Kafeina dhe cikli menstrual

 Çfarë bën kafeina në trupin tonë?

Kafeina është droga  legale më e përhapur  që njeriu merr. Ajo gjendet në çaj, pijen e kafesë dhe në disa pije energjike. Kafeina është një alkaloid që gjendet në fara, gjethe dhe fruta të bimëve të caktuara. Kafeina stimulon sistemin nervor qëndror si dhe metabolizmin e përgjithshëm të organizmit tonë. Prandaj shumë njerëz ndihen energjik  pas marrjes së kafesë. Ajo gjithashtu rrit fokusin mendor dhe performancën njohëse e fizike. Gjithësesi këto efekte zëvëndësohen shumë shpejt nga lodhja, insomnia dhe pamundësi e koordinimit motorik. Njerëzit që konsumojnë sasi të mëdhaja të kafesë çdo ditë, zhvillojnë atë gjendje që quhet kafeinizëm. Ky term i referohet varësisë ndaj kafeinës. Ajo gjithashtu shkakton simptoma si ankth, irritim, nervozizëm, dhimbje koke, palpitacione, pagjumësi, diuresis dhe dehidrim. Kafeina prodhon një sërë efektesh komplekse psikologjike. Konsumimi në doza të ulëta dhe i rrallë ndihmonë në nxitjen e humorit dhe largimit të ankthit. Këto efekte humbasin në doza të larta dhe përdorim të rregullt. Përveç kësaj, heqja dorë në mënyrë të menjëherëshme nga përdorimi i kafeinës ,shkaktonë një sërë simptomash paradoksale. Studimet që tregojnë efektet klinike të kafeinës kanë arritur vetëm në përfundime kontraditore në lidhje me përfitimet dhe humbjet në lidhje me konsumin e kafesë. Megjithatë,të gjithë arrijnë në konkluzionin se efektet e kafeinës janë të ndryshme në individë të ndryshëm. Njerëzit me sensitivitet të lartë ndaj kafeinës përjetojnë efekte negative prej ketij konsumi.

 

Kafeina dhe truri

 

Kafeina është e tretëshme si në uji dhe lipide. Kjo tretëshmëri e dyfishtë tregon se e kalon lehtësishtë barrierën hemato-cerebrale. Në tru kafeina luan rolin e adenozinës. Adenozina është një inhibitor i neurotrasmetuesve dhe në strukturë është e ngjashme me kafeinën. Pasi kafeina lidhet me receptorët e adenozinës i bllokon dhe parandalon lidhjen këtyre receptorëve me neurotrasmetuesit. Ky veprim redukton aktivitetin e adenozinës dhe nxit vigjilencën mentale,aq të dëshiruar nga konsumatorët.

Megjithatë,reduktimi i aktivitetit të adenozinës ndikon dhe në neurotrasmetuesit e tjerë. Në fillim ky frenim rrit nivelin e dopaminës , serotoninës ,noradrenalinës dhe acetilcolinës. Marrja në doza të larta, rrit nivelet e adrenalinës, glutamatin si dhe kortizolit, stress hormone, endorfine. Për shkak se serotonina dhe dopamina ndikojnë në humorin, dhe adrenalina e, noradrenalina e glutamati janë nxitës të S.n.q , efektet e rritjes së energjisë fizike e mendore janë menjëherë të dukshme. Megjithatë , kafeina i tejkalon rezervat e këtyre neurotrasmetuesve dhe  i shpenzon shumë shpejt duke bërë që efektet të mbarojnë dhe nivelet e këtyre neurotransmetuesve bijen ndjeshëm. Kjo rënie çon në efekte të pafavorshme psikologjike. Kafeina gjithashtu përkeqëson simptomat e PMS , pas një përmirësimi fillestar që vjen nga përdorimi i saj. Për më tepër ajo bllokon aktivitetin e GABA (gama aminobutyric acid) në tru. Kjo rezulton me rritjen e ankthit, palpitacioneve, pagjumësisë dhe rritjes së normës së frymëmërrjes. Së fundëmi,bllokimi i aktivitetit të adenozinës tregon se përfitimet e saj humbasin. Adenozina luan rol neuroproktetiv në tru. Për të mbrojtur trurin,adenozina redukton aktivitetin e trurit,rrit qarkullimin e gjakut dhe nxit gjumin. Kafeina pengon efektin neuroproktetiv te adenozinës dhe si pasojë mund të shkaktojë ndryshime në aktivitetin e trurit,duke filluar që nga demtimi progresiv i neuroneve deri tek çrregullimi të ciklit të gjumit dhe zgjimit.

