Rendesia e vaksines HPV - Dr.Blerta Brati

Meqe vaksina HPV, qenka futur dhe ne kalendarin shqiptar, disa te dhena te fundit!
👇👇👇
➡️Kanceri i qafës së mitrës: Një dozë e vaksinës HPV është e mjaftueshme për gratë nën 21 vjeç, thotë OBSH.
Përveç kësaj, ekspertët e OBSH-së vazhdojnë të rekomandojnë dy doza me një distancë prej gjashtë muajsh për gratë mbi 21 vjeç.

➡️Një grua vdes afërsisht çdo dy minuta” nga kanceri i qafës së mitrës në të gjithë botën,- tha kryetari i komitetit të ekspertëve të OBSH-së për politikën e vaksinave Dr. Alejandro Cravioto.

➡️Kjo sëmundje, pothuajse gjithmonë shkaktohet nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm sic eshte papilloma virus. Që nga vitet 2000 janë përdorur vaksina kundër këtij virusi. Dhe nëse deri më tani rekomandoheshin dy doza për gratë e të gjitha moshave, komisioni i ekspertëve të OBSH-së thotë se tani vetëm një dozë e vaksinës HPV mjafton për personat nën 21 vjeç.

➡️Vini re se ekspertët e OBSH-së vazhdojnë të rekomandojnë dy doza me një distancë prej gjashtë muajsh për gratë mbi 21 vjeç. E njëjta gjë për “njerëzit me imunitet të kompromentuar, kryesisht persona me HIV”, të cilëve mund t’u rekomandohet edhe administrimi i “të paktën dy apo edhe tre doza, në mënyrë që të imunizohen plotësisht”, nënvizoi kryetari i komitetit, doktor Alejandro Cravioto.

➡️SipasOBSH, ky rekomandim për një dozë të vetme ka potencialin të na çojë më shpejt drejt objektivit për të imunizuar 90% të vajzave të moshës 15 vjeç deri në vitin 2030.

 

Dr.Blerta Brati‌

Leave a comment