SËMUNDJET E VESHIT, HUNDËS DHE GRYKËS
Infeksioni akut i veshit të mesëm
Otitet
Tonsilitet dhe adenoidet
Laringitet
Epigloti akut
Titulli: Sëmundjet e veshit, hundës dhe grykës
Autori: Ilda Budlla
Programi I studimit: Menaxhim Infermieror Msc
Urgjenca Pediatrike
Abstrakt: Sëmundjet e veshit, hundës dhe grykës në moshën pediatrike janë sëmundje të cilat kanë impakt në gjendjen aktuale shëndetësore të fëmijës por edhe në të ardhmen.Janë sëmundje që kanë një manifestim klinik të shpejtë dhe kerkojne nje trajtim adekuat.
Qëllimi: Sëmundjet me karakter anatomik ORL dhe manifestimet klinike në moshën pediatrike, trajtimi I tyre dhe parandalimi I komplikacioneve. Paraqitja e rolit infermieror në vlerësimin, planifikimin dhe ndërhyrjen infermierore gjatë hospitalizimit, por edhe pas tij në edukimin shëndetësor që iu ofrohet prindërve.
Metoda: Studim retrospektiv(identifikimi i rasteve të diagnostikuar më patologjitë e mësipërme të interest.Analiza e të dhënave të përftuara dhe identifkimi i rasteve që kanë paraqitur komplikacione. Kujdesi dhe ndikimi I rolit infermieror në trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Rezultate: Tabela dhe grafikë që tregojnë raportin e moshor dhe se cilat sëmundje kanë shpeshtësinë më të lartë.Raste që kanë rezultuar në komplikacione dhe modifikimi I disa praktikave infermierore në drejtim të përmirësimit dhe gjenerimit të efektivitetit të trajtimit.
Konkluzione: Mosha pediatrike është një periudhë delikate dhe të gjitha patologjitë kanë një impakt shëndetësor dhe publik. Efektiviteti I trajtimit dhe ndikimi I rolit infermieror në trajtimin e këtyre patologjive është thelbësor dhe efikas. Bashkepunimi I stafit mjekesor dhe infermieror perben celesin e suksesit ne trajtimin dhe miremenaxhimin e ketyre situatave shendetesore.
Mosha pediatrike 0-18 vjec eshte nje moshe delikate, kjo si pasoje e zhvillimit psiko-motor me ritme te shpejta dhe ndryshimeve esenciale qe ndodhin ne fizikun e tyre duke ndikuar ne menyre te drejtperdrejte ne aspektin psikologjik I ndihmuar kjo edhe nga faktoret e jashtem si: mjedisi, shoqeria, familja, faktoret socio-ekonomik dhe adaptimi I tyre me nje realitet qe ndryshon. Prania e patologjive kalimtare sikunder jane infeksionet e veshit, te grykes dhe hundes pavaresisht fashes moshore pediatrike jo rrallehere kalojne ne menyre te thjeshte, por ato mund komplikohen duke dhene demtime te parikthyeshme tek pacientet e vegjel te cilet mund ta vuajne ate pr gjithe pjesen tjeter te jetes.
SISTEMI I DEGJIMIT
Quhet ai sistem qe sherben per te kthyer energjine e tingullit ne sinjale elektrike, te cilat percillen ne sistemin nervor per tu intepretuar. Valet e zerit shprehin ne vetvete rritje dhe ulje periodike te densitetit te ajrit.Nje tingull me nje frekuence perben nje ton te paster dhe shprehet me cikle/sek ose Hertz(Hz).
Intensiteti ose lartesia e nje tingulli eshte reflektim I amplitudes se vales presive te tingullit. Pragu per degjimin e nje tingulli percaktohet si 0 dB. Veshi I njeriut mund te kape ndryshime ndermjet dy tingujve, te vogla deri ne 0,1 Db
Aspekte anatomike te veshit
1- Veshi I jashtem, I cili perbehet nga llapa dhe meatusi akustik I jashtem, qe nepermjet kanalit akustik te con ne siperfaqen e jashtme te membranes timpanike.
2- Veshi I mesem I cili eshte nje kavitet qe per nga jashte kufizohet me membrane timpanike dhe ne brendesi vazhdon me nje zinxhir kockor te perbere nga 3 kocka: maleus, incus dhe stapes. Keto kocka sherbejne sin je ure lidhese ndermjet membranes timpanike dhe dritares ovale te veshit te brendshem.
3- Veshi I brendshem(koklea) ne te cilin ndodh kthimi I energjise se tingullit ne impulse elektrike. Ajo eshte nje dhomeze ne forme spirale 3.5 cm e gjate e ngjashme me guacken e kermillit. Pjesa afer veshit te mesem quhet baza e kokleas ndersa pjesa e thelle e saj quhet maja(apex) I kokleas.
Koklea ndahet ne 3 dhoma:
– Dhoma e siperme(scala vestibule) qe lidhet me dhomen e poshtme nepermjet helikotremes
– Dhoma e mesme(scala media)
– Dhoma e poshtme(scala timpani) qe ndahet nga veshi I mesem prej dritares se rrumbullaket
Likidi ne dhomen e siperme dhe ate te poshtme quhet perilimfe(I ngjashem me likidin cerebero-spinal), nersa Brenda dhomes se mesme qarkullon endolimfa. Ne brendesi te endolimfes gjendet organi I Kortit.
Inflamacioni I seciles prej formacioneve anatomike te veshit ne mosha pediatrike por jo vetem kerkon nderhyrje mjekesire dhe trajtim pasi neglizhenca mund te progredoje ne pasoja te tipit: ulje te nivelit te degjimit deri ne shurdheri si dhe radijimin e inflamacionit drejt sistemit nervor, pasojat e demtimeve do mund te ishin problematike.
OTITET
Jane inflamacione te veshit te mesem.
Otiti është një sëmundje që prek sidomos fëmijët e vegjël. Janë të rrallë të rriturit që vuajnë prej tij. Arsyeja pse është kaq i shpeshtë te fëmijët është e thjeshtë: Ata sëmuren shpesh nga rrufa. Në fëmijëri, funksionimi i tubit të Eustashit (që lidh veshin e mesëm me fytin) nuk është shumë efikas dhe zihet shpesh. Si rezultat, sa herë që fëmija sëmuret nga rinofaringiti apo rrufa, tubi i Eustakit rrezikon të preket. Sekrecionet që përmbajnë plot bakterie ose viruse grumbullohen në vesh dhe e infektojnë atë. Kjo ndodh më shpesh te fëmijët e moshës 6 muaj-3 vjeç dhe sidomos gjatë vjeshtës e dimrit, kur edhe rrufat janë më të shpeshta. Në raste të tjera, një mosfunksionim i tubit të Eustakit, mjedisi rrethues favorizues, si për shembull vajtja e fëmijës në çerdhe apo kopsht, nëse prindi pi duhan në shtëpi, favorizojnë sëmurjen me otit.
Otitis media acutae eshte nje process inflamator akut purulent I veshit te mesem qe karakterizohet nga prania e eksudatit. Ai paraqet patologjine me te shpeshte qe takohet ne moshen pediatrike me nje incidence me te larte nga muaji I 6 jetes deri ne 3 vjec.
