Përkujdesja dhe roli  cilesor i mamive në rastet e depresionit post-natal (post-partum) - Irisi Naska

Përkujdesja dhe roli  cilesor i mamive në rastet e depresionit post-natal (post-partum).

Kushdo mund të ketë dëgjuar të flitet për nëna të cilat përjetojnë një formë të çrregullimit të humorit pas lindjes por, çfarë është depresioni post-partum (PPD), i quajtur edhe depresioni postnatal, cilat janë simptomat, trajtimet medikale e jo vetëm, psikoza e këtij çrregullimi, përkujdesja nga stafi i mamive, si kryhet parandalimi etj. Depresioni post-partum (PPD), në Shqipëri nuk ka një incidencë statistikisht të lartë krahasuar me depresioni post-partum (PPD) në nivel rajonal e botëror.

Përkufizime të depresionit e depresionit post-partum (PPD) ose post-natal.

  • Depresioni është një kompleks, manifestim i simptomave sa psikologjike aq edhe fizike…

Depresioni Postpartum (PPD), është një formë e depresionit klinik,i cili ndikon në një grua pas lindjes së fëmijës së saj. Ky lloj depresioni ndikon  në nënat pasi ato kanë mbajtur fëmijën e tyre zakonisht muajt e parë. Shqetësimet e post-partumit kanë ndikim në shtatzanitë pasardhëse, lindjet e fëmijëve të tjerë dhe klinikisht nuk shfaq një diferencë nga depresioni i mëparshëm.

  • Depresioni Postpartum (PPD), i quajtur edhe depresioni postnatal, është një lloj i depresionit klinik që mund të ndikojë tek të dy gjinitë si tek meshkujt edhe tek femrat pas lindjes së fëmijës/vet të tyre.
  • Depresioni Postpartum (PPD), i quajtur edhe depresioni postnatal, ndodh shpesh tek nënat e reja me një gjëndje fizikisht dhe mentalisht rraskapitëse, pas shtatzanisë ato shfaqin simptoma të statusit depresiv.

Këto tre përkufizime, janë përmbledhja e një mori definicionesh psiko-klinike të viteve të fundit. Padyshim që arrijnë të njëjtin konkluzion dhe kumtim. Interesant është fakti që tek përkufizimi i dytë depresioni post-partum haset tek të dy prindërit, e jo vetëm tek nëna siç rëndom ndodh. Shikoni korrelacionin kumtimor mes përkufizimit të parë e atij të tretë “manifestim i simptomave sa psikologjike aq edhe fizike…” dhe  “depresioni postnatal, ndodh shpesh tek nënat e reja  me një gjëndje fizikisht dhe mentalisht rraskapitëse”.

Shumë nëna përjetojnë një formë të çrregullimeve të humorit menjëherë ose disa ditë pas lindjes. Kjo  nuk është një faktor matës i vlerave tuaja, statusit  social, racës apo fesë. Marrja e  trajtimeve medikale ose jo- medikale nuk është një shenjë e dobësisë, por një shenjë e fuqisë dhe trimërisë që ju inkurajon juve të mposhtni këtë gjëndje të përkohshme psiko-patologjike. Shëndeti mendor kudo në botë, në shumë shoqëri është ende i rrethuar shpesh nga keqinformimi, paragjykimi i panevojshëm, etiketimeve dhe stigmës. Sikurse një person diabetik ka një problem me mënyrën se si funksionon pankreasi i tij/saj, kështu ka edhe persona me çrregullime mendore kanë një problem me atë se si në të vërtetë funksionon truri i saj.

Fig 1.1 Depresioni maternal post-partum.          Fig1.2 Suporti i familjes si një hap thelbësor ne   përmirësimin e gjëndjes  së rënduar psiko-emocionale.

 

 

Hormonet, gjenetika dhe bio-kimia e  trurit të gjitha luajnë një rol të madh dhe faktorët e mjedisit,fenotipi dhe përvojat personale të ndikojë në shëndetin mendor të individit. Shumë gra përpiqen të gjejnë mënyra të frikshme për të kërkuar trajtim, ose te ato mbizotëron një ndjenjë e turpit për nevojë për ndihmë. Mos harroni se truri është një organ, ashtu si çdo pjesë tjetër të trupit tuaj.

Simptomat.

