Prej disa ditesh studentet e Mjekesise protestojne kunder nje vendimi te nxjerr nga Qeveria e cila fillimisht deklaroj mbajtjen peng te diplomave prej 3 vitesh duke detyruar qendrimin dhe punesimin ne Shqiperi te cdo studenti te mjekesise e cila me pas u ndryshua ne 5 vite (pra 5 vite Universitet te punojne 5 vite ne Shqiperi).


E dhimbshme eshte kur sheh qe as Studentet e Shkencave Mjekësore Teknike (te cileve shume shpejt do tu ndodh e njejta gje) por me teper eshte situata ku asnje institucion nuk del ne krah te tyre.
Ndersa neper biseda degjon shume te thone mire ja u bejne po ketu kush do sherbej etj etj por kur i pyet ata thone jo ne i kemi cuar jashte femijet tane per shkolle e per pune,e nje pjese tjeter qe shpreh keqardhje per menyren si po i trajtojne.
Ne asnje vend (shtet) tjeter nuk shkelen te drejtat e njeriut si ne Shqiperi e sidomos te studenteve.
Po pse eshte nje vendim i gabuar nga Ministrite dhe Qeveria?
Sepse nuk ndodh ne asnje vend ku ti te detyrosh nje student te mbahet peng per ate per te cilen ka investuar.
Ishte vete Qeveria ku para disa vitesh trimpetoj largimin e mjekeve dhe infermiereve si nje dere e hapur per to per tu punesuar jashte vendi ku shume here ju ka bere reklame dhe kompanive te ndryshme dhe shteteve qe do ti mernin keto profesionist.
E ne kete kohe ka qene vetem Shoqata e Infermiereve te Shqiperise e cila ngriti zerin duke thene te behej dicka per ta ndaluar ose ulur ritmin e largimeve masive permes politikave te ndryshme sepse me keto ritme Shqiperia do te kishte nje situate kaotike dhe nje mungese te theksuar per mjek dhe infermier jo me shume se nje peridhe kohe prej 5 vitesh dhe pikerisht kjo po ndodh sot kur atehere te gjithe heshten.
Pra nuk eshte faji i studenteve apo profesionsiteve pse eshte kjo situate sot dhe pse Shendetesia ne Shqiperi ka deshtuar.Eshte pikerisht ajo cfare vete politika shkaktoj ne keto vite dhe kete do tja u hedhe studenteve.
Ne asnje vend nuk ndodh qe studentet te mos kene laboratore per te mesuar,apo te detyrohen te blejne libra e literature nga pedagoget.Nuk ndodh qe te mos kene mundesi praktikash profesionale etj.
https://tvklan.al/6-500-infermiere-te-larguar-nga-vendi-ne-2-vite/
Ajo cfare ndodh sot me studentet nuk eshte asgje tjeter vec se nje goditje tjeter demtuese ndaj sistemit Shendetesore e cila do ndihet serisht neper spitale e per me teper do e ndjejne pacientet qe do marin sherbim.
Nuk ndodh ne asnje vend tjeter ku per degen e Mjekesise e Shkencave Mjekësore Teknike per shkak te plotesimit te kuotave dhe nevojave qe kane Universitetet dhe vendi te ulet mesatarja e pranimit deri ne 6 ose 5 duke treguar dukshem se cfare niveli sherbimi do kene pacientet pas disa vitesh.
Per mbarimin e Universitetit dhe marjen e diplomes eshte shkelje e hapur qe po ju behet studenteve.
Ministria dhe Qeveria nje gje te tille mund ta vendos kusht per pjesen e specializimeve ku cdo mjek specializant pranon qe pas specializimit te pranoj te punesohet aty ku vendi ka nevoje por jo ta detyroje qe student.
Kur dhe per punesim eshte thjesht nje premtim momental pasi nuk mund te sigurohet pune per kaq mjek qe do diplomohen kur akoma personeli qe punon nuk ka arritur te kete pagen qe duhet te mare nje mjek apo infermier,nuk mund tu sigurohet banese,transport etj mjekeve qe do ti detyrojne te punesohen larg banesave te tyre.
https://youtube.com/watch?v=CW6BIBwjD7Q&feature=share7
Pra shkurt eshte nje presion i kote i mbeshtetur nga Rekrot e dekan te vendosur politikisht ne ato poste ku nuk flasin te verteten qe duhet por thone cfare ju kerkon Ministria dhe Qeveria dhe ky eshte faktori kryesore qe po shkakton situaten qe jemi ne Shqiperi.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i ben thirrje cdo studenti te Mjekesise dhe Shkencave Mjekesore Teknike si dhe cdo studenti,qytetari,institucioni etj tu bashkohet protestave te studenteve sot qe neser te mos ankohen per cfare do perballet vendi.
MSc.Elson Jaçaj
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