Etiologjia
– Niveli I ulet socio-ekonomik
– Niveli I ulet higjenik ne mjediset shtepiake dhe publike
– Seksi mashkull
– Ushqyerja artificial
Ky infeksion ne 70% te rasteve shkaktohet nga bakteriet. Nder to permendim:
– Streptoccocus pneumonie
– Haemophilus influenze
– Streptoccocus piogjen etj.
Ne 30% te rasteve te mbetura ky infeksion shkaktohet nga viruset. Nder to permendim:
– Virusi respirator sincicial
– Viruset e influenzes
– Enteroviruset
– Retroviruset
Janë dy lloje inflamacionesh te veshit te mesem,ndarja e te cileve eshte thelbesore per te mundesuar nje trajtim efikas, me origjinë virusale, ose bakteriale. Këto dy lloje otitesh nuk trajtohen në të njëjtën mënyrë. Trajtimi me antibiotikë është efikas vetëm për otitet me origjinë bakteriale. Idealja do të ishte një analizë me mbjellje e sekrecioneve të veshit, për të parë nëse otiti është me origjinë bakteriale, apo virusale dhe vetëm më pas të fillohet trajtimi. Megjithatë, në shumicën e rasteve, nuk ndodh kështu. Në fakt, është e mundur që mjeku nga vizita e tij të kuptojë nëse është otit virusal apo bakterial. Në rastin e një otiti bakterial, temperatura është e lartë, dhimbjet të forta dhe timpani i veshit, me qelb ose i çarë. Kur otiti është bilateral, domethënë në të dy veshët, ai është me origjinë bakteriale. Në rastin e otitit virusal, gjendja e fëmijës është më e mirë. Pergjithesisht ky infeksion eshte pasoje e infeksioneve te tjera te nazofaringsit qe per shkak te distances se shkurter nepermjet kanalit te Eustakit arrijne ne vesh duke dhene keto problematike qe ne moshen pediatrike nuk duhen neglizhuar kurresesi. Infeksionet e veshit te mesem kane tendencen te kronicizohen kur ndodhin shpesh dhe per nje kohe relativisht te shkurter. Gjithashtu mostrajtimi dhe trajtimi I gabuar mund te cojne ne komplikacione te tipit:
– Demtime te strukturave te tjera te brendshme te veshit(labirinthitis)
– Demtim te nervit te degjimit I cili mund te coje ne ulje te degjimit ose deri ne shurdheri
– Demtim te nervit facial qe mund te coje ne paralize te muskujve te fytyres
– Kur infeksioni perparon dhe progredon mund te shkaktoje meningit(inflamacion te cipave te trurit)
– Mund te provokoje nje mastoidit kjo sepse kavitetet e veshit të mesëm komunikojnë të gjitha mes tyre. Duhet menduar për një mastoidit kur otiti nuk shërohet brenda kohës së duhur, kur fëmija nuk shton në peshë, si dhe ka probleme te vazhdueshme .
– Otiti i lëngshëm është një ndërlikim që ndodh shpesh pas disa otiteve të përsëritura. Pas një otiti akut, lëngu qëndron pas timpanit, duke shkaktuar ndonjëherë dhimbje.
TRAJTIMI
Ne rastin e infeksionit te otitis media me baktere rekomandohet nga mjeku otorinolaringolog trajtim me antibiotike sakaq per infeksionin me natyre virale rekomandohen antivirale. Kur infeksioni dhe mikroorganizmat jane rezistent ndaj terapise medikamentoze mjeku specialist ORL vendos kryerjen e paracentezes.
Paracenteza eshte nje procedure e cila ngjall frike tek pacientet e vegjel ndaj edhe ne protokollet e trajtimit te miratuara nga OBSH vendoset e fundit ne perdorim si metode trajtimi. Paracenteza nenkupton shpimin e timpanit te veshit me qellim evakuimin dhe drenimin e likid te grumbulluar aty. Ajo realizohet nga mjeku nen anestezi te pergjithshme.
Diabolo ose jojo është një tub i vogël që vihet në timpanin e veshit për të evakuar lëngjet që formohen në vesh, kur tubi i Eustashit nuk luan rolin e tij. Është një lëng pak i trashë që qëndron në tubin e Eustashit, që bëhet gjithnjë e më viskoz dhe nuk mund të drenazhohet. Parimi është i njëjtë me atë të një kutie konserve. Kur ju bëni një vrimë, lëngu nuk rrjedh; kur bëni dy, ai del. Me një fjalë, diabolo bën të mundur evakuimin e sekrecioneve, bashkë me mikrobet që ato përmbajnë.
EDUKIMI SHENDETESOR
Ne rastin e kronicizimit te otiteve mjeku duhet te hulumtoje ne anamneze per te gjetur faktorin shkaktar:
– Faktorë anatomikë, si mishi i huaj (adenoidet) në hundë. Mund të bëhet fjalë edhe për një keqformim.
– Faktorët e mjedisit. Fëmijët e qytetit janë më të ndjeshëm ndaj otiteve sesa fëmijët e fshatit, sepse ndotja luan rol negativ. Edhe jeta në kolektivitet favorizon përsëritjet e otiteve.
– . Duhanpirja pasive: Mos pini kurrë duhan pranë fëmijëve. Përfitoni nga lindja e fëmijëve për të lënë duhanin! Në shtëpi, ose veturë, mos pini kurrë duhan para fëmijës.
– Nëse mundeni, prisni moshën 3 vjeçare për ta çuar në kopësht, ose në përgjithësi, kufizoni në maksimum qëndrimin e fëmijës në kolektiv. Nëse keni mundësi, zgjidhni çerdhen apo kopështin me më shumë hapësirë, pasi afërsia me fëmijët e tjerë luan një rol të rëndësishëm.
– Ushqimi me qumështin e nënës duket një mënyrë e mirë për të parandaluar otitin.
Vaksinimi???
– Dy janë vaksinat që këshillohen, ajo kundër Hemophilus influenzae dhe kundër pneumokokut. Në fillim ato kishin si qëllim parandalimin e meningiteve, por shumë studime kanë treguar efikasitetin e ryre në parandalimin dhe ndërlikimin e otiteve.
Pastrimi i veshit nga sekrecionet qe dalin nepermjet kanalit te degjimit (otorrea)
Vendosja e dores nenkupton qe pacienti/ja ka nje ulje te degjimit dhe me ane te kesaj manovre mundohet te kapi sa me shume tinguj per te kompensuar keshtu fenomenin e bllokimit te veshit.
Rhinitis
Rinitet jane infeksione te hundes. Jane problematika qe takohen ne moshen pediatrike si pasoje e infeksioneve virale kryesisht dhe me rralle bakteriale. Ne femijet e vitit te pare te jetes infeksioni I hundes bashkeshoqerohet edhe me infeksionin e faringsit duke e dhene infeksionin e rinofaringiteve.Rinitet acute jane forma me e shpeshte qe prek femijet. Viruset qe takohen si shkaktare te riniteve jane:
– Virusi respirator sincicial
– Rinoviruset
– Viruset e gripit etj
Klinika
Shenjat klinike te rinitit akut shfaqen kryesisht me:
– Sekrecione te ujshme seroze ose seromukoze nga hundet ( Rinorrea), me te rralla jane sekrecionet mukopurulente qe kane nje origjine kryesisht bakteriale.