Shpeshhere gabojmë në gjykimin tonë për të përcaktuar nëse një nënë është apo jo në fillesat e para të depresionit post-partum apo nëse ajo aktualisht është e përfshirë ose jo. Simptomat rrallëherë shfaqen të gjitha, apo fillimisht shfaqen shumë pak aq sa e bën profesionistin të dyshojë në gjykimin e tij/saj, mirëpo një sy profesionisti i stërvitur arrin të bëjë diferencë. Përgjithësisht ato që i diferencojnë janë faktori kohë, simptomat si më poshtë tek Tabela1.1

Simptomat shfaqen në mënyrë graduale, nga më të lehtat e deri tek më të rëndat. Simptomat mund të përfshijnë ndjenja e ndjesi negative si:  trishtim, energji e ulët, ndryshime në të fjetur dhe në të ngrënë, ulje e libidos, episode ankthioze dhe nervozizëm. Duke qënë se depresioni post-partum konsiderohet si një rast emergjent, nënkuptohet se zhvillimi i simptomave është më i gjerë nëse hospitalizimi nuk vjen në kohën e duhur, momentin e duhur.

Simptomat e depresionit post-partum, të përgjithësuara përfshijnë:

  • Luhatje të humorit tepër të rënda. Tepër episode me të Vështirësia e madhe e lidhjes me foshnjën tuaj.Heqja dorë nga familja,të afërmit dhe miqtë. Humbja e oreksit ose të hahet më shumë se zakonisht.Pamundësia për të fjetur (pagjumësia/imnsonia), ose mundësia për të fjetur shumë.
  • Lodhje ose humbje e jashtëzakonshme e energjisë.Interes i reduktuar dhe ulje e kënaqësisë në aktivitete ditore sociale. Nervozizëm intensiv dhe ndjesi zemërimi.Frika në lidhje me mëmësisë pra,idea se ju nuk jeni një nënë e mire.Ndjenja e pavlefshmërisë, turpit, fajit etj.
  • Zvogëlohet aftësia për të menduar në mënyrë të qartë,  për tu koncentruar apo të marrin vendime. Ankthi i rëndë dhe sulme paniku të herëpashershme. Mendimet e këqija për veten apo foshnjën. Mendimet periodike për suicid ose autosuicid.
Postpartum Blues Baby Depresioni  post-partum Psikozat post-partum
Arrijnë që ta përjetojnë mesatarisht 50-58% të nënave, përgjatë dy javëve të para të post-partumit. Arrijnë që ta përjetojnë mesatarisht 13% e nënave përgjatë vitit të parë të post-partumit.  Arrijnë që ta përjetojnë mesatarisht 0.01% e nënave përgjatë tre muajve të parë të post-partumit.
Simptomat:

1.      Irritabilitet

2.      Ankth

3.      Luhatje të humorit

4.      Reaktivitet i rritur emocional

Simptomat:

1.      Ndjesia e tepruar   e fajit.

2.      Ankth

3.      Anhedoni

4.      Luhatje depresive

5.      Insomnia/ hypersomnia

6.      Mendime për suicid

7.        Lodhje

 

Simptomat:

1.      Trazim, agjitacion

2.      Halucinacione

3.      Deluzione

4.      Përzjere ose të vjella

5.      Sjellje jo e organizuar

6.      Dëmtime konjiktive

7.      Ulje e mprehtësisë së mendimit

 

Nuk cilësohet si një crregullim psikiatrik  vjen zakonisht në mënyrë spontane . Simptoma të moderuara  me  kurs të zgjatur . Në këtë rast zakonisht këshillohet hospitalizimi  pasi, konsiderohet si një rast emergjence psikiatrike.

Tab1.1 Në këtë tabele paraqitëse kemi shfaqjen e frekuencës, simptomave dalluese për post- partum blues, depresionin post-partum dhe psikozat post partum.

Këto edhe shumë simptoma të tjera nëse evidentohen nga të afërmit e gruas, rrethi shoqëror etj kanë rëndësi pasi ndihmojnë edhe stafin p.sh gjatë pyetjeve në marrjen e anamnezës, kur gruaja ka një gjëndje jo të mire psiko-emocionale  dhe tregon paaftësi për të dhënë një përgjigje, kërkohet asistenca e të afërmve të gruas. Ka rëndësi mbështetja, informimi, kujdesi që ka për detyrë primare Mamia, ndaj gruas, fëmijës, të afërmve, familjarëve të gruas etj.

