
“Demtimi i melçise nga alkooli”
Dr Marsi Spiro
Mjeke Interne
Gjermani
Shkaku me i shpeshte i nje demtimi kronik te melçise eshte konsumimi i rregullt i alkoholit. Llogaritet qe per femrat nje konsum ditor 20g alkohol ne dite dhe per meshkujt 30 g ne dite, eshte i mjaftueshem per nje demtim te melçise. Megjithate ka nje raport linear te drejte midis sasise dhe kohezgjatjes se konsumit te alkoholit dhe demtimeve qe ndodhin ne melçi. Gjithashtu ka dhe faktore te tjere predispozues qe ndikojne ne zhvillimin ose jo te formave te renda te demtimit te melcise nga konsumimi alkoholit, dhe ketu permendim: gjenetiken, semundje shoqeruese si hepatitet, menyra e te ushqyerit etj.
●Si llogaritet sa gram alkohol konsumoj?
Psh.: 1 gote vere 125 ml (125 ml, 12 Vol.-%): 125 ml x (12/100) x 0,8 = 12 g Alkohol.
Konsumimi alkoolit sjell:
● demtime te rikthyeshme ne melçi si steatoza hepatike. Ne gjuhen e popullit njihet si dhjamosje e melcise. Ne kete rast nese personi heq dore fare nga konsumimi alkoholit dhe i permbahet nje diete te balancuar ushqimore, melçia mund te rigjenerohet brenda 4-6 javeve.
●demtime te parikthyeshme ne melçi si fibroze e melçise, hepatit steatik alkolik deri ne cirroze hepatike. Nese melçia eshte ne stadin e fibrozes, lenia e alkoholit ka ndikim pozitiv sepse nuk ndodh demtimi i metejshem i melcise deri ne cirroze hepatike qe eshte stadi i fundit i demtimit te melçise.
□ Diagnoza ne rastin e nje steatoze hepatike (dhjamosje melçie)
-Fillimisht eshte anamneze, pra nese pacienti referon qe konsumon rregullisht alkohol.
Nga ana laboratorike kemi rritje te enzimave hepatike. Simptoma keta paciente kryesisht nuk kane, ne disa raste mund te ankojne per dhimbje/ndjesi fryrje ose shtypje ne pjesen e siperme te barkut djathtas, aty ku edhe ndodhet melcia.
Diagnoza e sakte mund te konfirmohet me sonografi te barkut.
Kjo eshte forme e rikthyeshme e demtimit te melçise dhe nese personi heq dore nga konsumimi alkoholit, pas 8-12 jave behet nje rivleresim sonografik, pra eko e barkut per te pare nese melçia eshte permiresuar gjithashtu dhe nje analize gjaku per te pare nese enzimat hepatike jane permiresuar.
□Ne rastin e formave me te renda te demtimit te melçise mund te shfaqen: ngjyrosje e sklerave dhe mukozave ne ngjyre te verdhe (ikterus), dhimbje barku ne pjesen e siperme ku lokalizohet melçia, demtim i mpikjses se gjakut (koagulopati), grumbullim i lengjeve ne bark dhe si pasoje rritje e perimetrit te barkut (ascit), alterim i ndergjegjies (encefalopati hepatike) etj.
Ne keto forma demtimet ne melçi jane te parikthyeshme.