– Bllokim te hundeve
– Veshtiresi ne frymemarrje nga hunda
– Temperature kryesisht subfebrile
– Teshtitje
– Diskomfort
– Frymemarrje me zhurme
Mjekimi
Eshte simptomatik ne rastet e lokalizuara te infeksionit vetem ne hunde.
Kemi perdorim te:
– Antipiretikeve ne rast te temperatures febrile dhe solucion fiziologjik me pika per femijet e vegjel (operil) si dhe vazokonstriktore locale me pika ne hunde me femijet me te rritur ( nafazoline)
– Trajtim mbeshtetes dhe suportiv
Ne rastin e nje riniti te zgjatur ne kohe dhe ne simptomatologji klinika e tij vijon dhe zgjerohet duke perfishre edhe sistemin degjimor.
Klinika
Shume e zakonshme eshte dhimbja e veshit cka shoqerohet me ulje te degjimit dhe shenja te pergjithshme te tipit temperature, shqetesime dhe diskomfort, marrje mendsh (vertigo). Ne pacientet e vegjel diagnoza vihet nga shenja te pergjithshme jospecifike si: temperature, gjendja si e fjetur, refuzimi I ushqimit, te vjella dhe diarrea.
Infeksioni nga veshi I mesem mund te perhapet edhe ne strukturat endokraniale. Mund te shfaqen komplikacione supurative si mastoiditi, meningitis, abcsesi cerebral otogjen. Infeksioni I veshit te mesem ka riskun te perseritet.
Per saktesimin e diagnozes eshte vendimtar ekzaminimi otoskopik. Membrana timpanike duket e skuqur dhe pak e levizshme. Prania e eksudatit dhe levizshmeria e membranes mund te vleresohet mire edhe elektronikisht nepermjet impedensiometrise. Timpatocenteza eshte e indikuar kur dyshohet nje komplikacion supurativ ose ne rastet e mje pergjigje jo te kenaqshme ndaj mjekimit me antibiotike. Mjekimi I keshillueshem eshte ai me ampiciline dhe amoksiciline nga goja me doze 50-60 mg/kg peshe ne dite ne 3 marrje ditore. Zgjedhje e dyte mund te jete mjekimi me eritromicine dhe baktrime. Antihistaminiket dhe analgjeziket mund te perdoren deri ne momentin kur membrane timpanike nuk eshte e perforuar.
TONSILITET DHE ADENOIDET
Tonsilat dhe adenoidet jane te perbera nga indi linforetikular ( unaza e Waldeyer) funksioni I te cileve eshte te prodhojne antikorpe dhe mediatore te pergjigjes immune, kunder mikroorganizmave pergjegjes te infeksioneve te traktit te siperm respirator. Tonsilat dhe limfonodujt regjionale jane pergjegjese per organizmin dhe perfaqesojne stacionin e pare limfatik te afte per bllokimin e perhapjes se nje infeksioni rino-oro-faringeal, ne drejtim te rrugeve respiratore te poshtme. Ata njihen ndryshe edhe me termin angine.Sipas studimeve te kryera mbi kete patologji infektive, studiuesit kane arritur ti klasifikojne anginat ne 4 tipe (forma) te cilat jane:
– Angina vezikulare
– Angina pseudo-membranoze
– Angina ulcero-nekrotike
– Angina eritematozo-folikulare
Ne jeten intrauterine mungon stimulimi antigjenik dhe indi limfatik eshte I dobet. Tonsilat dhe adenoidet jane hipoplazike dhe keshtu mbeten per te gjithe vitin e pare te jetes. Me vone nga viti I 3-6 I jetes per shkak te nryshimeve te mikroorganizmve dhe perseritjes se shpeshte te infeksioneve te traktit respirator, ato kane tendencen te hipertrofizohen e cila ndodh ne menyre krejtesisht fiziologjike.
Pikepamja histologjike
Hapja e grykes mbrohet nga 3 masa te indit limfoid:
– Tonsilat palatine
– Tonsilat linguale
– Tonsilat faringeale
Te treja prej tyre karakterizohen nga 4 vecori strukturore:
1- Kufiri I jashtem I tyre vishet me epitel
2- Epiteli eshte I palosur ose I invaginuar
3- Kufijte e brendshem te tyre vishen me capsule
4- Ata zhyten ne lamina propria.
Qellimi kryesor I tyre eshte prodhimi I limfociteve per perdorim local dhe sistemik. Ato marrin pjese ne proceset e punes.
Tonsiliti akut
Eshte nje inflamacion akut I tonsilave dhe qe vihet re shpesh ne moshat pediatrike. Ai mund te shkaktohet kryesisht nga viruse , baktere ose me rralle nga mikroorganizma si klamidia dhe mykoplasma,. Viruset dhe sidomos rinoviruset, adenoviruset jane agjentet me te shpeshte pergjegjes per tonsilitet eritematoze ose katarrale, vecanerisht ne 3 vitet e par ate jetes. Ndermjet formave bakteriale qe shkaktojne tonsilit akut por qe edhe mund te kronicizohet, streptokoku B hemolitik I Gr.A eshte me I rendesishmi sepse ne moshat eshte pergjegjes per:
– Semundjet reumatizmale
– Glomerulonefriti akut
– Prekja e zemres (sidomos ne femijet mbi 5 vjec
Është një nga sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë sidomos rreth moshës 5-6 vjeç. Poshtë moshës 3 vjeç dhe mbi 50 shihet rrallë. Funksioni i tonsilave qendron në krijimin e limfociteve(qeliza të bardha apo antitrupa) dhe zakonisht shkaktarët kryesorë janë mikroorganizma patogjenë si: stafilokoke,,streptokoke,,pneumokoke.
Etiologjia
Shkaku i tonsilitit mund të jetë infeksioni viral ose bakterial. Shpesh ky i fundit, pason një virozë të rrugëve të sipërme respiratore. Në shumicën e rasteve dhimbja e fytit ka etiologji virale. Viruset mund të japin temperaturë të lartë, rash dhe exudat faringeal. Streptokoku i grupit A është shkaku i tonsilitit në 5-20% të rasteve (gjatë epidemive 40%). Lloje të tjerë streptokoku mund të shkaktojnë epidemi, por nuk lënë pasoja. Mononukleoza infektive është diagnostikuar në 1-2% të sëmurëve me tonsilitit. Bakteret shkaktojnë 15-30% të rasteve me faringotonsilitit.
Klinika
Klinika e hershme fillon me një rritje të temperaturës papritur dhe me ethe. Temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë. Ka dhimbje të fytit dhe si pasojë e prekjes prej inflamacionit edhe të muskujve të fytit vihet re dhe vështirësi në gëlltitje. Shoqërohet me dhimbje koke, këputje, dhimbje kyçesh. Tek fëmijët mund të shkaktojë edhe dhimbje barku e të vjella. Mund të shkaktojë dhimbje veshi dhe infalmacionin e këtij organi (otitis media). Gjithashtu mund të vihen re edhe lenfadenopati të dhimbshme (enjtje të gjendrave).
