Menyra e larjes se duarve sipas CDC dhe OBSH - Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

Larja e duarve sipas CDC dhe OBSH

Secili individ mund të përmbajë mikroorganizma të pa dëmshëm për vetën, por potencialisht të dëmshëm për një person tjetër. Për më tepër, mikroorganizmat, nëse arrijnë të kapërcejnë barrierat mbrojtëse natyrale, mund të shkaktojnë infeksione duke penetruar në brendësi të organizmit.
Larja e duarve konsiston në një fërkim të fuqishëm të duarve nëpërmjet përdorimit të një sapuni ose të një agjenti tjetër pastrues. Është thelbësore fërkimi adeguat, për një periudhë kohe të mjaftueshme për të lejuar pastrimin e tërë sipërfaqes së duarve dhe hapësirës ndërmjet gishtave, si dhe një tharje efektive.
Për kujdesin e përditshëm, rekomandohet një larje e fuqishme e duarve nën një rrjedhje uji për të paktën 20 sekonda duke përdorur sapun të ngrirë, peceta të lagura me sapun ose sapun të lëngshëm.
Është e rekomandueshme, të mbahen thojtë e shkurtër pa manikyre, të hiqen bizhuteritë.
Procedura:
Hapeni rrubinetin dhe rregulloni fluksin e ujit duke qëndruar larg lavamanit.
Rregulloni temperaturën e ujit. (Uji i nxehtë heqë me mirë vajin mbrojtës të lëkurës sesa uji i ftohtë)
Lageni plotësisht duart duke i mbajtur nën rrjedhjen e ujit përpara se të aplikoni sapunin.
Të mbahen duart më poshtë se brryli, në mënyrë që uji të rrjedh nga krahët drejt duarve(Uji duhet të rrjedhë nga zona më pak e kontaminuar drejt asaj më shumë të kontaminuar).
Në qoftë se sapuni është i lëngshëm, të aplikohet 4 deri 5mL.Në qoftë se është i ngurtë, të fërkohet fort mes duarve.
Lani duart me përpikmeri.
Përdorni lëvizje të forta rrethore për të larë pëllëmbën kurrizin dhe kyçet e duarve. Gërshetoni gishtërinjtë për të pastruar hapësirat ndërmjet gishtërinjve duke fërkuar dhe pastruar duart përpara dhe prapa.
a. Pëllëmbën e djathtë sipër shpinës së majtë me gishtat e kryqëzuar dhe anasjelltas.fig 1
b. Pëllëmbë me pëllëmbë me gishta të kryqëzuar.fig 2

c. Brendësinë e gishtërinjve pëllëmbë me pëllëmbë me gishta të kryqëzuar.fig 3
d. Fërkim rrotullues të gishtit të madh majtas me anë të pëllëmbës se dorës së djathtë dhe anasjelltas.fig 4
Procedura të zgjasë për të paktën 20 sekonda.
Thani plotësisht duart dhe krahët me një peshqir prej letre(ose peshqire pambuku, por këta duhen ndërruar për çdo larje) pa fërkuar.
Të hidhet peshiqri në kontenitorin apastafat.
Të mbyllet rubineti.
Për të mbyllur përdoret një peshqire i ri.(Kjo parandalon kontaminimin mikrobike të rubineteve).

Leave a comment