
Është një tendencë mbarëbotërore këto vitet e fundit, që njerëzia të mbahet në presion informativ panik-ndjellës: Pandemia e Sars-Cov2/Covid -19, Luftë në Ukrainë dhe pasojat e saj mbi zinxhirin udhqyes të popullatës botërore, Hepatiti enigmatik kryesisht në fëmijët, dhe tani Lija e Majmunit, nesër….Who knows?!?!…Disa fjalë në lidhje me Lijën e Majmunit (Monkey pox), për të cilën flitet shpeh e zhurmohet jo pak nëpër organet e shtypit viziv e atij të shkruar këto kohët e fundit….Lija e majmunit është një sëmundje jo e rëndë virale, e cila u zbulua në 1958 dhe rasti i parë human u raportua më 1970 në Republikën Demokratike të Kongos, e më pas edhe në mjaft vënde të tjera të Afrikës Qëndrore e Perëndimore….Njeriu infektohet nga kontakti direkt me kafshët, por edhe nga kontakti me një person tjetër të infektuar….Periudha e fshehtë (e inkubacionit) e sëmundjes varion nga 7-14 ditë (por mundet të shkojë nga 5-21 ditë)….Sëmundja fillon me ethe, dhëmbje koke e muskujsh, lodhje mjaft të shprehur si dhe zmadhim të gjëndrave limfatike anash qafës, poshtë nofullës ose në rrëzë të kofshëve, në një një anë ose në të dy anët e trupit….2-3 ditë më pas zhvillohet rashi (njollat e kuqe) fillimisht në fytyrë e më pas ato përhapen në të gjithë trupin….Lezionet në lëkurë progresojnë në stadet e mëposhtëme para rënies së tyre: makula (njollë e kuqe), papula, fshikza (vezikula), pustula dhe krusta (koriçka)….Sëmundja zgjat 2-4 javë….Ecuria në përgjithsi është e favorshme dhe vdekshmëria mjaft e ulët në vëndet jo endemike, jo afrikane….Deri më sot që nga zbullimi i saj, nuk janë përshkruar Epidemi të shkaktuara nga “Monkey pox”….Lija e Majmunit për nga klinika si dhe lezionet e lëkurës DUHET diferencuar kryesisht me Lijën e Dhënve (VARICELËN), një sëmundje e përhapur jo pak kohët e fundit në vëndin tonë, dhe një sëmundje e njohur mirë nga mjekët si ato të Shërbimit Parësor po ashtu dhe ata/ato të Shërbimeve Spitalore….Individët e vaksinuar para vitit 1983 për Lijën e vërtetë (Variola vera/Smallpox, vatra e fundit e së cilës në Europë ishte në ish-Jugosllavi më 1972 dhe në Botë në Etiopi më 1982), fatmirësisht kanë imunitet edhe ndaj Monkey pox (Linë e Majmunit). Më pas një Vaksinë e tillë me rekomandim të OBSH-së (WHO), u hoq nga Skemat e vaksinimit…Individi i sëmurë është infektues 7 ditë para dhe 21 ditë pas shënjave klinike (lezioneve të lëkurës)…..Përkujdesi dhe trajtimi i të sëmurëve në të dy sëmundjet, Monkey pox dhe Varicela është pothuajse e njëjtë…..Për ilustrim të shpjegimit të mësipërm, në fotot e mëposhtëme gjashtë fotot e para lidhen me Lijën e majmunit (Monkey pox), ndërsa gjashtë fotot në vijim lidhen me Varicelën (Chicken pox)…..Janë foto personale nga të sëmurët tanë me Varicelë…
Dr.Tritan Kalo