Ne pergjithesi eshte e veshtire nga ana klinike te dallohet nje infeksion me origjine virale nga I me origjine bakteriale, edhe pse prania e disa simptomave klinike mund te orientojne per nje infeksion streptokoksik. Keta simptoma jane:
– Faringidinia
– Disfagia
– Temperature febrile
– Cefale
– Dhimbje abdominal
– Nauze dhe te vjella sidomos ne femijet e vegjel
Diagnoza vendoset me vizitën e bërë nga mjeku i cili vë re se tonsilat janë të zmadhuara (hipertrofike) dhe të skuqura (hiperemike). Mund të ketë edhe eksuda mbi bajame (qelbëzim). Nëse janë shumë dhe të vogla si pikë atëherë e merr emrin tonsiliti folikular. Mukoza e gojës është e thatë si pasojë e marrjes së pakët të lëngjeve. Si test diagnostikues përdoret mbjellja (kultura) e fytit. Gjithashtu edhe me preparatin e fytit mund të punohet për gjetjen antigjenteve të streptokokëve beta hemolitik grupi A.
Në analizat laboratorike vihet re një leukocitozë (rritje e leukociteve, qelizave mbrojtëse të trupit). Nëse dyshohet për infeksion bakterial boja gram mund të jetë e dobishme. CRP ndihmon në diagnozën diferenciale mes bakterieve dhe viruseve. Nëse është e lartë infeksioni është bakterial.
Qëllimi i trajtimit është të shkatërrojë infeksionin dhe të lehtësojë simptomat. Higjena e gojës dhe marrja e nevojshme e lëngjeve është shumë e rëndësishme. Për pastrimin e gojës mund të përdoren gargarat antiseptike. Për infeksionin duhen përdorur atibiotik (veçse kur dyshohet për infeksion bakteriel e jo viral), regjim shtrati, marrje e bollshme e lëngjeve .Edhe nëse nuk përdoret asgjë përsëri trupi e kufizon infeksionin por dhënia e ilaçeve kur duhet i ul ndjeshëm simptomat dhe pengon komplikacionet emundshme dhe të rrezikshme si sëmundjet e veshkave dhe ato reumatizmale. Si antibiotik këshillohet penicilina për 10 ditë. Për heqjen e bajameve ka disa kritere të tjera që mjeku i merr parasysh dhe nuk duhet nxituar por duhet parë nëse është apo jo e nevojshme. Dozat e zakonshme per penicilinen V ( nga goja) eshte 50000 U/kg/dite ne 3-4 doza per 10 dite ndersa benzatin benzyl penicilina (i/m) perdoret ne doza 600000 U ne doze unike ne femijet me me pak se 25 kg dhe 1200000 ne femije me peshe me te madhe se 25 kg. Si mjekim alternative mund te perdorim antibiotike te tjere te tipit amoksiline ne doza 50-100 mg/kg/dite 3 here ne diteper 10 dite. Ne pacientet alergijike keshillohet eritromicina ne doza 40-50mg/kg/ per 10 dite.
Tonsiliti kronik
Infeksioni tonsilar kronik karakterizohet nga crregullime te vazhdueshme te epitelit kriptik me hiperkeratoze, shtim te flores patogjene, reduktim te funksionit imunitar tonsilar dhe me pranine e shenjave te infeksionit streptokoksik.
Tonsilat jo gjithmone jane jane hipertrofike, shpesh kane dimensione normale, siperfaqe te parregullt dhe me kripte. Prezenca e hiperemise ne palatum mole, adenopatia angulo-mandibulare kronike, subfebrilitet jo I vazhdueshem, riakutizimi I tonsiliteve mbi 3 here ne vit me temperature ose bllokim te faringsit nga hipertrofia tonsilare ka indikacion per tonsilektomi sikurse prania e abcesit tonsilar dhe peritonsilar qe perseritet.
Vleresimi infermieror bazuar ne klinike dhe simptomatologji
Disa simptoma te zakonshme te tonsilitit jane:
– Temperature (38.8-39.4C)
– Gryke (fyti) te lenduara ( mukoza tonsilare e inflamuar me prani ose jot e pllakave te posit ne ngjyre te verdhe ose te bardhe dhe qe shoqerohen me nje ere te rende)
– Veshtiresi ne gelltitje (disfagi)
– Dhimbje te pergjithshme te trupit (dhimbje koke, veshi dhe muskujsh)
Planifikimi dhe nderhyrjet infermierore
Aplikimi ne menyre korrekte I terapise se vendosur nga mjeku ( kur pacienti eshte I hospitalizuar dhe edukimi shendetesor I familjareve kur pacientit I rekomandohet pushimi ne shtepi). Sprucimi ose lagia e fytit dhe perdorimi I analgjezikeve si kodeina jane terapi suportive per lehtesimin e dhimbjes. Terapia me antibiotike si psh peniciline zgjat 10 dite dhe eshte e indikuar per trajtimin efikas ne luften kunder infeksionit bacterial. Qendrimi I femijes ne shtrat e ndihmon ate ne suportimin e gjendjes infeksioze dhe I rekoandohet perdorimi I nje diete ushqimore te pasur me elemente ushqimore dhe sa me shume lengje duke shmangur dehidrimin si pasoje e temperatures se larte por simptomatologjise gastro-intenstinale qe con ne humbje te likideve ne organizem.
Parandalimi
Meqë shkaktari kryesor i tonsilitit është infeksioni viral, mënyra më e mirë për ta parandaluar është respektimi i rregullave të higjienës. Mënjanimi i vendeve të mbyllura e super të populluara (p.sh., qendrat tregtare), në periudha virozash, është gjithashtu e rekomanduar sidomos për fëmijët.
Infeksioni bakterial nga streptokoku i grupit A, është sëmundje infektive. 24-orëshin e parë, pacienti duhet izoluar për të mos përhapur infeksionin tek pjesëtarët e familjes apo shokët e punës. Mbani fëmijën e sëmurë në shtëpi, derisa të këshillojë mjeku, në mënyrë që të shmanget kontaminimi i fëmijëve të tjerë.
Kjo eshte nje pamje tipike e tonsilave te inflamuara dhe qe nepermjet ketij ekzaminimi fizik dhe objektiv vihet nje diagnose paraprake nga mjeku per pranine e nje infeksioni. Diagniza perfundimtare vendoset pasi mjeku me ane te spatules merr nje sasi te sekrecioneve apo pllakave te pusit mbi tonsila dhe realizon nje kulture fyti per te percaktuar mikroorganizmin dhe per te filluar me pas trajtimin qe do te luftonte ne menyre efikase kete gjendje infeksioze.
Kronicizimi I infeksionit tonsilar, cilado qofte natyra ose origjina e shkaktarit (virale ose bakteriale) dhe frekuenca e tij me mbi 3 here shfaqje me simptoma klinike ne vit sygjeron per nje trajtim tanime jo konservativ por kirugjikal qe konsiston ne heqjen perfundimtare te tonsilave. Duke u bazuar ne faktin qe kronicizimi i tyre sjell me shume pasoja negative sesa positive duke perfshire ketu benefitet qe ajo ka si pjese e nje porte mbrojtese imunitare per infeksionet qe prekin traktin e siperm respirator.
Tonsilat gjenden në fund të gjuhës në anët e faringut dhe të fytit. Bëjnë pjesë në unazën limfatike të kokës, një organ mbrojtës të traktit të sipërm të frymëmarrjes. Njerëzit mund të bëjnë një jetë të shëndetshme edhe pas largimit të tyre, sepse funksioni i tyre mbrojtës zhvillohet nga sistemi imunitar.
