
Një infermier përqafon një pacient me sindromën Down, pozitiv me Codiv me qëllim që ta qetësojë.
Pacienti nuk po arrinte të merrte frymë mirë dhe infermieri Raimondo Nogueira Matos , 38 vjeç, përpiqet ta qetësojë djalin pozitiv me covid.
Falë përqafimit infermieri arriti ti vendoste maskën e oksigjenit në fytyrë djalit .
“I di rreziqet që mund të ndodhin. Por është një pacient i veçantë dhe kishte nevojë për shumë përkushtim” ështe shprehur infermieri.
Fotoja është publikuar në faqen e facebook të një spitali në Amazonë dhe është bërë nga një pacient tjetër.

