
Lorisa Katra, një infermiere shqiptare, e cila është vetëm 25 vjeç dhe momentalisht është një prej infemiereve më të njohura në Toscana dhe Emilia Romagna. Prej një jave ka spikatur me përkushtimin e saj, duke u bërë shembull pozitiv për ekipet e tjera mjekësore, pasi ka shpëtuar dy jetë.
Në 1 tetor ajo ndërhyri në një tramvaj në Firence, ku i shpëtoi jetën një shtetaseje italiane 60-vjeçare, e cila kishte pësuar një arrest kardiak. Ndërsa rasti tjetër është shënuar shtatorin e vitit të kaluar, kur një e moshuar italiane që udhëtonte nga Londra në Pisa kishte pësuar takikardi dhe falë ndërhyrjes së infermieres shqiptare, ajo arriti të shpëtonte.

Infermieret Shqiptare kudo qe shkojne jane heronje.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