Tonsiliti nuk perben thjesht nje infeksion te zakonshem stinor dhe jo vetem por eshte ne gjendje te shkaktoje komplikacione ne saje te kronicizimit te tij I cili njihet me terminologji mjekesore si Tonsilit kronik. Vec kesaj mund te kemi grumbullim te pusit perreth tonsils duke formuar ate qe quhet abces peritonsilar. Ne qoftese grumbullimi I pusit behet ne thellesi te qafes, ajo quhet flegron dhe nenkupton nderlikimin me te rende dhe problematic te tonsilitit I cili shoqerohet me zmadhimin e gjendrave limfatike ne fyt. Nderlikimet e pergjithshme perfshijne: problematika reumatizmale, semundje renale dhe ato kardiake.
Tonsilektomia
Pershkruhet si nderhyrja kirugjikale qe karakterizohet nga heqja definitive e tonsilave si pasoje e kronicizimit te saj. Kur mjeku merr vendimin per te kryer nje nderhyrje kirugjikale tek pacientet e vegjel, I gjithe stafi angazhohet maksimalisht per te arritur nje rezultat produktiv. Kirugjia nuk pershkruhet gjate atakeve ose 2-3 jave pas kalimit te infeksionit. Kur sigurohemi qe nuk kemi me gjurme te infeksionit atehere mund te nderhyhet. Tonsilektomia pershkruhet per te gjitha moshat nderkohe qe ne moshen pediatrike perjashtim ben fasha moshore 0-4 vjec, nderkohe qe eshte me e zakonshme te ndodhe ne moshen shkollore ( e evidentuar nga evidencat dhe kerkimet shkencore ne bashkepunim me statistikat).
Pergatitja/Kujdesi preoperator
– Kontrollohet femija qe do te operohet, nese ka kryer te gjitha ekzaminimet e nevojshme preoperatore si:
• Hemograma (percaktimi I kohes se hemoragjise dhe koagulimit)
• Radioskopi toraksi
• EKG
• Analize urine
Pergjithesisht femijet e kane te veshtire te kuptojne se cfare ndodh ne keto raste por megjithate stafi mjekesor dhe ai infermieror mundohet ti shpjegoje procedure ne menyren me te thjeshte te mundshme per ta kuptuar, nderkohe qe prinderit ose kujdestari ligjor I tyre informohet detajisht mbi:
• Tekniken e operacionit
• Llojin e anestezise
• Pozicionin e qendrimit gjate operacionit
• Pasojat e mundshme duke theksuar otalgjine
– Infermieri ben premedikimin operator sipas udhezimit te mjekut anestezist. Zakonisht perdoret nje medicament barbiturik-atropine.
– Mengjesin e dites se operimit, femija duhet te jete I pangrene.
– Perdoret anestezi locale me solucion Lidokaine. Kur perdoret anestezi locale, pacienti qendron ne pozicion ulur.
– Cdo crregullim I shenjave vitale duhen raportuar me qellim korrigjimin e tyre perpara interventit kirugjikal.
– Gjakrrjedhja dhe koha e koagulimit duhen administruar. Cdo vleresim I gabuar do te coje ne ndeshkimin fizik te pacientit. Nje tendence hemorragjie do ta trajtojme me vit.K. Disa ore perpara operacionit nuk I jepen lengje me qellim parandalimin e aspirimit te tyre gjate anestezise.
Kujdesi intraoperator
– Perdoret anestezi e pergjithshme per femijet
– Gjate operacionit femija eshte I shtrire ne pozicion supin dhe me koken shtrire. Ky pozicion parandalon qe gjaku te rrjedhe ne pjesen e siperme te fytit.
– Gjate operacionit, femijes I aspirohen sekrecionet te cilat grumbullohen aty dhe kjo behet me qellim parandalimin e ndonje komplikacioni te mundshem pulmonar.
Kujdesi postoperator
– Pas operacionit, femija vendoset ne pozicion pron.
– I vendosim nje jastek poshte kraharorit dhe barkut per te eleminuar aspirimin e te vjellave si dhe lejimin e drenimit te sekrecioneve nga goja.
– Monitorohet vazhdimisht femija per shenja te mundshme hemorragjie, pasi frekuencen me te shpeshte te ndodhjes se ketij komplikacioni e kane oret e para postoperatore. Shenjat e para qe I paraprijne hemorragjise jane: shtimi I te peshtyrave, ndryshim I parametrave vitale, takikardi, nauze dhe te vjella me rrema gjaku.
– Dhimbjet postoperatore jane te natyrave te ndryshme, ne rast se eshte e nevojshme mund te perdorim qetesues duke shmangur aspirinen per efektin e antigregantit trombocitar.
– Infermieri keshillon prindin qe ushqyerja ne 24 oret e para dhe deri ne 3 dite duhet te jete vetem nje ushqim I lengshem. Me pas nga dita 3-7 ne dieten ushqimore do te perfshihen ushqime te buta dhe te vakta. Ne varesi te aftesise per te gelltitur femija, rreth dites se 7 duhet te ushqehen normalisht.
Nderlikimet postoperatore
• Hemorragjia sekondare (3-4 ore pas tonsilektomise)
• Rritja e temperatures trupore (pireksia)
• Dhimbja e veshit(pireksia)
Tek femijet krahas ecurise se interventit, do mund te shohim:
-Gjendje e shqetesuar
– Gjendje gjumi
– Zbehje
– Ekstremitete te ftohta
-Tendence per gjendje sinkopale.
Adenoidet
Adenoidet jane formacione indore qe gjenden në muret midis hundës dhe faringut dhe luajnë një rol mbrojtës kundër invadimit të agjenteve infektiv të jashtëm, duke formuar unazën limfatike të kokës. Rol të rëndësishëm luajnë në vitin e parë të jetës dhe me pas reduktohet progresivisht.
Hipertrofia e adenoideve shfaqet me zmadhimin e tyre dhe si simptome kryesore ka veshtiresine respiratore nga hunda qe vjen si pasoje e mbylljes mekanike te rinofaringsit nga ana e indit limfatik te adenoideve te zmadhuara nga inflamacioni qe I ka prekur ato,te cilat prekin edhe tonsilat.
Kjo ben qe femija te marri fryme me veshtiresi nepermjet hundes dhe detyrohet qe kete process ta kryeje me goje, dhe naten shkakton zhurme gjate respiracionit me hunde.
Keta femije kane simptomatologji klinike te vecante:
– Timber nazal te zerit
– Goja gjysme e hapur gjate gjumit
– Mukoza e buzes dhe e gojes jane te thata
Ata bejne shpesh laringotrakeite te perseritura me kolle te thate, shkaktojne ulje te degjimit etj, shenja klinike keto qe ndihmojne per te vene diagnozen.
Adeniodet akute
Jane infeksione acute te adenoideve qe shkaktohen nga mikroorganizma me natyre bakteriale ose virale. Ky infeksion mund te shkaktoje nje zmadhim te shpejte te adenoideve por qe eshte I rikthyeshem. Klinikisht manifestohen me:
– Temperature
– Veshtiresi ne frymemarrje me hunde
– Inflamacion te mukozave nazale dhe faringsit
– Diskomfort
Mjekimi dhe trajtimi I tyre eshte antibiotikoterapia kur origjina e mikroorganizmit patogjen eshte bacterial dhe trajtimi suportiv e simptomatik me antiinflamatore. Ne format kronike klinika rendohet dhe mjeku vendos trajtim kirugjikal adenoidektomi. Pergatitja pre, intra dhe post operatore I pacientit eshte e njejte me ate te tonsilektomise, madje jo rrallehere ka ndodhur qe ne te njejtin intervent te realizohen heqja e tonsilave dhe adenoideve.
