
- 👃Epistaxis apo gjakderdhja nga hundët ndeshet shpesh në shtatëzani. Rritja e volumit te gjakut si dhe ndjeshmeria e lartë e enëve të gjakut të hundës bëjn që të jenë më lehtë të dëmtueshme.
✅Në rastet e shfaqjes së hemoragjisë duhet të qëndroni ulur dhe të mbani kokën e përkulur lehësisht përpara duke shtypur flegrat e hundës për 5-10 min.
ℹKëshillat e rekomanduara për pacientët:
✅· Personat që vuajnë nga alergjitë ose infeksionet e shpeshta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes u rekomandohet të përdorin lavazhe të shpeshta të hundës me solucione kripore fiziologjike.
✅· Gjatë teshtitjes duhet të mbani gojën hapur që të ulet presioni në hapësirën e hundës.
🚫· Dushet nuk duhen bërë me ujë të nxehtë.
🚫· Mos e ngacmoni hundën me gishta.
✅· Gjatë gjakderdhjes ushtroni presion të fortë me gishta për 5 deri në 10 minuta.
✅· Përdorni kompresa me akull në zonën e dëmtuar ose mbi ball apo qafë dhe merrni frymë thellë.
📳· Nëse hemorragjia vazhdon për 20 min , mos hezitoni të kërkoni ndihmën e mjekut.
✅· Kur jeni duke marrë preparate për hollimin e gjakut apo qetësues dhimbjesh siç është ibuprofeni, këshillohuni patjetër me mjekun tuaj për rivlerësimin e terapisë.
⚠️•Gjakderdhja mund të vij edhe si pasojë e tensionit arterial të lartë, prandaj nëse këto episode ndodhin, bëni dhe një matje te tensionit.

