
Hipertensioni është një diagnozë që vendoset kur një individ ka episode të shpeshta me presion të rritur të gjakut mbi 130/80 mm Hg. Pra, vetëm me një episod presioni të rritur të gjakut nuk mund të thuhet se vuani nga hipertensioni.
Forma më e shpeshtë e hipertensionit është hipertensioni primar. Është një sëmundje që mund të shkaktohet nga gjenetika dhe mosha. Në moshën 80 vjeçare, rreth 90% e personave do të kenë hipertension, kjo për shkak të atherosklerozës.
Por hipertensioni mund të jetë edhe sekondar, gjendje e cila mund të shkaktohet si pasojë e sëmundjeve të veshkave apo çrregullimeve hormonale.
Çfarë shkakton hipertensioni?
Në qetësi, një zemër normale ka rreth 60 deri në 100 rrahje në minutë, kjo në varësi të moshës ose aktivitetit fizik. Kjo do të thotë se, zemra rreh rreth 86,400 herë në ditë ose 31,536,000 në vit. Duket një punë shumë e madhe për një muskul në madhësinë e një grushti. Dhe si çdo muskul që ushtrohet, edhe muskuli i zemrës do të zmadhohet nëse detyrohet të sforcohet.
Por një zemër e madhe, nuk është një shenjë e mirë për shëndetin. Kur ventrikuli i majtë i zemrës arrin një madhësi të caktuar, ai nuk kontraktohet më me forcën e mjaftueshme për të pompuar gjakun siç duhet. Kjo gjendje mund të çojë në insufiçencë kardiake.
Hipertensioni ushtron një stres të vazhdueshëm edhe në arterie, çka mund t`i bëj ato më të prirura për t`u dëmtuar dhe për të shkaktuar stroke hemorragjik. Shumica e hemorragjive cerebrale të lidhura me hipertensionin janë spontane dhe ato janë rreth 60% më shumë të shprehura në personat me hipertension.
Si ulet risku i hipertensionit?
Nëse vlerat tuaja të tensionit nuk janë shumë të larta, udhëzuesit rekomandojnë si fillim mënyra jo-medikamentoze për t`i ulur ata. Ndër to përfshihen:
– Mos pirja e alkoolit
– Shmangia e kripës
– Aktivitet fizik
– Rënie në peshë
Hipertensioni nuk shkakton simptoma, kjo është arsyeja pse njihet si “vrasës i heshtur”.
MSc.Eriselda Brisku
Infermiere prane Piliklinikes nr 9,Tirane

