
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe dhe kete vit, personeli mjekesore ende pa mare pagat.
Pamvarsisht se data shenon 10 Janar 2024 dhe ne baze te kontrates dhe ligjit paga duhet te kaloj brenda dates 5 te shumta kane qene ankesat e drejtuara nga personeli mjekesore ne drejtim te Shoqates se Infermiereve lidhur me moskalimin e pages.
Edhe pse pertej premtimeve ne media per shperblime e rritje pagash realiteti per to eshte krejt ndryshe.
Tashme te mesuar me mashtrimet mediatike te premtimeve elektorale dhe propagandes per vleresim,kushte pune,paga me te mira,kredi me interes zero etj etj e verteta eshte qe personeli shendetesore ende nuk ka mare pagen e muajit Dhjetor edhe pse data shenon 10 Janar 2024.
Ankesa nga personeli Infermieror kane qene dhe me te shumta te cilet thone qe nuk kane asnje dere te hapur per tu ankuar,per me teoer frikes dhe presionit qe ju ushtrohet nga institucionet ku punojne.
Ndersa shkojne ne banke pergjigjen shpesh e marin direkt tek roja qe eshte tek dera duke ju thene “akoma ska kalu paga mos u fusni kot ” e ndersa te tjere qe arrijne te futen thjesht marin nje pergjigje qe “ska kane thene akoma kur do ju kalojne,ndoshta te premten ose te henen “.
E si cdo vit pas festave te Dhjetorit muaji Janar eshte tortura e personelit mjekesore qe se dine sa dite ju duhen per te pritur pagen e tyre.
Edhe pse shume kerkesa e shkresa jane bere si ne ministri dhe institucione per zgjidhjen e ketij problemi qe eshte prej vitesh apo edhe njoftimin per te ditur nje date kur mund te paguhen serisht ka qene heshtje nga cdo institucion.
E mira eshte qe personeli mjafton te kenaqet e gezohet me lajmet dhe premtimet qe nje dite do behet me mire dhe shendetesia falas keto pasoja ka.
Gezuar 2024 e nisur me stres per personelin Shendetesore ne Shqiperi.
Neser mos u ankoni pse largohen nga Shqiperia
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise
MSc.Elson Jaçaj
President i Shoqates se Infermiereve te Shqiperise