 

KAFEINA DHE PMS

Kafeina dhe neurotrasmetuesit.

Siç e shpjeguam dhe më sipër ,kur kafeina kalon barrierën hemato-cerebrare,bëhet antagoniste e adenozinës dhe jep efektet afatëshkurtra që të gjithë i dëshirojnë por më pas duke përfunduar në lodhje dhe konsumim të neurotrasmetuesve. Prandaj ,lodhja,nervozizmi dhe përqëndrimi i ulët janë thjesht manifestime të konsumit të neurotrasmetuesve dhe renie e nivelit të kafeinës. Kjo do të thotë se personat që e përdorin rregullisht shfaqin shenja të kafetizmit. Për gratë me PMS , post-efektet e kafeinës përkeqësojnë simptomat. Në fakt ,shumë femra ,referojnë se marrja e kafesë i lehtëson,por pa ditur që efektet që shfaq më pas e përkeqësojnë PMS. Megjithëse , kafeina e përmirëson për momentin simptomat ,ajo që shfaqet më vonë nuk është dhe aq e favorshme. Sikundër kafeina përdor rezervat e nurotrasmetuesve,rezultati është çekilibër në aktivitetin e neurotrasmetuesve dhe lëvizja e pakordinuar të neuroneve. Këto rezultate çojnë në dhimbje koke,nervozizëm dhe pagjumësi. Duke bllokuar GABA dhe duke rritur nivelet e kortizolit ,kafeina rrit stresin dhe nuk i jep mundësi trupit ‘të shërohet’ gjatë periudhës së menstruacioneve.

KAFEINA, ESTROGENI DHE PROGESTERONI

Një nga efektet e kafeinës është rritja e nivelit të kortizolit, si një përpjekje për rritjen e metabolizmit të karbohidrateve dhe për të gjeneruar enegji të menjëhershme. Për fat të keq,kortizoli është i njohur dhe si hormon stresi. Më e rëndësishmja është se kortizoli sintetizohet nga progesteroni. Gjatë fazës luteale,progesteroni arrin nivele, më të larta, ndersa niveli i estrogenit është më i ulët. Megjithatë, studimet kanë treguar se femrat me PMS kanë nivele, më të ulëta të progesteronit dhe nivele më të larta të estrogenit. Këto studime sygjerojnë se dominimi i estrogenit është një karakteristikë e PMS. Për shkak se estrogeni sintetizohet dhe nga progesteroni,niveli i lartë i estrogenit gjatë PMS ,tregon se progesteroni po sakrifikohet për estrogenin. Stresi dhe rritja e prodhimit të kortizolit,ul nivelet e progesteronit dhe thellon dominimin e estrogenit. Për më tepër ,si estrogeni (në formën e beta estradiolit) ,dhe progesteroni e kalojnë barrierën hemato-cerebrare duke ndikuar në aktivitetin e disa neurotrasmetuesve. Studimet tregojnë se estrogeni zvogëlon aktivitetet e adenosinës në të njejtën mënyrë sa dhe kafeina. Nga ana tjetër,progesteroni rrit efektet e adenosinës. Këto studime arrijnë në përfundimin se kombinimi i niveleve të larta të estrogenit dhe konsumi i rregullt i kafeinës çon në çekilibër të mëtejshëm të këtyre neurotrasmetuesve dhe përkeqësim të simptomave të PMS. Prandaj ,përdorimi i kafeinën gjatë PMS, ka më shumë efekte negative sesa pozitive.

