
Jorgaq Duka , Infermier
Dyzetë e tetë vite me bluzën e bardhë.
Në vitin 1978 nisa rrugëtimin tim si infermier. Sot, pas 48 vitesh punë, përkushtimi dhe shërbimi ndaj njerëzve, mbyll një kapitull dhe nis një etapë të re – PENSIONIN.
Dyzet e tet vite në sherbim të pacientëve , nga këto , njëzet e katër vite në urgjencë dhe 12 vite , pranë Urgjencës Kombëtare 127 , më mësuan se përpara çdo rasti është një njeri që ka nevojë për ndihmë , dhe kjo ndihmë nuk mungoj kurr , në çdo koh e në çdo situat , natën , ditën , në er e shi në të ftohtë e në të ngroht kemi qën pran pacientëve në shërbim të tyre .

Do të doja që në këto pak rreshta të bëja edhe falënderimet e rastit për personat që më shoqëruan në këtë udhëtim të gjat 48 vjeçar. Një falënderim i veçantë special , shkon për familjen time , përulem me respekt e mirnjohje para jush për mbështetjen dhe mirëkuptimin që më dhat gjatë gjithë këtyre viteve.
Një falenderim shum të madhe kam për shoferin e Autoambulancës që gjat gjith këtyre viteve ka qën i gatshëm dhe i pa përtushëm për kryerjen e misioneve tona.

Mirënjohje të thellë për të gjithë kolegët, mjekët, infermierët dhe bashkëpunëtorët e Qendrës Shëndetësore Divjakë, dhe qendrave shëndetësore të Bashkisë son , Një falenderim shkon për mjekët dhe infermierët Urgjencës të Spitalit Lushnjë si dhe për kolegët e Urgjencës Kombëtare 127 në Tiranë.Me ju kam ndarë punë, përgjegjësi, vështirësi, por mbi të gjitha një qëllim të përbashkët: t’u shërbejmë njerëzve dhe besoj se ja dolëm.Sot largohem me mirënjohje, respekt dhe kokën lart.
Një kapitull mbyllet… por përkushtimi për të qenë i dobishëm vazhdon.
Telefoni im nuk do mbyllet kurr , në çdo moment 24 në 24 orë un do vazhdoj të jem pran jush .Kushdo që do ket një problem shëndetësor dhe gjykon se mund ta zgjith un është i mirëpritur të më telefonoj. Faleminderit.
Shoqata e Infermierëve te Shqiperise
Tetor 2026