Sqarim:

Mjeku psikiatër ka atributin për të vendosur diagnozën e saktë sipas rastit, gjithashtu mjeku përshkruan trajtimin farmakologjik.Mjeku ka rol parësor.

Mamitë, infermierët etj kanë njohuri për trajtimin farmakologjik, por nuk mund të përshkruajnë receta medikale. Kanë rendësi thelbësore në parandalimin, sensibilizimin, këshillim së bashku me specialistët e Shëndetit Publik gjithashtu këto grupe profesionesh rekomandojnë trajtimet jo-farmakologjike në rastet kur këto të fundit janë efikase. Kanë  një rol parësor.

Specialistët e Shëndetit Publik janë shtylla kurrizore e PARANDALIMIT të këtyre rasteve psiko-klinike, kanë rol parësor në  parandalim, këshillim, sensibilizim të popullatës.

Psikologu  ka atributin e zhvillimit të seancave këshilluese,me vetë individin apo me individin e të afërmit etj. Psikologu ka njohuri për trajtimin farmakologjik, por nuk mundet ti përshkruaj ato në receta medikale. Psikologu ka rol dytësor.

Punonjësi social, Asistenti social në dallim nga Psikologu këta të fundit nuk kanë njohuri për trajtimin farmakologjik, kanë rol dytësor dhe kryejnë seanca të ngjashme këshillimi e jo vetëm sikurse psikologu.

  1. Blues Baby, post-partum.

‘Baby Blues’ zakonisht zhduket vetë brenda disa ditësh për një deri në dy javë, nuk lind nevoja që në këtë rast të merren trajtime farmakologjike. Zakonisht në shumicën e rasteve, mënyra më e mirë mbetet këshillimi.                                                                                                                                                                      Këshilla që jep mamia, infermieri, psikologu, punonjësi social etj:

  • Merrni sa më shumë pushime. Prano ndihmë nga familja dhe miqtë.
  • Lidhu me nëna të reja të tjera. Menaxho kohë për t’u kujdesur për vetveten.
  • Shmangni alkoolin dhe drogat rekreative, të cilat mund ti bëjnë keq shëndetit tuaj, shëndetit të fëmijës tuaj, humorit tuaj etj.

 

  1. Depresioni post-partum

Depresioni post-partum është trajtuar shumë shpesh me anë të psikoterapisë (e quajtur ndryshe edhe  si terapi këshillimi për shëndetin mendor të nënës), medikamente ose të dyja së bashku.

  • Kjo mund të ndihmojë për të folur me shqetësimet tuaja me një psikiatër, psikolog ose të tjerë profesionistë të shëndetit mendor. Përmes terapisë, ju mund të gjeni mënyra më të mira për të përballuar ndjenjat tuaja, zgjidhjen e problemeve, përcaktimin e qëllimeve realiste dhe reagimin ndaj situatave në një mënyrë pozitive. Ndonjëherë terapia familjare ose terapi në marrëdhënie gjithashtu ndihmon.
  • Medikamentet farmakologjike kundër depresionit. Mjeku mund të rekomandojë një antidepresivant. Nëse  nëna ushqen fëmijën me gji kundërindikohet pasi, çdo medikament farmakologjik  do të hyjë në qumështin e gjirit. Megjithatë, disa medikamente farmakologjike kundër depresionit mund të përdoret gjatë ushqyerjes jo me gji, kjo ul me pak rrezikun e efekteve anësore për fëmijën tuaj, por nga ana tjetër bie vlera e gjidhënies për vetë vlerat pozitive që ai ka.  Duke bashkëvepruar me mjekun nëna mund të peshojë rreziqet e mundshme dhe përfitimet e antidepresivantëve të veçantë.

Me trajtimin e duhur, depresioni post-partum  zakonisht zhduket brenda gjashtë muajve. Në disa raste, depresioni post-partum  zgjat më shumë në kohë, duke u bërë depresion kronik.

