Dhuna ndaj bluzave te bardha,a do te protestojne Infermieret? - Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

 

Lajmi per dhunimin e dy infermiereve tek spitali i Pediatrise nga familjaret e nje femije qe ishte paraqitur prane Pediatrise ne QSUT e derguar si çeshtje dhe ne projurori nga denoncimi i bere nga dy infermieret e dhunuara ka kaluar si nje ngjarje normale nga te gjithe institucionet.

Nje fenomen i perseritur shpesh ne cdo kohe ,dhe qe nuk mungoj as ne kohen e pandemise.Nje fenomen qe ndodh ne forma te ndryshme jo vetem ne Tirane por ne cdo spital ne Shqiperi.

E çuditshme eshte fakti qe nuk shqetesohen as per largimin masiv te infermiere qe ndodh cdo dite duke shkaktuar mungese personeli ne shume spitale dhe qendra shendetesore serisht dhuna nuk ndalet ndaj bluzave te bardha e sidomos ndaj Infermiereve duke qene se jane kontakti i pare me pacientet.

Nje lum mesazhesh kane ardhur ne drejtim te Shoqates se Infermiereve duke deklaruar qe ky fenomen i dhunes ndodh rendomte ne Shqiperi.

Edhe pse fajtor te ketyre ngjarjeve nuk jane Infermieret por jane mungesat e shumta qe ndodhin ne institucionet shendetesore ne vend si:

Mungese e theksuar stafi – duke mbingarkuar personelin qe punon i cili nuk perballon fluksin e shtuar te pacienteve

Mungesa e theksuar e mjekeve specialist- ku ne shumicen e rasteve sherbimet mbulohen nga mjeke specializant te rinje pa eksperience e ku ne shumicen e rasteve dhe jo profesionist

Mungesat e theksuara te medikamenteve apo sherbimeve – ku prej vitesh sidomos ne QSUT sherbimi i Pediatrise pas ores 16:00 sherbimet per echo ,grafi dhe analiza duhet ti marin tek spitali i Urgjences Polivalente apo sic njihet ndryshe Spitali i Semundjeve te Brendshme

Mungese e theksuar e mendikaneteve te ndyshme edhe ato baze per te cilat familjaret detyrohen ti blejne neper farmacite e ndryshme qe ndodhen rreth QSUT.

Pertej ketyre shumica e pacienteve dhe familjareve perballen me situata te ndryshme ku dhe per analiza apo ekzaminime te tjera rekomandohen nga mjeket qe te behen ne klinika apo spitale private pasi aty punojne pikerisht keto mjek pas orarit te punes qe mbarojne ne shtet.

Fatkeqesisht ne asnje situate nuk ka pasur reagime as nga QSUT apo sidomos te harruar dhe prej Sindikatave te ndryshme te krijuara ne emer te ketyre profesionisteve por qe pervec kuotave dhe lekeve qe marin asnje mbrojtje nuk kane bere kurre ndaj personelit shendetesore.

Te gjendur ne kete situate dhe dilemes per te lene punen apo per tu larguar nga Shqiperia pasi nuk vlersohen sic duhet,nuk paguhen etj e se fundmi te gjendur dhe te pambrojtur e te pasigurte gjate oratit te punes shume infermiere nga Spitalet me te medha ne vend kerkojne perfaqesimin e tyre nga Shoqata ne nisjen e nje ser protestave ne vend deri ne zgjidhje te kerkesave te tyre.

Ndersa cdo dite jemi ne kontakt me gjithe personelin ne vend se shpejti do te dalim ne nje date te caktuar per te protestuar per te drejtat e cdo infermieri ne Shqiperi.

Fatkeqesisht te harruar dhe abuzuar nga vete shteti,nga Sindikatat,nga institucionet ku punojne e nga cdo parti politike ne qeveri apo opozite e vetmja zgjidhje mbetet qe ti dalin per zot vetes permes protestave per te drejtat e tyre.

Prag protestash nga infermieret ne te gjithe vendin

Leave a comment