ato sipas nevojës.
c) Kafshimi i gjuhës (mund të vihet re gjak nga goja e personit), urinimi i pavullnetshëm, një gjendje konfuzioni, humbja e memories, përgjumja etj etj, që zgjasin 5-30 min. mund të jenë gjetje normale, pas një episodi konvulsiv.
d) Përpiqu të kuptosh/zbulosh, nqs personi vuan nga epilepsia (ose siç njihet ndryshe sëmundja e tokës), nqs ka pasur dhe episode të tjera të ngjashme dhe nqs është apo ka qenë ndonjëherë nën mjekim për këto episode konvulsive.
TELEFONO Urgjencen nqs:
1-Personi ka dëmtime serioze fizike pas konvulsionit.
2-Episodi zgjat > 5 min.
3-Fillon një episod tjetër konvulsiv pa e marrë veten akoma nga episodi i parë apo pëson më shumë se 3 episode brenda një ore.
4-Është episodi i parë konvulsiv dhe veçanërisht nqs personi ka moshë të madhe.