  1. Psikozat post-partum.

Psikoza post-partum kërkon një trajtim të menjëhershëm, shpesh gruaja hospitalizohet në spital. Trajtimi mund të përfshijë:

  • Ilaçet. Një kombinim i barnave – të tilla si barna kundër depresionit, barna antipsikotike dhe stabilizantë të humorit – mund të përdoret për të kontrolluar shenjat dhe simptomat e nënës.
  • Terapi me elektrokonvulsive (ECT). Nëse depresioni juaj post-partum është i rëndë dhe nuk i përgjigjet ilaçeve, ECT mund të rekomandohet. Gjatë TKE, një sasi e vogël e rrymës elektrike është aplikuar për trurin tuaj për të prodhuar valët e trurit të ngjashme me ato që ndodhin gjatë një konfiskimi. Ndryshimet kimike të shkaktuara nga rryma elektrike mund të zvogëlojë simptomat e psikozës dhe depresionit, sidomos kur trajtime të tjera kanë dështuar.

Fig1.3 Gjendje e rënduar e nënës që përjeton psikozë   post-partum.

Trajtimi për psikozë post-partum mund të sfidojë aftësinë e nënës për të ushqyerit me ushqim. Nëse jeni duke përjetuar pas lindjes një psikozë, profesionistët e shëndetit juaj mund që t’ju ndihmojnë që nënat të punojnë mbi këto sfida.

Përkujdesja cilësore nga personeli Mami.

Mamitë janë pjesë e stafit të profesionistëve të shëndetit të gruas dhe fëmijës. Në shëndetësi roli i tyre është primar, sikurse edhe ofrimet e shërbimeve që ato kryejnë në qendrat publike apo private të kujdesit shëndetësor primar, sekondar, apo terciar. Një mami padyshim që ju ka qëndruar afër me këshillat, kujdesin, informacionin e duhur etj, por kjo nuk do të thotë se ajo është e kualifikuar për të dhënë një përkujdesje adekuate cilësore në lidhje me  rastet e vecanta psiko-klinike, kështu që është më e udhës që nëna të informohet edhe mbi specialitetin e mamisë pasi në kudo në botë ato kualifikohen për këtë kujdes, ndërsa në Shqipëri kjo mbetet në hapat e parë. Gjithsesi shpresoj që ky shkrim të jetë një shtysë për nisma trajnuese, kualifikuese në ndihmë të personelit mami  për parandalimin dhe përkujdesjen adekuate të rasteve psiko-klinike të sipërpërmendura. Ky shkrim mund të lexohet nga shumë skeptikë apo dashamirës të progresit  profesional e akademik të profesionit Mami, unë shpreh kontributin tim të plotë për kualifikimin e Mamive në bashkëpunim reciprok me profesionistët e tjerë.

Kujdesi specifik  i Mamive fillon që në momentin e konceptimit të shtatzanisë, është e nevojshme që gjatë bashkëbisedimit individual ose në cift të evidentohen rastet kur në pemën gjenealogjike amëtare ka individë  me crregullime të spektrit psiko-emocional, apo nëse gruaja ka në anamnezën e saj shtatzani të mëparshme dhe ka përjetuar  ndryshime të tilla psiko-emocionale, pyetet nëse ajo ka marrë apo aktualisht po merr medikamente farmakologjike të tipit Antidepresivantë etj. Pavarësisht se në kartela nuk mund të ketë rubrika të vecanta mbi këto aspekte që dalin qoftë edhe nga një bashkëbisedim i thjeshtë, këshillohet që  mamia duhet ti shënojë në një bllok të sajin personal duke bërë të mundur edhe evidentimin e rasteve. Mamija duhet që të jetë edhe një ndërmjetës i duhur mes gruas dhe shërbimit mjekësor, psiko-social të qëndrës bazuar kjo edhe në pëlqyeshmërinë e vetë gruas.

Kujdes!!! Në këto raste konfidencialiteti është primar pasi ndikon në mosbesimin dhe uljen e figurës tuaj si profesionist.

Për nënat dhe të afërmit e tyre.                                   

Nëse ju jeni në një gjëndje apo ndjesie në depresion pas lindjes së fëmijës suaj, ju mund të ndiheni të gatshme ose të zënë ngushtë për të pranuar atë, por në qoftë se keni ndonjë përvojë simptomat e pas lindjes të tillë si  Baby Blues apo depresioni pas lindjes, thirre mjekun tuaj dhe caktoni  një takim. Nëse keni simptoma që sugjerojnë se ju mund të keni pas lindjes psikozë, ata do ju ndihmojnë menjëherë.

