Infermierja ra në koma pas infektimit me COVID-19, zgjohet pas 28 ditësh: Mjekët i dhanë viagra!

Një infermiere e cila kaloi 28 ditë në koma, pas infektimit me Covid duke luftuar për jetën e saj është zgjuar pasi mjekët i dhanë asaj Viagra si pjesë e një trajtimi eksperimental. Nëna e dy fëmijëve, me astmatikë të dyfishtë, Monica Almeida, 37 vjeç, nga Gainsborough, Lincolnshire, u shtrua në spital më 9 nëntor pasi rezultoi pozitive për koronavirus më 31 tetor.

Ajo u transferua në kujdesin intensiv një javë më vonë përpara se mjekët ta vendosnin në koma të induktuar më 16 nëntor. Almeida thotë se ishte vetëm tre ditë larg nga fikja e ‘ventilatorit’ kur gjendja e saj filloi të përmirësohej dhe ajo u zgjua më 14 dhjetor.

Kur ajo u zgjua, mjekët në Spitalin e Qarkut Lincoln zbuluan se i kishin dhënë asaj një dozë të madhe viagra si pjesë e një trajtimi eksperimental për të cilin ajo ra dakord përpara se të shkonte në koma.

Burimi: DailyMail

Leave a comment