Laringitet
Laringiti është inflamacion i mukozës së laringut i shfaqur në formën akute,subakute dhe kronike.Është një nga çrregullimet më të shpeshta të shfaqura në laring. Laringiti quhet akut kur simptomat zgjasin më pak se 3 javë. Laringu eshte formacioni anatomik I specializuar ne funksionet e zerit. Ne patologjite laringeale perfshihen:
– Stridori laringeal kongenital
– Laringiti striduloz
– Laringiti spastik
– Epigloti akut
Etiologjia
Jane 2 grupe madhore:
• Infeksioze
– Virale
1- Rhinoviruset
2- V.Parainfluenzes
3- V.R.S,
4- Adenoviruset
5- V.Influenzes
6- V.i fruthit
7- Bordetela pertusis
8- Varicela-zoster.
– Bakteriale
1- Streptococus pneumonie
2- Hemofilus influenze
3- Corinobacterium difterie
4- Pseudomonas aeruginoza
– Mykotike
1- Candida albikans
2- Hystoplazma
3- Blastomyces
4- Aspergilus
5- Kokidiomyces.
– Parazitare
1- Trikinosis
2- Leishmania
3- Shistosomiazis
• Jo infeksioze
– Laringiti-i Kontaktit
– Refluksi gastro-esofageal
– Thithja e ajrit të ndotur
– Medikamentet e inhaluara
– Duhani
– Inhalimi i komponimeve kaustike
– Laringiti-Mekanik
– Abuzimi vokal ose keqpërdorimi i zërit
– Trauma laringeale
– Laringiti-Alergjik
– Reaksion hipersensibiliteti
– Angioedema
– Steven Jonson sindrom
– Çrregullimet immune
-Arthritis rheumatoid
– Lupusi eritematoz
– Laringiti-Sicca(i thatë)
– Laringiti-Termal
Histopatologjia
Me laringit akut kuptojmë inflamacion të mukozës së laringut e cila zgjatë më pak se tre javë.Kjo karakterizohet me vazodilatacion dhe infiltrim të mukozës me polimorfonukleare.Pra është një reaksion inflamator ndaj futjes së një agjenti të huaj,ku paraqitet me edemë dhe skuqje të mukozës.Laringiti është pasojë e inflamacionit nga invadimi i mikroorganizmave ose shkaktarëve irritues,traumatik,metabolik ,alergjik,autoimunë ose idiopatik.Në pamje kemi skuqje dhe edemë të laringut kryesisht regjionit subglotik.Ngjirja e zërit gjatë laringitit akut shpjegohet me edemën e kordave vokale.Pra duhet një presion ajri më i madh për të vibruar kordat vokale,duke qenë se ato janë të trashura nga edema dhe hyperemia e mukozës.
Klinika Shenjat dhe simptomat kryesore
Në përgjithësi fillon si infeksion i rrugëve të sipërme respiratore,vazhdon me disfoni,ngjirje,odinofoni,disfagi,odinofagi,dispnea,rhinorrhea,fyt i thatë,lodhje dhe dobsi e përgjithshme trupore.Ankesat zgjasin rreth 7 deri 10 ditë.
FORMAT E LARINGITIT AKUT:
LARINGITI PEDIATRIK
Inflamacioni laringeal tek fëmijët shfaqet me një nga këto simptoma si disfoni,odinofoni,kollë,disfagi,odinofagi,stridor dhe dispne.Obstruksioni i laringut është më i shpeshtë dhe më i rëndë tek fëmijët se tek te rriturit,kjo si pasojë e përmasave më të vogla të lumenit të laringut.Në fëmijët edema e mukozës laringeale subglotike jep ngushtim kritik dhe kjo e bën laringitin akut jetëkërcënues në këto mosha krahasuar me të rriturit.
LARINGOTRACHEITIS (Krupi)
Fjala krup vjen nga skotishtja e vjetër që do të thotë kollë e ashpër ose lehëse.Është sëmundja inflamatore më e shpeshtë e laringut në fëmijëri,përgjegjës për rreth 15% të sëmundjeve respiratore ,të parë tek këto mosha.Kjo formë përbën 90% të obstruksioneve të rrugëve respiratore,ku 3-5% e fëmijëve kanë të paktën një episod krupi.Kryesisht shkaktohet nga virusi i parainfluenzes tipi(1,2,3),përgjegjës në rreth 75% të rasteve.Shkaktarë të tjerë janë Rhinoviruset,V.influenzes tipi A dhe B,V.R.S,Adenoviruset,Varicelazoster,HSV,V i fruthit i cili jep një formë shumë të rëndë të laringotrakeitit.Prek kryesisht moshën 6 muajsh deri në 3 vjeç me pik të incidences 18-24 muajsh.Meshkujt janë më të predispozuar se femrat për të bërë laringotrakeit.Sëmundja shfaqet zakonisht në fund të vjeshtës dhe në dimër.Krupi mund të quhet atipik nësë kap mosha më të vogla se 6 muajsh,zgjat më shumë se 7 ditë ose nuk i përgjigjet trajtimit.Transmetimi i infeksionit bëhet direkt nëpërmjet spërklave të pështymës ose ekspozimi ndaj sekrecioneve nazofaringeale.Periudha e inkubacionit është 2-6 ditë por pacienti mund të eleminoje viruse për 2 javë.Pas futjes së virusit mukoza e kordave vokale dhe hapësires subglotike bëhet eritematoze dhe edematoze.Lamina propia dhe submukoza jane te infiltruara me limfocite,histiocite dhe polimorfonukleare.Sëmundja zgjat 3-5 ditë.Faktor kyç për simptomatiken e sëmundjes është sasia e edemës në hapsirën subglotike.Edema e shprehur në këtë nivel është e rrezikshme sepse unaza e kërcit krikoid është e plote dhe nuk lejon zgjerimin e lumenit,kësaj edeme mund ti shtohet dhe rënia e krustave të mukozës e cila mund te çoje në obstruksion të plotë të lumenit të laringut që e bën këtë sëmundje jetëkërcënuese.
Klinika
Fillon me shenjat e një infeksioni të rrugëve të sipërme respiratore,vazhdon me temperaturë subfebrile,stridor inspirator (zakonisht) ose bifazik,ngjirje zëri,kollë të thatë,leukocitoze por në shumicën e rasteve është normal.Prania e stridorit bifazik,retraksionit të murit torakal,frekuencës së lartë respiratore,desaturimit flet për obstruksion të rëndë të rrugëve respiratore.Rëndesa e simptomave varet nga shkalla e obstruksionit të rrugëve respiratore. Disa parametra për ndjekjen e ecurise dhe përcaktimin e shkallës së obstruksionit të rrugëve respiratore janë:
– Stridor inspirator ose ekspirator
– Frekuenca respiratore
– Retraksioni i murit torakal
– Dëgjohet hyrja e ajrit
– Ankth ose përgjumje
– Ngjyra e lëkurës(cianoza)
– Oksimetria(desaturim)
Diagnoza
• Anamneza
– Pyetet i sëmuri për ankesat,historinë e sëmundjes,etj
• Ekzaminimi fizik:
– Ngjyra e lëkurës
– Tirazhi
– frekuenca respirarore
• Ro-grafia Antero-posteriore-(steeple sing-orë rëre) në hapsirën subglotike Laterale
– shihet turbullirë e hapsirës subglotike
• Laringoskopia direkte
• Fibrolaringoskopia flexibël,është shumë e vlefshme për vënien e diagnozës,ku shikohet hiperemi dhe edemë e mukozës dhe shtim i sekrecioneve.
