Ushqimet qe shkaktojne refluksin - Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

Ushqime që shkaktojnë refluksin acid

Refluksi acid ndodh kur ka kthim të acidit nga stomaku në ezofag. Ushqimet që konsumojmë ndikojnë në sasinë e acidit që prodhon stomaku. Pra, konsumimi i ushqimeve të duhura është thelbësor për të kontrolluar këtë gjendje.

Faktorët e zakonshëm të rrezikut për Refluksi Acid Kronik (GERD) janë:

– Konsumimi i vakteve me sasi të mëdha të ushqimeve
– Të qenit mbipeshë ose obez
– Pije të caktuara, të tilla si alkooli, kafeja, çaji ose pijet e gazuara
– Pirja e duhanit
– Pirja e disa medikamenteve
– Ngrënia e disa ushqimeve

Për sa i takon ushqimeve që shkaktojnë refluksin acid mjekët rekomandojnë të shmangen ose të konsumohen në sasi të moderuar:

Ҫokollata:

1 – Përbërësit e zakonshëm në çokollatë, duke përfshirë stimuluesit kafeinë dhe teobrominë mund të nxisin refluks.
2 – Çokollata përmban shumë yndyrë.
3 – Çokollata përmban kakao, një nxitës i njohur për refluks.

Çokollata e zezë është shumë më pak nxitëse e refluksit acid.

Pijet e gazuara

Ja pse pijet e gazuara janë të këqija për refluksin acid:
1 – Flluskat e gazuara zgjerohen brenda stomakut, gjë që mund të stimulojë refluksin acid.
2 – Pothuajse të gjitha pijet me gaz kanë përbërës që nxisin refluks.

Alkooli

Alkooli mund të mos jetë shumë acid, por pothuajse çdo lloj e tij – birrë, pije alkoolike dhe verë – mund të shkaktojnë refluks acid.

Bulmet me yndyrë të lartë

Qumështit me shumë yndyrë dhe nënproduktet e tij: djathi, gjalpi, kosi madje edhe akullorja mes tyre, nxisin refluksin acid.

Kafeina

Sipas ekspertëve 1-2 filxhanë kafe në ditë janë të mira për shëndetin, por më shumë kafe mund të shkaktojë refluksin acid.

Ushqimet e skuqura

Yndyra e lartë që ato përmbajnë bën që pasi t’i konsumoni të provoni ndjesinë e djegies dhe dhembjes në kraharor, pra refluksin acid.

Mishi

Ashtu si ushqimet e skuqura dhe produktet e qumështit, përmbajtja e lartë e yndyrës në mish e bën atë një nxitës të refluksit acid. Mishi i viçit, qengjit dhe i derrit gjithashtu marrin më shumë kohë për t’u tretur duke rritur rrezikun për aciditet.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

+355682477367

[email protected]­

Leave a comment