 

EFEKTI DIURETIK DHE METABOLIK I KAFEINËS

Efekti diuretik i kafeinës është i diskutueshëm. Duket se kafeina nxit diurezën, por ky efekt zhduket tek konsumatorët e rregullt. Efekti diuretik mund të jetë i mirë për humbjen e peshës me anë të humbjes së ujit, por gjithashtu çon në humbjen e mineraleve dhe vitaminave esenciale. Vitamina të tilla përfshijnë vit. B ,e cila ka trguar efekt në përmirësimin e simptomave të PMS . Me rritjen e diurezës largohen dhe magneziumi dhe kaliumi të cilët janë efektivë në lehtësimin e simptomave të dysmenorhesë. Efekti negativ i kafeinës nuk rezulton vetëm tek eleminimi i këtyre elementëve por edhe pengon përthithjen e  këtyre vitaminave dhe mineraleve. Për më tepër ,kafeina acidifikon dhe si kundërpërgjigje  metabolizmi përdor lëndë alkaline si magneziumi dhe kaliumi,për të larguar metabolitët acidë nga gjaku.

 

STUDIME MBI  KAFEINËN DHE PMS

Studimet  mbi kafeinën dhe PMS janë kontraditore. Disa studime arritën në përfundimin se shkalla e konsumit dhe efektet e kafeinës janë të njëjata si te gratë me Pms dhe tek ato që nuk vajnë nga ky sindrom. Ky studim mund të çojë në përfundimin se kafeina nuk ndikon tek PMS ,por duhet të keni parasysh se si efektet e kafeinës ashtu dhe rreziku i PMS,ndryshojnë nga një femër në tjetrën.

Studimet e mëposhtme tregojnë se kafeina ndikon vërtet në dhimbjen menstruale dhe simptomat shoqëruese të saj.

 

A E PËRKEQESON VËRTET KAFEINA DHIMBJEN MENSTRUALE?

Një studim i vitit 1985 ,i publikuar nga American Journal of Public Health ,i cili u krye në 295 subjekte të pyetura me formular të vetë administruar,mblodhi të dhëna rreth konsumit të kafesë dhe simptomave të PMS. Studiuesi arriti në përfundimin se konsumi i kafeinës ishte i lidhur me shfaqen dhe ashpërsinë e simptomave të PMS. Përveç kësaj,studimi tregoj përkeqësim të simptomave tek femrat të diagnostikuara me PMS.

Në një studim të vitit 1990,mori në studim 841 femra të Universitetit të Oregonit që ishin përdoruese të rregullta të kafeinës;si dhe hulumtuan rreth ciklit të tyre dhe gjendjes para menseve. Edhe një herë studimi arriti në përfundimin se kafeina ishte e lidhur ngushtë me simptomat e PMS. Madje ,graviteti i siptomave tek femrat me PMS ,varej nga doza ditore e kafeinës.

 

KAFEINA DHE NIVELI I ESTROGENIT

Një studim i vitit 2012 i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ofroi prespektiva të reja rreth efekteve të kafeinës dhe simptomave PMS. Në mënyrë të veçantë ajo hulumtoi rreth lidhjes së marrjes së kafeinës dhe niveleve të kafeinës si dhe përkatësisë etnike. Studimi u krye në 259 femra ,në të cila u shqyrtua dieta dhe u mat niveli i estrogenit në 2 cikle rresht. Hulumtuesit arritën në përfundimin se konsumimi i modheruar i kafeinës ( >=200 mg në ditë)  ulte nivelin e estrogenit(beta estradiolit) tek gratë e bardha por e rriste tek femrat aziatike.

Gjithsesi, studimi tregoi gjithashtu se një filxhan çaji jeshil dhe soda të kafeinitizuar në ditë rriste nivelin e estrogenit në të gjitha femrat pa dallim rrace. Nga 4 burrimet e kafetinës(kafja,çaji jeshil,çaji i zi,soda e kafeinizuar) vetëm çaj jeshil dhe soda e kafeinizuar tregonte se rriste nivelin e estrogenit tek të gjitha femrat. Në këto studime tregohet qartë se kafeina ngre nivelet e estrogenit dhe përkeqëson simptomat e PMS.

*info marre nga progresive health. MSc.Greta Mertiri

http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC1405286/pdf/amjph00212-0135.pdf

Leave a comment