Diagnoza diferenciale
– Supraglotitin
– Trupat e huaj në laring
– Hemangioma subglotike
– Stenozën subglotike të lindur
– Stenozën subglotike të fituar
– Trakeitin bacterial
– Abcesin retrofaringeal
Laringotrakeiti(krupi viral) prek kryesisht moshat 6 muaj der në 3 vjeç,me fillim të ngadalshëm,me shenjat e një infeksioni të rrugëve të sipërme respiratore,temperaturë subfebrile,ngjirje zëri dhe kollë,disfagia mungon dhe zakonisht nuk kanë pamje toksike. Supraglotiti(epiglotiti) prek kryesisht moshën 1 deri në 8 vjeç,shfaqja e sëmundjes është e shpejtë me simptoma të lehta deri mesatare të një infeksioni të rrugëve të sipërme respiratore,temperaturë të lartë,ngjirja dhe kolla zakonisht mungojnë,kanë disfagi dhe një pamje toksike. Trakeiti bakterial prek moshat nga 6 muajsh der në 8 vjeç,shfaqja e sëmundjes është e shpejtë,me simptomat e URI(infeksioni të rrugëve të sipërme respiratore),temperaturë zakonisht e lartë,me ngjirje zëri,kollë,disfagi dhe pamje toksike. Abcesi retrofaringeal prek moshat 1 deri 5 vjeç,sëmundja fillon ngadalë me simptomat e URI,temperaturë të lartë zakonisht,pa ngjirje dhe pa kollë,me disfagi,pamja toksike jo gjithmonë është e pranishme.
KRUPI SPAZMODIK(KRUPI FALS)
Është një formë jo infeksioze e inflamacionit laringeal e shoqëruar me simptoma mesatare, kronike ose intermitente të krupit.Karakterizohet nga atake të stridorit me shfaqje të shpejtë,zakonisht gjatë natës,në fëmijët e shëndoshë,ndërmjet moshës 1 dhe 4 vjeç,pa infeksione bashkëshoqëruese të traktit të sipërm respirator.Kolla lehëse dhe dispnea shoqërojnë stridorin.Ataku nokturn mund të shfaqet i izoluar ose rishfaqet 2-3 netë por zakonisht fëmija gjatë ditës është i qetë.Çdo episod mund të qetësohet spontanisht brenda disa orëve ose me oksigjen të lagësht.Megjithse etiologjia e krupit spasmodik është e panjohur,të dhënat e sotme sugjerojnë se refluksi gastro-ezofageal mund të jetë shkak i mundshëm.Po kështu është parë lidhje midis krupit spazmodik ose rekurent dhe hiperaktivitetit bronkial jo specifik,alergjisë,astmës etj.Krupi spazmodik dhe krupi viral prezantojnë dy fundet e spektrit të gjërë të shfaqjeve klinike të së njëjtës sëmundje.Ekzaminimi vë në dukje eritemë mesatare të mukozës me edemë të pranishme në subglotis.Edhe kordat vokale mund të përfshihen në spazma.Si trajtim kryesor përdoret oksigjeni i lagësht.Nëse dyshojmë për refluks g-e bëhet monitorimi 24 orë i pH dhe kur rezultati është pozitiv bëhet trajtimi antirefluks. Trajtimi Shumica e fëmijëve me krup viral kanë simptoma mesatare të cilat i kalojnë pa vajtur për vizitë tek mjeku.Sëmundja zakonisht është e vetëkufizuar me pik të gravitetit dita 3-5 e cila nuk kërkon trajtim specifik.Në trajtimin e krupit është e rëndësishme ambjenti i qetë dhe dhënia e likideve.Tajtimi i krupit viral qëdron në përdorimin e glukokortikoidëve,epinephrine racemike,heliox,avull.Mekanizmi ekzakt i veprimit të glukokortikoidëve në krupin viral është i panjohur,megjithatë ato ulin permeabilitetin endotelial dhe për pasojë edemën mukozale.Në format e lehta dhe mesatare përdoret prednisolon oral me dozë 2mg/kg/ditë,për afërsisht 3 ditë.Në dhomën e emergjencës dexamethasoni përdoret në doza 0,15-0,60mg/kg peshë,max 1mg/kg peshë në format mesatare deri të rënda.Përdorimi nga goja është efektivë ose me nebulizator.Është shoqëruar dhe dexametazoni me budesonidë me nebulizator por nuk ka patur ndonjë përparësi.Në format e rënda të sëmundjes përdoret epinephrinë racemike dhe pastaj glukokortikoid për të parandaluar edemën e pas 2-3 orëve.Glukokortikoidët kanë ulur gravitetin e simptomave dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital.Në përdorimin për një kohë të gjatë të glukokortikoideve duhet treguar kujdes veqanërisht nëse shoqërohet me antibiotikë, për të parandaluar rritjen e kandidas në subglotis dhe trake.Në mungesë të dhënave për mbivendosje të infeksionit bakterial,nuk është e nevojshme përdorimi i antibiotikëve,në të kundërt duhen përdorur.Efekti i epinefrinës shpjegohet me veprimin në rec alfa-adrenergjik,ku jep vazokonstriksion mukozal dhe për pasojë ul edemën në regjionin subglotik.Përdoret 0.5 ml i 2.25% epinephrinë racemike e holluar me 3 ml sol fiziologjik me nebulizator.Epinefrina racemike duhet të përdoret me kujdes në pacientët me takikardi dhe me anomali kardiake si tetrada Fallot,stenoza subaortike idiopatike.Përdorimi i l-epinefrinës është parë se është po aq efektive sa epinefrina racemike,pa shtim të efekteve anësore dhe më e lirë.Përdorimi i 5 ml i 1:1000 sol l-epinefrine prodhon të njëjtin efekt. Heliox:Përzierje e heliumit me oksigjen.Mund të jetë i dobishëm në format e rënda të krupit ose si shoqërues në të gjitha llojet e terapisë për krupin. 8 Oksigjen i lagësht sepse krahas oksigjenimit hollon sekrecionet dhe i bën ato më të lehta për ti nxjerrë.Parandalon tharjen dhe krustimin e sekrecioneve të cilat mund të bllokojnë komplet rrugët respiratore. Nëse terapia medikamentoze dështon, intubimi endotrakeal(naso ose orotrakeal) është i nevojshëm.Kjo duhet bërë ndërkohë që fëmija është me frymëmarrjen e tij spontane. Endoskopia është e nevojshme në format rekurente,të zgjatura dhe atipike të krupit.Duhet bërë 3-4 javë pas episodit akut ku mund të shihen ndryshimet e ndodhura në laring.
