Bluzat e bardha te pavleresuar,mes dhunes ne Shqiperi dhe largimit masiv – MSc.Elson Jaçaj

-640-0-5f69ab32d5554

Largimet masive te bluzave te bardha jane kthyer ne nje shqetesim te madh per kedo,vec politikes.

Kudo degjoj se nje mjek po infermier nuk e zgjedh me profesionin per humanizem apo per te investuar ne vendin e tyre por si nje kart qe pas perfundimit kane nje dere te hapur jashte.

Edhe pse mes shume saktificash deri ne diplomim ata thone qe ofertat per pune jashte tashme i marin qe ne Universitet,duke deklaruar qe shume kompani punesimi dhe qendra kursesh kane bere bashkepunim me drejtues Universitetesh apo disa Universitete kane bere bashkepunim direkt me spitale apo azile jashte.

Ne Shqiperi jo vetem mbeten akoma te keqpaguar (dhe me pagat me te ulta ne rajon) por fenomeni i punesimit permes portalit mbetet fenomeni me zhgenjyes per to.

Shume prej tyre duke njohur aftesite e tyre rezultojne ende te papune,ne listpritje por nderkohe shohin qe shume koleg te tyre dhe pse jo ne nje nivel ta larte profesional rezultojne qe fitojne dhe punesohen.

E jo vetem kaq,ne Shqiperi edhe ne kohen e pandemise nuk mungoj dhuna ndaj bluzave te bardha mjek, infermier etj.Fenomen i kthyer ne nje gje normale ne Shqiperi ku shpesh edhe vete shteti dhe policia e kane kthyer ne nje sektor qe e perdorin per interesa personal per te hequr vemendjen nga realiteti ne Shqiperi.

Eshte vene re qe shpesh behet show me arrestime mjekesh,infermieret apo teknikesh skanerash si nje arritje e madhe shtetit ne goditjen e krimit ne vend,por kurre shteti nuk u tregua kaq i gatshem per sigurimin e jetes se tyre gjate ushtrimit te profesionit, per kushte me te mira pune,per paga me mira ,per vleresimin e punes dhe figures se mjekut dhe infermierit ne kete vend .

Te gjendur ne kete situate fjala e cdo studenti te mjekesise apo shkencave mjekesore teknike,si dhe e atyre te sapodiplomuar eshte qe njekohesisht me studimet jane dhe ne kurs gjuhe,nje plage qe dhimbjen do e ndjej me shume keto 2-3 vite

Nje situate e tille ka sjell uljen e nivelit te pergatitjes profesionale te brezave te rinje,dhe nje mundesi e re per Universitetet private ne hapjen e deges se  mjekesise dhe shkencave mjekesore teknike.

Ne kete mes te fituarit jane Universitetet private,kompanite e punesimit dhe qendrat e kurseve te gjuhes.

I humbur eshte Shqiperia dhe populli qe do kete nevoje per sherbim dhe do vuaj per nje sherbim te mire.

Ndersa mjeket dhe infermieret me heshtjen e tyre kane zgjedhur abuzimin,perbuzjen dhe largimin nga Shqiperia si nje zgjidhje ne te mire te tyre.

Edhe sa do vazhdoje kjo hemoragji ne Shqiperi duke u zbukuruar ne forma te ndryshme por qe ne bisedat e përditshme njerezit vuajne per nje sherbim te mire shendetesore edhe pse Shqiperia me nje popullsi te vogel rezulton me shume klinika private dhe spitale private (qe nuk dihet nese te gjitha plotesojne kriteret per te qene te tilla) dhe njerezit serisht ndodhen ne udhekryq per nje sherbim cilesore pasi shprehja qe thone eshte “kudo eshte bere biznes shendetesia dhe sduan tja dine per ne”.

Nje dhimbje qe e ndjejne familjaret tane dhe familjaret e atyre qe zgjedhin te largohen.

Mundohen per te miren e tyre duke harruar cfare lene pas.

Te ikesh nuk eshte zgjidhje,ashtu si nuk eshte zgjidhje dhe te heshtesh me realitetin qe eshte ne Shqiperi.

 

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

MSc.Elson Jaçaj

Leave a comment