Përsoneli shëndetësor ende pa marë pagën e dhjetorit,ndërkohë qeveria premton rritje pagash?

Global,Healthcare.,Globe,And,Stethoscope,,Studio,Shot.blue,Toned,Images.

Mjekë, infermierë, sanitarë, përgjegjës shërbimesh dhe i gjithë personeli shëndetësor vijojnë të jenë në krye të detyrës, pa ndërprerje, edhe në kushte emergjencash civile, edhe gjatë festave të fundvitit. Por, pavarësisht sakrificës dhe përgjegjësisë së tyre, paga e muajit dhjetor 2025 ende nuk është kaluar.

E kthyer tani ne rutine çdo fillim viti përsoneli pret me syte nga banka kur do ju kaloj paga. Edhe pse ata kanë firmosur një kontratë e cila thekson që brënda datës 5 të çdo muaji paga ju kalon në llogaritë përsonale muaji Janar nuk ndodh kjo prej disa vitesh. Banka e justifikuar me fondin qe kalon drejtoria e keshtu drejtoria justifikohet me fondin qe akordon ministria dhe e gjitha kjo barrë bie mbi personalin që çuditërisht heshtin dhe ankohen nën zë për shkak të frikës dhe presioneve që ju bëhen.

Në vitet e kakuara paga është marë rreth datës 15 Janar por ka ndodhur që disa herë edhe me datë 20 Janar e për këtë askush nuk mban përgjegjësi.

E çuditërisht në mes të kësaj situate mbeten premtimet elektorale për rritje page.

Problematika e pagave që edhe pse mes premtimeve për rritje mbetemi vendi me pagat më të ulta në rajon është tashmë shtysa kryesore për largimet e përsonelit jashtë vëndit (situatë e kërkuar nga mediat dhe portalet të mos etiketohet më si shqetësim).

Kudo spitalet dhe qëndrat shëndetësore kanë mungesë përsoneli e kjo jo vetëm nuk i shqetëson por nuk ju krijojnë as kushtet më minimale të punës se për pagat u mësuan në këto vite që ja u rrisin nga njëra anë e ja u marin nga ana tjetër.

Ndërkohë presim reagimin e institucioneve përgjegjëse për këtë problematikë.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë

Leave a comment