SUPRAGLOTITI(EPIGLOTITI)
Që në përshkrimin origjinal që Michel-i i bëri si angina epiglotidea anterior në 1878,epiglotiti akut ose supraglotiti mënyra më korrekte e të quajturit njihej si emergjencë jetëkërcënuese,me ecuri të shpejtë.Supraglotiti predominon tek fëmijët.Përpara përdorimit të vaksinës ndaj Hemofilus influenze kjo sëmundje ishte më e shpeshte me një incidencë në fëmijët 6:100000 në Kanada deri në 34:100000 në Zvicër.Sot kjo sëmundje është e rrallë,në këtë ndikon edhe vdekshmëria e lartë dhe mungesa e diagnostikimit para vdekjes.Supraglotiti shkaktohet nga Hemofilus influenze dhe është celulit bakterial i gjithë stukturave supraglotike,dhe mund të bllokojë komplet lumenin e traktit respirator.Faqja linguale e epiglotit është edematoze dhe me infiltrate inflamatore difuze,po ashtu dhe plikat ariepiglotike janë të afektuara.Histologjikisht ka infiltrate difuze me limfocite, polimorfonukleare të papjekur dhe edemë inflamatore.Sëmundja zakonisht prek fëmijët e moshës 2-6 vjeç,ndonjëherë mund të shfaqet në çdo moshë biles edhe tek të porsalindurit.Ka nje pik incidence në dimër dhe pranverë,megjithse mund të shfaqet në çdo stinë të vitit.Supraglotiti para erës së vaksinimit ndaj H influenze shfaqej më shpesh në fëmijërinë e vonë dhe adultët. Organizmi shkaktar në 90% të rasteve është Hemofilus influenze tip b,por të dhënat epidemiologjike tregojnë se edhe tipi jo b është i shpeshtë.Ky bakter mund të jetë pjesë e florës normale të nazofaringut ose e fituar me transmetim ajror në kontaktet intime.Tjetër shkaktar është Streptokoku beta-hemolitik i grupit A,Stafilokoku,Pneumokoku,Klebsiela,H parainfluenze,Pseudomonas aeruginoza,viruset dhe kandida albikans,kokaina,sëmundjen Kawasaki,apo epiglotiti termal i shkaktuar nga ushqimet ose pijet e nxehta.
Klinika
Sëmundja ka fillim të shpejtë për 2-6 orë.Tre shenjat kryesore janë temperaturë,dhimbje fyti,stridor inspirator.Fëmija ka pamje të intoksikuar dhe të 9 irrituar dhe paraqitet me shenjat klinike të obstruksionit të rrugëve të mëdha ajrore.Pra fëmija është me stridor inspirator,retraksion të murit torakal,respiracion sipërfaqësor,dhimbje të forta fyti dhe disfagi.Të folurit është i limituar nga dhimbja.Kolla dhe ngjirja e zërit zakonisht mungojnë,megjithatë zëri është i trashur.Stridori shfaqet vonë kur obstruksioni i rrugëve ajrore është pothuajse komplet.Aktiviteti është minimal prandaj preferojnë të rrinë ulur.Fëmija merr pozicion “tripod”.Laringospazmë të shprehur mund të ketë edhe nga aspirimi i sekrecioneve e cila tashmë jep obstruksion komplet të lumenit laringeal dhe kjo çon në arrest respirator.
Diagnoza
Është themelore njohja e kësaj emergjence për të parandaluar obstruksionin e plotë të rrugëve respiratore.Për të vendosur diagnozën e epiglotitit akut është e rëndësishme inspeksioni direkt i strukturave supraglotike,kjo duhet bërë në kushte të kontrolluara për monitorimin e pacientit dhe ndërhyrjet e nevojshme sipas rastit.Nevoja për ekzaminim radiologjik është kontraversial.Megjithëse nuk ka të dhëna se ro-grafia laterale vë diagnozën,një procedurë e tillë është e nevojshme.Në ro-grafine laterale shohim “thumb”sing që tregon epiglotin edematoz,plikat ariepiglotike të trashura dhe të bombuara dhe hipofaringsin e dilatuar.Nëse kemi të dhëna që dyshojmë për supraglotit dhe fëmija nuk ka detres respirator,ekzaminimi radiologjik mund të vendosë diagnozën dhe përjashton shkaqe të tjera të obstruksionit të rrugëve respiratore. Laringoskopia direkte tregon epiglotin shumë edematoz dhe të skuqur(si qershi),po kështu plikat ariepiglotike.Ndërsa kordat vokale të rreme,kordat vokale të vertëta si dhe subglotisi zakonisht janë normal ose minimalisht të përfshira.Ndryshimet mukozale përfshijnë që nga eritema deri tek ulçeracionet.Rrallë ne faqen linguale të epiglotit mund të gjendet abces.
Diagnoza diferenciale
– Krupin viral(Laringotrakeitin)
– Trakeitin bacterial
– Tonsillitin akut
– Abcesin retrofaringeal ose peritonsilar
– Difterinë
– Trupat e huaj
Epiglotitis acuta
Eshte nje infeksion akut bacterial I epiglotit dhe strukturave te tjera anatomike te aferta me te. Karakterizohet klinikisht nga shfaqja e menjehershme e nje dispneje te rende dhe progressive. Konsiderohet urgjence mjekesore qe kerkon edhe nje nderhyrje kirugjikale. Nqs nuk mjekohet ne kohe mund te coje deri ne fatalitet si pasoje e obstruksionit te rrugeve respiratore.
Prek femijet 2-5 vjec. Eshte nje infeksion me origjine bakteriale me frekuence te shpeshte te haemophilus influezae tipi B.
Epiglotiti paraqitet klinikisht me:
– Edeme, dominance te ngjyres se kuqe dhe me mbyllje te regjionit supraglotik.
– Fillim te shpejte te simptomatologjise klinike
– Temperature
– Disfagi
– Dhimbje fyti
– Salivacion te shtuar
– Shfaqet dispnea inspiratore me ndjenjen e mbytjes. Pacienti rri ndenjur ne krevat me trupin e perkulur perpara dhe ne gjendje axhitacioni
– Shfaqet hipoksia, hiperkapnia, acidoza dhe nqs nuk nderhyhet menjehere pacienti perfundon ne arrest kardiorespirator.
Diagnoza vendoset e bazuar ne shenjat klinike dhe radiografine laterale te laringut
Shtrimi ne spital deri ne qetesimin e gjendjes dhe sigurimine faktit qe situate urgjente per jeten kaloi eshte I domosdoshem.
Mjekimi perfshin perfuzione per rehidrim, antibiotikoterapi i/v per 7-10 dite (cefotaksime ose ceftriaksion.
KUJDES!!!
Ne dyshimin per epiglotitin akut nuk duhet tentuar intubimi.
Bibliografia e autorit:

Quhem Ilda Budlla. Jam diplomuar ne MSc Infermieri e Pergjithshme ne Universitetin e Tiranes dhe MSc ne Administrim Publik FEUT.E punesuar aktualisht ne Sherbimin Paresor te Kujdesit Shendetesor.Eksperiencat e mia te meparshme te punesimit perfshijne Infermiere ne Kliniken e Kirugjise se Pergjithshme dhe Infermiere salle ne Kabinetin e Hemodinamikes, klinika e Kardiologjise. Aktive ne aktivitete shoqerore dhe profesionale.
23 Maj 2025
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë

