
Elvan Qollaku ,Infermier në Gjermani
Elvan Qollaku eshte nje nga koleget tane qe tashme prej vitesh jeton dhe punon ne Münster ,Gjermani.
Ai e nisi karrieren e tij si Infermier ne QSUT prane pavionit te Urologjise, ku sherbente me korrektesi dhe profesionalizem.
Profesionist qe gezonte respektin e kolegeve ,pacienteve dhe familjareve. Si dhe mjeket e kosideronin si krahun e tyre te djathte pasi Elvani ishte nje Infermier qe gjendej gjithmone prane pacienteve per tu sherbyer dhe i gatshem sa here mjeket kishin nevoje.
Me pas ai se bashku me disa kolege te tij ishin te paret qe futen sherbimin infermieror ne banese.

Pasi pikasi qe shume familje dhe pacient ne pamundesi per te mare sherbim ne spital e kerkonin kete sherbim ne banese. Dhe sherbimi Infermieror ne banese mori nje sukses te shpejte jo vetem per faktin si nje sherbim qe ofrohej ne shtepi por perbehej dhe nga nje staf i kualifikuar dhe profesionist.
Por pas disa vitesh si Infermier ne QSUT dhe me Nurse Ekspress Elvani u largua si shume kolege ne Gjermani per nje eksperiencë pune me te mire gje e cila rezultoi e tille.

Duke kaluar me sukses provimet e gjuhes dhe njohjes se diplomes ,ai arriti te merte lejen e ushtrimit edhe ne Gjermani.
Duke ushtruar porfesionin e tij ne dy klinika private njekohesisht ai nuk la pas dore dhe rritjen profesionale duke u angazhuar ne trajnime te ndryshme ne Gjermani edhe si lektor. Duke qene pjese e Shoqates se Infermiereve te Shqiperise ai gjithmone ishte pjese dhe e konferencave shkencore (online) me tematika te ndryshme duke ndare eksperiencën e tij dhe me koleget ne Shqiperi .

Elvan Qollaku gjithashtu eshte vleresuar per kontributin e tij dhe ne kohen e pandemise nga institucionet ku ai ka punuar si dhe ka mare çertifikata vleresimi dhe mirenjohje dhe nga Shoqata e Infermierëve te Shqiperise.
Eshte pjese e rrjetit te Infermiereve duke qene perfaqesues i Shoqates se Infermiereve te Shqiperise tek Nursing Now dhe International Councill of Nurses.
Rritja e tij profesionale i ka dhene mundesine qe ai te jete dhe nje profesionist i zoti duke mare vleresime te ndryshme ne Gjermani dhe Zvicer me prezantinet e punimeve te tij ne konferenca te ndryshme shkencore.
Se shpejti ai ka plane bashke me disa kolege per investim ne Shqiperi lidhur me vazhdimin e kontributit ne sherbim te pacienteve me hapjen e nje Azili dhe sherbimi te ri ne banese.
Ai gjithashtu eshte ne perfundim te nje studimi shkencor lidhur me teknikat e reja profesionale ne sherbim te moshës se trete te cilen e ka zhvilluar me disa koleg shqiptare ne Gjermani.
Shoqata e infermiereve te Shqiperise

