”Po zemra rri gjithmonë në të njëjtin vend, apo lëviz herë pas here”?

FB_IMG_1717410808570

Një fëmijë më pyeti: ” Po zemra rri gjithmonë në të njëjtin vend, apo lëviz herë pas here? Shkon nga e djathta në të majtë?

Unë- ” Jo, zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend. Në të majtë.

Dhe ndërkohë mendoj. Një ditë do të rritesh dhe atëherë do të kuptosh se zemra jeton në mijëra vende të ndryshme, pa banuar askund në të vërtetë.
Zemra të ngjitet në fyt kur je i emocionuar, ose zbret në stomak kur ke frikë ose kur je i lënduar.

Ka raste që zemra i shpejton rrahjet dhe të duket sikur do të dalë nga kraharori. Ka raste që zemra zë vendin e trurit.

Kur të rritesh, do të mësosh ta marrësh zemrën dhe ta vësh në duart e të tjerëve. Shumicën e herëve do të ta kthejnë pak të deformuar, por ti mos u shqetëso. Është bukur gjithsesi ose ndoshta do të jetë akoma më e e bukur.

Megjithatë këtë do ta kuptosh pas shumë kohësh.

Do të vijë dita që do të mendosh se nuk ke më zemër. Do të besosh se e ke humbur prej kohësh dhe në ankth do të fillosh ta kërkosh në një kujtim, në një aromë, në shikimin e një kalimtari, në xhepat e vjetër të një palltoje të vjetëruar si mos më keq.

Mandej, do të vijë një ditë tjetër. Një ditë ndryshe. Një ditë më e veçantë. Një ditë e rëndësishme. Atë ditë do të kuptosh se të gjithë njerëzit e kanë një zemër.

Kardiolog në spitalin pediatrik ” Bambino Gesù”, Itali.

Shoqata e Infermierëve të Shqiperisë

03.06.2024

Leave a comment