Kushtuar Infermiereve - Leonard Brahimi

Leonard Brahimi / Infermier

 

KUSHTUAR INFERMIEREVE

Në korridorin e trishtë të spitalit, eci me krenari
Kujt do t’ia shpëtoj sot jetën, as vet nuk e di
Dikush më pret në dhomë, dikush shtrirë në sallë
Falë detyrës sime, dikush sot është gjallë.

Shpesh më pikon loti, shpesh kam shumë drojë
Sepse të gjithë pacientët nuk mund t’i shpëtoj,
Kafshoj buzët nga dhimbja, shpirti më bëhet hi
Kur dikush vdes para syve të mi.

Kur dikush ndjen dhembje – ah, ajo dhembje më vret
Mundohem të jem i fort, mundohem të jem i qetë
Unë jam infermier, i rri detyrës përballë
Me krenari e mbaj mantelin e bardhë.

Leave a comment