  • Ndryshimet fizike.                                                                                          Pas lindjes së fëmijës, një rënie dramatikee nivelit të hormoneve si (estrogjenin dhe progesteronin) në trupin tuaj mund të kontribuojnë në depresionin pas lindjes. Hormonet e tjera të prodhuara nga gjëndra tiroide mund  që tu bejnë ju të ndjeshëm, ju ndiheni të lodhur, i ngadaltë dhe në depresion.
  • Cështjet emocionale.

Ju mund të jenë të shqetësuar në lidhje me aftësinë tuaj për t’u kujdesur për një të porsalindur. Ju mund të ndjeheni më pak tërheqës, luftoni me ndjenjën tuaj të identitetit ose të ndjehen që ju keni humbur kontrollin mbi jetën tuaj. Ndonjë nga këto çështje mund të kontribuojë në depresion.Depresioni mund të zhvillohet pas lindjes së çdo fëmijë, jo vetëm i pari.

Parandalimi

Për të parandaluar crregullime të spektrit psiko-emocioal, në mënyrë që të reduktohet trajtimi mjekësor ju mund të jepni këshillat e listuara më poshtë:

  • Bëni zgjedhje të shëndetshme të jetesës tuaj. Përfshijni aktivitetin fizik, të tilla si një shëtitje me fëmijën tuaj, në rutinën tuaj të përditshme. Hani ushqime të shëndetshme për të përfituar të gjitha benefitet e nutrientëve dhe shmangni alkoolpirjen së bashku me duhanpirjen.
  • Vendosni shpresa realiste. Mos presiononi veten për të bërë gjithçka. Mos mendoni cdo minutë për familjen e përsosur.
  • Bëni kohë për veten tuaj. Nëse ju ndjeheni sikur bota është duke u fokusuar rreth jush, atherë duhen  marrë disa kohë për veten tuaj.  Në ato moment vishuni, largohuni nga shtëpia juaj, dhe  vizitoni një mik ose planifikoni disa kohë vetëm me partnerin tuaj.
  • Shmangni izolimin. Bisedoni me partnerin tuaj, familjen dhe miqtë për mënyrën se si ju jeni ndjerë. Pyetni nënat e tjera në lidhje me përvojat e tyre. Thyerja e izolimit mund të ju ndihmojë të ndiheni i pavarur përsëri.Kërkoni ndihmë. Përpiquni për të hapur derën për njerëzit që janë pranë jush dhe ata që ju keni nevojë për ndihmë. Në qoftë se ju mund të flini, të marrni një sy gjumë, apo ndoshta ju mund të shikoni një film apo të takohen për kafe me miqtë tuaj.
  • Gjatë shtatzënisë, mjeku juaj mund të monitorojnë nga afër për shenjat dhe simptomat e depresionit. Ai ose ajo mund të ketë të përfunduar një pyetësor depresioni-shqyrtimit gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. Ndonjëherë depresioni i butë mund të menaxhohet me grupe mbështetëse, këshillim apo terapi të tjera. Në raste të tjera, ilacet kundër depresionit mund të rekomandohen edhe gjatë shtatzënisë.

Referenca

  1. http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/postpartum-depression/basics/definition/con-20029130
  2. http://www.rcpsych.ac.uk/healthadvice/problemsdisorders/postnataldepression.aspx
  3. https://www.midwiferytoday.com/articles/ppdepression.asp
  4. http://www.apa.org/pi/women/resources/reports/postpartum-dep.aspx
  5. https://www.rcm.org.uk/tags/postnatal-depression

Biografia

BSc, RM. Irisi NASKA

 [email protected]

Vijon studimet Master i Shkencave në Mami, UMT, FSHMT, Tiranë, Shqipëri. Antare e UISH, Shqipëri, Mami e rregjistruar.

Certifikuar si Asistente Sociale, Sipërmarrës dhe Menaxher i Biznesit të Vogël etj.

Aktiviste në shoqata rinore, sociale në Shqipëri e jashtë saj si: ICCTW, PRO YOUTH, MAYA, BRAINSTROM ORGANIZATION, PEACE REVOLUTION, ABC HEALTH FOUNDATION, BSKSH, IPPF, UNFPA etj.

Praktika profesionale dhe punë vullnetare pranë SUOGJ “ Koco GLIOZHENI” &  SUOGJ “Mbretëresha GERALDINE” Tiranë, Shqipëri. Punon si mami për konsultorin e gruas dhe planifikimin familjar.

Leave a comment